Lidhu me ne

Radar

Berisha “non grata”, Grenell: S’kam parë asnjë provë kur drejtoja ‘Inteligjencën’. Blinken po përdor fuqinë e DASH për të ndihmuar Soros

Berisha "non grata", Grenell: S'kam parë asnjë

I dërguari special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell ka deklaruar se Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken mund të veprojë si agjent i George Soros jashtë vendit.

Ai evidenton se familja e Blinken janë donatorë të mëdhenj të organizatës së George Soros, madje në fonacionin e tij ka një “Blincen center”( qendra e Blinken).

Grenell shton se në kohën kur ishte drejtor i Inteligjencës Kombëtare nuk ka parë asnjë provë që DASH të shpallte “non grata” ish-kryeministrin. Gjithashtu thekson se Berisha ka qenë një nga kundërshtarët më të fortë të Sorosit, duke ngritur dyshime se vendimi i DASH-it është hakmarrje.

Ai thotë se nëse sekretari Blinken ka informacione të reja, duhet t’i bëjë ato publike, duke ngritur dyshime se Blinken po përdor fuqinë e Departamentit Amerikan të Shtetit për të ndihmuar George Soros dhe kundërshtarët e tij politikë.

“Sekretari ynë i Shtetit ka shpallur “non grata” Sali Berishën. Ai ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të George Soros në Ballkan. Nuk ka prova që SHBA të merrte atë vendim ndaj Berishës.

Unë kam qenë ushtrues detyre i drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. Unë u përqendrova në Ballkan. Unë kurrë nuk kam parë ndonjë provë të tillë. . . . Nëse sekretari Blinken ka informacione të reja që tregojnë për këtë, atëherë ai duhet të dalë dhe ta tregojë atë.

Sepse tani duket sikur ai po manipulon fuqinë e Departamentit të Shtetit për të ndihmuar George Soros dhe kundërshtarët e tij politikë”, ka thënë Grenell në një intervistë për Jordan Sekulow, drejtori i ACLJ .

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook