Lidhu me ne

Temporal

Si funksionon Bitcoin, ku mund ta blini atë dhe pse njerëzit po bëhen të pasur?

Jo vetëm që Bitcoin është kriptomonedha e parë, por është gjithashtu më e njohura nga më shumë se 5000 kriptomonedha që ekzistojnë sot.

Çfarë është Bitcoin:

Bitcoin është një monedhë dixhitale e decentralizuar që mund ta blini, shisni dhe shkëmbeni drejtpërdrejt, pa një ndërmjetës. Krijuesi i Bitcoin, Satoshi Nakamoto, fillimisht përshkroi nevojën për “një sistem pagese elektronike të bazuar në prova kriptografike.”

Çdo transaksion Bitcoin që është bërë ndonjëherë ekziston në një libër publik të aksesueshëm për të gjithë, duke i bërë transaksionet të vështira për t’u rikthyer dhe të vështira për t’u falsifikuar. Monedha dixhitale konusmon shumë energji elektrike. Sot, çmimi i Bitcoin qëndron në rreth 60 mijë dollarë. Tashmë ajo është miratuar si monedha zyrtare e vendit në El Salvador, dhe ka bërë shumë njerëz jashtëzakonisht të pasur.

Si funksionon:

Bitcoin është ndërtuar mbi ‘rekorde dixhitale’ të shpërndara, të quajtur blockchain. Siç nënkupton edhe emri, blockchain është një trup i lidhur të dhënash, i përbërë nga njësi të quajtura blloqe që përmbajnë informacion për çdo transaksion, duke përfshirë datën dhe kohën, vlerën totale, blerësin dhe shitësin, dhe një kod unik identifikimi për çdo shkëmbim. Regjistrimet janë të lidhura së bashku në rend kronologjik, duke krijuar një zinxhir dixhital blloqesh.

Njerëzit mund të fitojnë para nga Bitcoin ose duke e ‘minuar’ atë dhe duke e shitur, ose duke blerë kripto-n dhe duke e shitur atë me një vlerë më të lartë më vonë. Vlera e Bitcoin është jashtëzakonsht e paqëndrueshme dhe mund të rritet dhe të bjerë në vlera shumë të paparashikueshme. Teksa shumë kanë fituar para në Bitcoin, shumë njerëz kanë humbur mijëra.

Si të blini Bitcoin:

Shumica e njerëzve blejnë Bitcoin përmes shkëmbimeve të kriptomonedhave . Shkëmbimet ju lejojnë të blini, shisni dhe mbani kriptovaluta, dhe krijimi i një llogarie është i ngjashëm me hapjen e një llogarie normale, pra do t’ju duhet të verifikoni identitetin tuaj dhe të siguroni një lloj burimi financimi, si një llogari bankare ose kartë debiti. Ju gjithashtu mund të blini Bitcoin në një ndërmjetës në internet si Robinhood. Pavarësisht se ku e blini Bitcoin-in tuaj, do t’ju duhet një portofol Bitcoin në të cilin ta ruani.

Si të përdorni Bitcoin:

Në SHBA, njerëzit në përgjithësi përdorin Bitcoin për të bërë blerje, por numri i shitësve që pranojnë kriptomonedhën është ende i kufizuar.

Kompanitë e mëdha që pranojnë Bitcoin janë Microsoft, PayPal dhe Whole Foods. Ju gjithashtu mund të zbuloni se disa “shitës” të vegjël ose websajte të caktuara pranojnë Bitcoin, por do t’ju duhet të bëni disa ‘gërmime’. Për ta përdorur Bitcoinin, duhet ta shkarkoni dhe instaloni një ‘portofol’ të kriptomonedhës dixhitale. Kjo është unike për ju dhe është vendi ku Bitcoini i juaj do të ruhet dhe vepron si një llogari bankare virtuale.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix21 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix21 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix21 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix21 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix21 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix21 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix21 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix21 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar21 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook