Lidhu me ne

Radar

“E kanë frikë deri në palcë”/ Altin Goxhaj: Berisha i vetmi që mund të ndezë fitilin e revoltës

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Avokati Altin Goxhaj thotë se ish kryeministri Sali Berisha është i vetmi që Rama dhe multimiliarderi George Soros e kanë frikë deri në palcë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan se Berisha mund të ndezë fitilin e revoltës dhe mbi të gjitha të mos e shuajë.

Deklarata e plotë e Altin Goxhaj

Zgjedhja e Berishës mund të ketë 100 të këqia që ju mund ti rreshtoni ME TË DREJTË nga 1 në 100

por askush nga ju s’mund të më thotë se Berisha nuk KA 1 TË MIRË SA 1000 FISHI I 100 TË KËQIAVE:

Është i vetmi që Rama dhe Mafia Soros në Shqipëri  E KANË FRIKË DERI NË PALCË  sado policë dhe patronazhistë, biznese dhe miliarda, gjykatës dhe prokurorë, media dhe ambasadorë të kenë!

Mos harroni se PIKA MË E FORTË që ka Rama është  FRIKA që ka populli ndaj tij!  Dhe po ashtu PIKA MË E DOBËT që ka Rama është  FRIKA QË KA AI NËSE POPULLIT “I NGREFET” INATI DHE ÇOHET!

Berisha është “afrodiziak” i inatit të popullit dhe Rama asaj i druhet dhe tkurret!

BERISHA ËSHTË NGA ATA QË MUND TË NDEZË FITILIN E REVOLTËS DHE MBI TË GJITHA .. TË MOS E SHUAJË!!!

Besoj e mbani mend si i merret fryma kur janë çuar robtë spontanisht pa lejen e Lylit (dhe s’ua ka ndjerë hiç)..

Për 8 vjet Rama ka menaxhuar popullin duke përdorur Lyl Zjarrfikësen dhe duke dekurajuar popullin e tradhëtuar me regjimin e frikës që ka instaluar!

Berisha nuk ka çfarë humbet, askush se di dhe sa vjet i ka caktuar Zoti në këtë jetë. Çfarë i ka mbet për ta mbyllur jetën me nder dhe sukses? Të bëhet shpëtimtar .

Kjo është arsyeja që Berisha është kthyer si e vetmja shpresë për ju! Jo se është burrë i mirë apo se është më i miri për ju! Por se është i vetmi që ka frikë Rama dhe jo pa arsye! I vetmi që mund ti garantojë popullit frikësimin e Ramës dhe ky është afrodiziaku që e kthen popullin e deleve në popullin e ujqve!

Ndaj e kanë tmerr Ata!

Ndaj i mbaj anën unë në marrjen e drejtimit të PD dhe qërimin e Lyl Sorosit (si diversant i Soros për të shkretuar Opozitën dhe mpirë, zhbërë, asgjësuar Rezistencën e Popullit kundër Diktaturës)!

Duke shpresuar që Berisha ka vënë mend dhe ka reflektuar (të paktën kur e hodhën në fund të gropës “Non Grata” së Soros) se çfarë na ka bërë në këto 8 vjet duke ju bërë mburojë Lylit në krye të PD, dhe për pasojë çfarë i ka bërë Shqipërisë duke i kthyer në krye nomeklaturën e diktaturës komuniste këto 12 vjet!

Ndaj duhet mbështetur Berisha në krye të PDsë!

– Jo se është I MIRË por se Rama e ka FRIKË sps është nga ata që ndez fitilin e revoltës së vërtetë dhe jo pelegrinazhet e Lylit!

– Si e vetmja Armë që vret FRIKËN NGA REGJIMI, Armikun e Shqiptarëve dhe

– mbase (do Zoti dhe e mban fjalën) si Garantuesi i rithemelimit të një Opozite Konservatore të Djathtë Sovraniste sipas modelit republikan amerikan! Kjo ha kaq shumë diskutim se s’bëhet konservatorizmi dhe sovranizmi, demokracia dhe antisorosizmi me Tritanët dhe Spahot e Soros!

Të Shtunën në mbrëmje do të kem një video prezantim publik se çfarë po ndodh në të vërtetë dhe si shpëton Shqipëria.. Aty do kuptoni se pse unë jam në censurë kaq të ashpër televizive (kuptohet përveç Fax Neës si i vetmi TV i lirë vërtetë në Shqipëri) dhe çdo gjë që ju kam thënë deri tani ka dalë s’kanë qenë asgjë me atë që do ju them

P.s.

(Paradoksi është që ky tekst është një ndër 100 arsyet se pse unë jam në censurë të plotë edhe nga mediat proberishës sepse analistët e tyre të l.. nuk arrijnë të kuptojnë as 1% të së vërtetave dhe këto lloj analizash u nxjerrin ndryshkun e kotësisë, tjerrjes së leshit dhe parazitizmit 8 vjeçar, sdms kur duan të bëjnë sikur po denoncojnë Sorosin dhe s’janë as në nivelin e një hartimi filloreje.

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix12 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix12 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix12 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore13 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix13 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix13 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore2 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook