Lidhu me ne

Temporal

Gazetarja Anila Hoxha përplaset me nutricionisten Blerina Bombaj për çeshtjen e policit në Dajt

Gazetarja Anila Hoxha përplaset me nutricionisten Blerina Bombajn për

Nutriocinistja e njohur Blerina Bombaj i ka dalë në mbrojtje Policit për ngjarjen e Dajtit, që shtyu gazetaren Anila Hoxha dhe operatorin e A2CNN. Në një postim në Facebook ajo ka shkruar:

“A eshte i drejte largimi nga puna i policit qe u konfrontua me gazetaren? Nuk isha ne vendngjarje te flas me siguri per cka ndodhi, por syri im i lire me kapi gazetaren brenda perimetrit te policise ku ndalohet te kalosh. Kush guxon ne nje vend europjan te shkeli rregullat e policise? Do thoni ju kush guxon te preke nje gazetar jashte? Kush tjeter e pa tamam prekjen, a ishte me qellim per ta rrezuar apo per ta larguar nga vendi ku nuk duhej te ishte? Me gjithe respektin qe kam per nje gazetare – mbi te gjitha grua, mendoj se ne kete rast, thjeshtesia e ekzagjerimit nepermjet rrjeteve sociale i kushtoi padresjtesisht vendin e punes nje familjari, qe as nuk e kam idene se kush eshte, kushdo qofte ai!”- Blerina Bombaj.

Dhe përgjigja nga gazetarja Anila Hoxha nuk ka munguar. Ajo thotë se shiriti ishte 20 minuta larg vendngjarjes dhe se gazetarët nuk kishin shkelur asnjë rregull e as që kishin debatuar me policët.

Në Facebook ajo shkruan: Nje pergjigje ndaj Blerina Bombajt dhe kujtdo qe nuk di cfare eshte nje gazetar, cili eshte misioni i tij dhe cfare ben dhe nuk duhet te beje nje polic qe eshte i te gjitheve dhe per te gjithe.

Po Blerina Bombaj edhe une jam me efektivin e policise . Po e dashur ai duhet ta flake nje gazetar , ta qelloje, ta shtyje , ta pershtyje, te beje cte doje me te, REKOMANDOHET SIDOMOS te mbaje veshur edhe uniformen.

Keshtu si shtyu operatorin Endrit Aga dhe gazetaren , apo sic ate dite hipen ne nje furgon, kolegun Ermal Vija dhe i shqepen bluzen dhe e goditen me shuplaka . Si ky polic dhe pese te tjere ne pyll e dashur Blerina, duhet te veprojne policet me kedo. Jam dakord. Me keq duhet te vepronte ndaj meje dhe Endrit Ages ate dite. Por shuplakat dhe shtyrjet rekomandohen vetem per terren malor dhe si reagim rrethanor. Here tjeter Blerina, policet duhet te reagojne me bindshem. Jo para kamerave, por fshehtas, sic vepruan te shtunen me Ermal Vijen, po ashtu gazetar , nese munden jo me me shtyrje se nuk eshte efektive. Por ata mund tna qellojne me kepuce, shkop gome, madje jo vetem gazetaret, keta trazues e hundefutes ngado, por edhe me nje qytetar, edhe me ty, edhe me mua kur sjam gazetare, edhe me cdokend tjeter.

Rekomandohet qe mbi te gjitha qe mbas kesaj, gazetari te denigrohet sepse kur gazetari shtyhet ne gremine dhe e shpeton ZOTI, ai duhet te cohet dhe nuk duhet ta pyese sic bera une ” cfare je ti polic je ti ?” , as nuk duhet ta shaje dicka spontane qe kushdo ne cdo rrethane do ta bente, por duhet te thote ” faleminderit, faleminderit , faleminderit qe me shtyve, faleminderit qe e bere detyren me kaq pasion”. Polici duhet te beje cte doje ai.

Po Blerina , meqenese ti nuk lexon, meqenese ti nuk shikon faktet, e dashur Blerina. Po te informoj une , shiriti ishte 20 minuta larg vendngjarjes. Vendngjarja e dashur Blerina , ishte saktesisht shume larg atij shiritit qe ti sduhet ta kesh pare dhe qe nese ecje me shpejtesi neper pyll e rrepira gjendet shume shume larg , prej asaj qe ti e ke pare me sekuence dhe ku shtyhen gazetaret.

E dashur Blerina, aq me teper nuk pati konflikt, as po kundershtonim policet dhe as po debatonim me ta.

Edhe une jam me ty dhe madje madje them qe here tjeter cdo gazetar, perpara se te raportoje, te informoje, te guxoje , te hulumtoje, dhe permbi te gjitha te beje detyren ne sherbim te publikut, te hidhet perdite ne rrepire.

Po Blerina, jam me ty dhe jam shume dakord, me mire te kisha thyer qafen aty , bashke me operatorin e A2 CNN.

Dhe qe ti te jesh akoma me e qete, per keta gazetare qe ishin jashte shiritit, por duhet te ishin akoma me ne brendesi qe te te tregonin ty dhe publikut se policia sdinte te administronte vendngjarjen, se policia gjeti hashash maleve dhe nuk tregoi dhe shume te verteta Blerina qe duhet ti shikosh dhe qe prekin direkt jeten e secilit.

Jo Blerina , nuk ja kam hequr une buken policit, qe te qetesohesh , une as qe e kam kallzuar , madje madje kam telefonuar drejtuesin e Policise me porosine ” mos e hiq ate polic nga puna “.

E di pse, sepse jam edhe une me ty, po gazetaret duhen vrare. Sduhet te egzistojne. Une e para duhem vrare.

Po pse me shtyrje e dashur Blerina. Me mire me gure, kam pare e lexuar se ndodh ne mesjete kjo gje. Nderkohe shendet te uroj!

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook