Lidhu me ne

Radar

Merkel tregon sfidat e saj më të mëdha në krye të Gjermanisë. Zbuloni çfarë do të bëjë kancelarja pasi të largohet

Nga DW

Në një intervistë për DW kancelarja në largim Angela Merkel bën një bilanc të mandatit të saj dhe pranon se ende nuk e di se çfarë do të bëjë në të ardhmen.

E qetë dhe padyshim në paqe me veten: kështu dukej kancelarja Angela Merkel (CDU) në një intervistë që zhvilloi me të drejtori i lajmeve të Deutsche Welle, Max Hofmann, në Kancelarinë në Berlin. Merkelit nuk iu desh të mendohej gjatë për përgjigjen ndaj pyetjes se cilat kishin qenë sfidat më të vështira për të si kancelare: ardhja e refugjatëve në Gjermani në vitin 2015 dhe lufta kundër pandemisë së koronës. “Këto dy ngjarje ishin për mua personalisht sfidë, ndëkohë që numrin e madh të refugjatëve që vijnë, unë nuk do të doja ta quaja krizë, sepse njerëzit janë njerëz.”

Presioni për të ikur, veçanërisht nga Siria dhe vendet përreth, ishte shumë i fortë në atë kohë, tha kancelarja. Kurse për pandeminë e koronës Merkel tha: “Aty pamë se sa shumë njerëz u prekën drejtpërdrejt pra kemi të bëjmë me fate njerëzore”.

“Kundër ndryshimeve klimatike nuk është arritur mjaftueshëm”

Si një lloj krize në kohën e saj si kancelare Merkel quajti gjithashtu faktin që gjithnjë e më shumë njerëz në botë e vënë në dyshim multilateralizmin: “Për mua ishte gjithmonë e rëndësishme dhe gjithmonë jam përpjekur të forcoj organizatat ndërkombëtare, FMN-në, Bankën Botërore, Organizatën Botërore të Tregtisë dhe të tjerat. Lidhur me çështjen gjithnjë e më të ngutshme të luftës kundër ndryshimeve klimatike, kancelarja pranoi se nuk është arritur mjaftueshëm.

Merkel e cila para se të bëhej Kancelare ishte ministre e Mjedisit dhe ka kryesuar samitin e parë të OKB-së për klimën në Berlin në 2005, tha: “Ne jemi bërë më të shpejtë. Por kurrë nuk ka qenë si tani, që distanca ndaj vlerësimeve shkencore është rritur përsëri. Kjo duhet të ndryshojë tani gjatë kësaj dekade. Ne duhet të bazohemi përsëri dhe të ndjekim rekomandimet e studimeve shkencore lidhur me ngrohjen globale prej 1.5 gradësh.”

Merkel: Aktivistët e rinj të klimës duhet të bëjnë presion!”

Kancelarja nuk pranon se personalisht ka dështuar në politikën klimatike dhe tha se për çdo masë për mbrojtjen e klimës duhet të arrihen marrëveshje me shumicë, sepse ekziston shumë frikë nga pasojat sociale të shkurtimeve të forta, për shembull në konsumin privat.

Merkel mori pjesë kohët e fundit në konferencën e OKB-së për klimën që po zhvillohet në Glasgou dhe tha se: “Glasgou tashmë ka sjellë disa rezultate, por nga këndvështrimi i të rinjve, me të drejtë ende po ecën shumë ngadalë”. Me një qartësi të habitshme ajo shtoi: “Të rinjve dua t’u them se duhet të bëjnë presion.” Merkel tha fjalë për fjalë që është e tmerrshme që shkencëtarët po paralajmërojnë gjithnjë e më urgjentisht për përmbytjet dhe dëmtimet e thatësirës në mbarë botën

Merkel dhe pasardhësi i saj: një sinjal i mirë ndaj një bote të trazuar

Në takimin e G20 një javë më parë në Itali, Merkel u shfaq disa herë në takime dhe në publik demonstrativisht me pasardhësin e saj të mundshëm, Olaf Scholz, i cili është ministër i Financave në qeverinë gjermane ende në detyrë. Në Berlin Scholz po negocion aktualisht me të Gjelbërit dhe FDP për një qeveri të re nën udhëheqjen e tij.

Merkel tha se gjatë ditëve në samitin e G20 në Itali për të ishte e rëndësishme t’u dërgonte njerëzve një mesazh: “Nëse shihni se kreu aktual i qeverisë dhe kreu i ardhshëm i qeverisë kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, ky është një sinjal qetësues në një botë mjaft të trazuar.”

Merkel: Edhe me mospraninë time do të mësoheni

Pyetjes se çfarë do të bëjë tani që së shpejti do të largohet prej pushtetit, Merkeli ju përgjigj: “Nuk e di se çfarë do të bëj më pas. E kam thënë që fillimisht do të pushoj dhe do të shikoj se çfarë më vjen në mendje. Do të lexoj dhe do të fle shumë tha Merkel, e cila ka theksuar tashmë disa herë se beson që nuk ka probleme që të largohet nga pushteti, gjë që e përsëriti tani edhe në intervistën për DW: “Jam e lumtur nga njëra anë, por ndoshta do të ndjej edhe pak trishtim”. Fjalisë përmbyllëse të gazetarit të DW se “pas 16 vjetësh Merkel as që mund të imagjinohet që ajo nuk do të jetë më në Kancelari”, kryetarja e qeverisë iu përgjigj në mënyrën e saj të kthjellët: “Edhe me këtë do të mësoheni”.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook