Lidhu me ne

Radar

Putin po e përdor gazin rus si armë, ku janë sanksionet e Biden dhe Merkel?

cna lajme blog

Nga Paul Roderick Gregory “The Hill”

Në korrikun e këtij viti, presidenti amerikan Xho Bajden dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, ranë dakord që të rivendosin sanksionet në rast se Vladimir Putin do të përdorte gazin rus si “armë gjeopolitike”.

Ajo marrëveshje përbënte një lëshim në këmbim të heqjes dorë prej Bajden ndaj sanksioneve mbi gazsjellësin“Nord Stream 2”, qëlejoi edhe përfundimin e këtij të fundit. Merkel kishte garantuar tashmë furnizimet e vazhdueshme të gazit nëpërmjet Ukrainës, një premtim ky i dyshimtë nga një politikane që është në largim e sipër nga detyra.

Pavarësisht garancive Bajden-Merkel, Putini është përfshirë në shantazhe të hapura me synim shndërrimin e Evropës në një peng të monopolit rus të gazit “Gazprom”. Shantazhi i presidentit rus, synon që të imponojë certifikimin e shpejtë të gazsjellësit “Nord Stream 2”, duke ofruar më pak gaz në Evropë.

Qëllimi përfundimtar i Putin:Shkatërrimi i tregut konkurrues dhe transparent të energjisë të Bashkimit Evropian. Edhe pse Putini po përdor gazin si një armë gjeopolitike, sanksionet e premtuara nga Bajden dhe Merkel nuk po duken gjëkundi, një shembull tjetër ky i mungesës së pafuqisë së politikës së jashtme të presidentit amerikan, si dhe i mbështetjes së palëkundur të Merkelit në të bërit “si zakonisht biznes” me Rusinë.

Një tjetër vijë kjo e bërë në rërë, që është zhdukur me pak ose aspak paralajmërim. Sipas Direktivës së Komisionit Evropian për Gazin (e cila është zgjeruar enkas për gazin rus), kompanive furnizuese me gaz, u kërkohet që ta shkëpusin prodhimin nga dorëzimi, të lejojnë qasjen e palëve të treta tek gazsjellësi, dhe të bëjnë transparencë me çmimet.

Nëse “Gazprom”do t’i respektonte vërtet këto rregulla, ai ose duhej të nxirrte në ankand kapacitetin e tij të transportit, ose t’ia dorëzonte atë dikujt tjetër. Po ashtu, kjo kompani duhet që gjysmën e kapacitetit të “Nord Stream 2” t’ua lërë prodhuesve rivalë,si dhe të bëjë publike tarifat e saj në mënyrë transparente.

Por këto rregulla të Direktivës së Gazit janë të papranueshme për Gazprom. Pasi kjo e fundit nuk është një ndërmarrje tregtare. Përkundrazi, ajo është një “Ministri e Gazit”, përgjegjëse për politikën e brendshme dhe të jashtme energjetike të Kremlinit. Detyra e saj është të arrijë dominimin e tregut energjitik evropian, përmes kontrollit të trafikut të gazit nga lindja dhe jugu i Evropës.

Me përfundimin e ndërtimit të “Nord Stream 2”, Rusia hodhi një hap gjigant drejt arritjes së qëllimit të saj për ta dominuar tregun e gazit në Evropë. “Nord Stream 2” zëvendëson tërësisht rrjetet tradicionale të shpërndarjes përmes Ukrainës, Bjellorusisë dhe Polonisë.

E kombinuar me “Nord Stream 1” dhe “South Stream” që ekzistojnë tashmë, Rusia është e gatshme të zërë gati gjysmën e kërkesës për gaz të Evropës. Por loja nuk mbaron këtu. Kjo pasi “Nord Stream 2” i mungon certifikimi nga entet rregullatore gjermane.

Në raundet paraprake, rregullatorët dhe gjykatat gjermane ia mohuan “Nord Stream 2” përjashtimin e kërkuar nga Direktiva e Gazit e BE-së. Për më tepër, entet rregullatore dhe gjykatat gjermane duhet të tregojnë se vendimet e tyre janë në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian.

Kremlini e di se Bashkimi Evropian e ka kundërshtuar ndërtimin e“Nord Stream 2”, ndaj ky duhet të jetë një shqetësim për Vladimir Putin. Çëshja është se nëse Direktiva e Gazit vlen edhe për “Nord Stream 2”, atëherë Gazprom-it do t’i kërkohet të sillet pjesërisht si një ndërmarrje konkurruese, pavarësisht nga përmasat e konsiderueshme që zë në treg

Nëse do të gjendej përpara një vendimi të pafavorshëm, Kremlini do të dyfishonte përpjekjet e tij për të shmangur entet rregullatore, dhe do të krijonte një kompani të rreme për të përmbushur kërkesat e shkëputjes, dhe do të futej në një marrëveshje sekrete për t’i larguar vendet e vogla ndaj çdo konsensusi evropian.

Por këto kundërmasa do të kërkonin shumë kohë,ndërkohë që Rusia është në ankth për të çimentuar dominimin e saj në Evropë. Pra “Gazprom” ka dëshpërimisht nevojë për një përjashtim nga Direktiva e Gazit, dhe në këto kushte është gati të përfshihet në shantazhe të hapura energjetike për të pasur një vendim të favorshëm nga rregullatorët evropianë.

Tani që ka përfunduar ndërtimi i “Nord Stream 2”, kompania ruse “Gazprom” ka reduktuar enkas prodhimin dhe shpërndarjen e tij,me qëllim pesëfishimin e çmimit të gazit. Po ashtu, ajo ka kufizuar eksportin e gazit rus përmes Ukrainës. Edhe Moldavia e vogël ka rënë pre e ngacmimeve nga Moska për të mos respektuar rregullat e Direktivës së Gazit.

Putin dhe “Gazprom” kanë deklaruar se Rusia do ta furnizojë me më shumë gaz Evropën në rast se certifikohet “Nord Stream 2”. (Në rrethana normale, ky proces nuk do të përfundonte deri në pranverën apo verën e vitit të ardhshëm). Putin i mohon akuzat se po zhvillohet një luftë ku gazi rus po përdoret si një armë.

Ai këmbëngul se Rusia po respekton me besnikëri kontratat e saj afatgjata. Evropa gaboi kur u mbështet tek tregje të tilla,dhe për shkak të ofertës së kufizuar të Rusisë, çmimet po rriten, teksa Evropa po hyn në muajt e saj më të ftohtë.

Pra është më se e qartë se Rusia i ka shpallur luftë institucioneve të tregut të energjisë të BE-së. Mesazhi i Moskës:Në rast se dëshironi apartamente të ngrohta dhe energji elektrike me çmime të arsyeshme këtë dimër, përjashtojeni “Nord Stream 2” nga rregulloret tuaja.

Nuk është çudi që Rusia po zhvillon një luftë kundër BE-së dhe institucioneve të saj. Pjesa tjetër e Evropës, dhe sidomos Evropa Lindore paralajmëroi se “Nord Stream 2” do të ishte një mënyrë përmes së cilës Rusiae ka eliminuar transportin e gazit përmes Ukrainës.

“Nord Stream 2” u ndërtua për ta shmangur Ukrainën nga biznesi i transportit të energjisë, dhe për t’i dhënë “Gazprom” forcën për të diktuar politikën energjetike të Evropës.

Gjermania nuk ka ende njëqeveri e re. Por është e qartë se socialdemokratët do të jenë partneri kryesor në çdo koalicion. Përgjatë viteve të kaluara me Ostpoltik-ën e saj, SPD ka qenë e palëkundur në mbështetje të të bërit “si zakonisht biznes” me Rusinë.

Shumëkush mund të mendojë se qeveria e re gjermane do ta gjejë një mënyrë për t’u marrë vesh me Putinin për hir të furnizimit të sigurt me energji. Në fakt, promotori kryesor i unitetit evropian, po u thotë partnerëve të tij se kur bëhet fjalë për energjinë secili sheh interesin e tij. 

Shënim:Paul Roderick Gregory, profesor i ekonomisë në Universitetin e Hjustonit, dhe studiues në Institutin Gjerman për Kërkime Ekonomike.

https://thehill.com/opinion/international/579442-where-are-biden-and-merkels-sanctions-against-putins-gas-weapon

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix3 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi16 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi16 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix16 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix16 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske17 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook