Lidhu me ne

Temporal

“Merkeli burrë” – Njihuni me kancelarin e ri gjerman Olaf Scholz dhe sfidat që e presin


Parlamenti gjerman zgjodhi të mërkurën Olaf Scholz si kancelarin e ri të vendit, duke shënuar fundin e 16 viteve të Angela Merkelit si udhëheqëse.

Partia Social Demokrate e qendrës së majtë të Scholz-it, e cila fitoi më shumë vota në zgjedhjet federale të shtatorit, do të udhëheqë një koalicionin qeveritar së bashku me të Gjelbrit dhe Partinë Libertare Demokratike të Lirë.

Ditët e fundit, këto parti miratuan një marrëveshje koalicioni që përcakton objektivat e qeverisë, të tilla si rritja e pagës minimale në 12 euro/orë (13,50 dollarë), heqja graduale e termocentraleve me qymyr deri në vitin 2030 dhe një zotim që vendi të jetë neutral ndaj karbonit deri në vitin 2045.

Kush është Olaf Scholz?

Scholz është një politikan 63-vjeçar në karrierë nga Partia Social Demokrate e qendrës së majtë. Për dekada, ai ka mbajtur një gamë të gjerë postesh: deputet, kryebashkiak i qytetit port të Hamburgut, ministër i punës dhe ministër i financave në qeveritë e koalicionit nën Merkelin. Ai është krahasuar shpesh me Presidentin amerikan Joe Biden.

Kancelari i ri gjerman, ka lindur dhe është rritur në Hamburg dhe ka qenë kryetar bashkie i qytet-shtetit verior gjerman që nga viti 2011.

63-vjeçari u aktivizua në SPD në një moshë të re – duke iu bashkuar degës së rinisë së partisë (Jusos) në vitin 1975 kur ishte 17 vjeç. Scholz u ngjit në shkallët e SPD-së për të marrë poste të larta partiake si në Hamburg ashtu edhe në nivel federal.

Një ish-avokat i specializuar në ligjin e punësimit, Scholz fitoi popullaritet në SPD pasi udhëhoqi partinë drejt fitores në vitin 2011 në zgjedhjet shtetërore të Hamburgut dhe arriti të mbajë pushtetin në vitin 2015 pasi formoi një koalicion me partinë e Gjelbër.

Scholz ndihet rehat duke punuar me Merkelin – diçka që ishte e dukshme gjatë disa paraqitjeve të përbashkëta që të dy bënë kur Hamburgu priti samitin e G20 në korrik. Ai gjithashtu ka shërbyer më parë si ministër i punës për dy vjet nën drejtimin e Merkelit gjatë qeverisë së saj të parë të koalicionit të madh nga 2005 deri në 2009.

Një nga arsyet pse ai dhe partia e tij mbizotëruan në zgjedhjet federale është se tek Scholz, gjermanët shohin një vazhdimësi të stilit qeverisës të Merkelit: Ai është i qetë, i qëndrueshëm në një krizë dhe një udhëheqës pragmatik që përpiqet për kompromis. Madje shpesh herë në media ai është quajtur “Merkeli në versionin burrë”.

Por ka disa dallime kryesore midis tyre. “Angela Merkel u rrit në lindje të Gjermanisë në RDGJ. Ajo ka një këndvështrim të ndryshëm, veçanërisht për politikën e jashtme dhe politikën evropiane.”– thotë Marcel Fratzscher, president i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike.

Nën një qeveri të udhëhequr nga Scholz, Fratzscher mendon se Gjermania do të jetë më e lidhur me Shtetet e Bashkuara në skenën botërore dhe do të kërkojë një Bashkim Evropian më të sigurt dhe të unifikuar.

Si do jetë ndryshe administrata e re?

Le të fillojmë me sfidën më të madhe: pandeminë. Shkalla ditore e infektimit me koronavirus në Gjermani ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave dhe u fol shumë se kë do të zgjidhte Scholz si ministër i shëndetësisë.

Në fund, ai zgjodhi Karl Lauterbach, një epidemiolog dhe politikan socialdemokrat që kritikoi trajtimin e pandemisë nga administrata Merkel.

Lauterbach argumenton se qeveria duhet të zbatojë udhëzime më të rrepta, ai mbron idenë që vaksinat kundër COVID-19 të bëhen të detyrueshme dhe ka pak durim për ata që refuzojnë të vaksinohen. Ai është një figurë polarizuese në një vend ku rreth 30% e popullsisë është e pavaksinuar.

Scholz e emëroi atë gjithsesi – si një shenjë se kancelari i ardhshëm dëshiron të menaxhojë këtë pandemi, jo dikush që do të shihej si një zgjedhje e sigurt politikisht.

Një tjetër fakt interesant për këtë kabinet të ri është se të gjitha ministritë e ngarkuara me sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare dhe diplomacinë drejtohen nga gra, disa për herë të parë.

Annalena Baerbock e të Gjelbërve do të jetë ministre e Jashtme, ndërsa socialdemokratet Nancy Faeser dhe Christine Lambrecht do të jenë përkatësisht ministre e brendshme dhe ministre e mbrojtjes. Në fakt, tetë nga 16 anëtarët e kabinetit do të jenë gra.

Në një tjetër moment historik, Cem Ozdemir i të Gjelbërve do të jetë ministër i Bujqësisë, duke u bërë anëtari i parë i kabinetit gjerman me origjinë turke.

Kush është gruaja e Olaf Scholz, Britta Ernst

Olaf Scholz është i martuar me Britta Ernst (lindur më 1961), e cila është gjithashtu një politikane e SPD-së. Ata nuk kanë fëmijë.

Ndërsa Ernst e ka vënë fokusin e saj politik në gjeneratën e ardhshme që nga viti 2017, Scholz ka qenë prej kohësh aktiv si përfaqësues vullnetar për nismën e Hamburgut “Më shumë kohë për fëmijët”.

Britta Ernst dhe Olaf Scholz jetojnë në Potsdam në portat e Berlinit. Nga atje ata nuk duhet të shkojnë larg në vendet e tyre përkatëse të punës.

Olaf Scholz ka më shumë se 20 vjet i martuar me Britta Ernst. Ata janë gjithashtu një ekip politik.

Në një intervistë për “Bunter”, Scholz ka folur për martesën me Britta Ernst. “Britta është dashuria e jetës sime, e pandryshuar për shumë kohë. Zyrat shkojnë e vijnë, dashuria mbetet.”– tha ai.

Olaf Scholz lindi në Osnabrück dhe Britta Ernst në Hamburg, por të dy e kaluan fëmijërinë dhe rininë e tyre në qytetin Hanseatik. Dhe njëlloj si Olaf Scholz, edhe Britta Ernst gjithashtu i hodhi hapat e saj të parë politik atje.

Sfidat më të mëdha me të cilat përballet qeveria e re e Gjermanisë?

Sfida e parë sipas NPR do të jetë qeverisja e Gjermanisë në rrugën për të dalë nga pandemia. Scholz doli nga takimi i javës së kaluar me kancelaren në largim Merkel dhe kryeministrat e 16 shteteve federale me një listë të re udhëzimesh për COVID-19 – rregulla që e kanë bërë papritur shumë më të vështirë për të pavaksinuarit të manovrojnë nëpër shoqëri.

Ndjekja e këtyre udhëzimeve duke bindur – ose duke detyruar – më shumë se 18 milionë gjermanë të pavaksinuar të vaksinohen do të jetë një provë e fortë e udhëheqjes së Scholz.

Një sfidë tjetër do të jetë transformimi i ekonomisë në një version më të gjelbër, më të dixhitalizuar dhe duke e bërë këtë pa rritur taksat apo duke e vënë Gjermaninë në borxhe. Dhe do të jetë thelbësore për këtë administratë të re të tregojë se mund të qeverisë si një koalicion i unifikuar, duke e bërë ekonominë më konkurruese, jo vetëm duke përmirësuar jetën e njerëzve, por edhe duke zvogëluar ndikimin e saj në planet, një shqetësim kryesor veçanërisht për të Gjelbërit.

Ndoshta një nga sfidat më të mëdha për Scholz-in, megjithatë, do të jetë menaxhimi i dallimeve politike midis partive partnere të koalicionit. Secili sjell axhendën e vet dhe sigurimi që të gjithë të qëndrojnë relativisht të lumtur mund të jetë një nga “dhimbjet e kokës” më të mëdha të Scholz-it.

MË TEPËR

Mix38 minuta më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix40 minuta më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix43 minuta më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix45 minuta më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore51 minuta më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix55 minuta më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix1 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook