Lidhu me ne

Kritike

Rrumpalla e Edit. Pas 8 vjet mburrjeje me Rilindjen Urbane, shpallet prioritet shkrromjepsja e Shqipërisë

Respublica.al

Nga subjektet te qytetarët, Rama paralajmëron: Kush ndot do të

Patrimi i Shqipërisë u shpall sot nga Vlora si prioritet i mandatit të tretë. Vetë kryeministri Edi Rama e ka njoftuar këtë. Për ta thënë në dialektin e zonës, Shqipëria do shkrromjepset nga duararti Edi – edhe duar-larë tani që na u bë sebep CoVid-19 -dhe të vetët, që sot kishin krijuar dekorin dhe skenografinë e pastruesit në pyllin e Sodës.

Në formën e këshillave të xhaxhi Enverit që fliste për mbledhjen e thërrimeve dhe bërjen kokodash me djathë, edhe kryeministri i Shqipërisë, ka këshilluar sesi mbahet ambienti pastër:

Sikur secili atë shishen plastike që zbraz teksa shkon me makinë në anën tjetër të rrugës të mos e hedhë, apo secili që vjen në hijen e pishave t’i marrë me vete ato mbetje që prodhon, atëherë ne nuk do turpëroheshim të gjithë nga ky vend i mrekullueshëm që na i ka falur Zoti apo natyra, për ata që nuk besojnë në Zot, që na i kanë zili shumë por jemi ne arsyeja që lë një shije shumë të hidhur edhe tek ata që e vizitojnë…Ky plan është një plan që buron nga shumë mësime të këtyre viteve, situata kudo edhe këtu, ka qenë shumë më keq disa vite më parë, por është shumë keq si duhet të ishte dhe si duhet të jetë Shqipëria që pretendon bazuar në të gjithë ato që i ka dhënë natyra e Zoti të bëhet kampione e Ballkanit në turizëm

Kursimi është përgjegjësi e përbashkët, por edhe pastërtia ama. Sidomos tani që sorollopi i Edit dhe Belindës dhe Damianit kanë rregulluar punët…

Është e çuditshme sesi ndryshon regjistër ky njeri. Sesi i udhëzon të vetët, qorrat e partisë dhe pushtetit që t’i përshteten politikave ditore të dekretuara nga i njëjti njeri. I njëjti që e shpall Shqipërinë perlë të Mesdheut, që tall e përçmon ata që ngrenë shqetësime për pisllëkun e madh, kurse sot, kur muti është bërë mullar, del me bidon e thes në dorë si shërbyesi i parë.

Bëmë më lart një krahasim me Enver Hoxhën, të cilit duhet t’I kërkojmë ndjesë, sepse me thënë të drejtën e mbante fjalën sa herë e thoshte. Edhe për të shtrënguar rripin na e shtrëngoi si rrallë kush, por edhe kur fliste për armiq hurin e përdorte si usta. Sot problemi është se kemi një qeveri, disa qeveri që premtojnë Zvicrën dhe nuk mbajnë dot standardin e Kamzës. Si mundet që në vitin 2021 të shpallësh prioritet pastrimin, pasi ke shpallur se reformat e bëra në 8 vjet nuk janë bërë në 100 vjet!

Është e nevritshme edhe mënyra si promovohen këto nisma. Të shohësh nevojën e një njeriu për pak teatër prej shtetari kur rreshton njerëz në uniformë me mjetet e rastit: një herë një lopatë, njëherë ca makina për ndihma, si e si për të shitur rregullin si produkt që e konfirmon qeverisjen, kur vetë objektivi për pastrim flet për rrumpallën që vazhdon. Të flasësh 8 vjet rresht për Rilindje Urbane, për projekte infrastrukturore, të mburresh me reformën territoriale dhe befas një ditë të dalësh e të thuash se tani do pastrojmë, duhet të jesh i pafytyrë deri në nivele të panjohura. Por Shqipëri Hesapi!

s.zaimi

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske11 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar11 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore11 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix11 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix11 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar12 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix12 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix12 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix12 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook