Lidhu me ne

Radar

Grenell viziton kufirin Kosovë-Serbi/ Reagon ish-presidenti Donald Trump: Të mos braktiset marrëveshja e Washingtonit, ishte historike!

Grenell viziton kufirin Kosovë-Serbi/ Reagon ish-presidenti Donald Trump:

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nuk duhet të braktiset marrëveshja e Washingtonit Kosovë-Serbi, e arritur gjatë kohës që ai ishte shef i Shtëpisë së Bardhë.

Deklarata vjen në një ditë kur ish-i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e vizitoi kufirin në mes të dy shteteve.

Ndërkaq, Trumpi në një komunikatë për media ka thënë se “paqja është e mundshme, dhe s’duhet të ketë dorëzim për çështje.

“Popujt e mëdhenj të Serbisë dhe Kosovës kanë kapërcyer pengesa të jashtëzakonshme në ndjekjen e tyre për normalizim ekonomik. Marrëveshjet që administrata ime i ndërmjetësoi janë historike dhe nuk duhen braktisur, janë në pyetje shumë jetë. Rajoni është tepër i rëndësishëm dhe popujt kanë pritur kohë shumë të gjatë që krejt kjo punë të hidhet mënjanë. Sot, i dërguari im, ambasadori Richard Grenell, e vizitoi kufirin Kosovë-Serbi për ta nxjerrë në pah këtë marrëveshje të rëndësishme. Njëjtë sikurse kemi dëshmuar në Lindjen e Mesme me Marrëveshjet Abraham, paqja dhe normalizimi ekonomik janë të mundur, por nevojitet përpjekje e sinqertë dhe udhëheqje e palëkundur. Paqja është e mundur, mos u dorëzoni – në pyetje është prosperiteti afatgjatë i këtyre dy kombeve!” thuhet në komunikatën e Trumpit, të lëshuar nga zëdhënësi i tij.

Grenell viziton kufirin Kosovë-Serbi/ Reagon ish-presidenti Donald Trump:

Më 4 shtator 2020, ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në praninë e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, firmosën marrëveshjen e Washingtonit, që është kritikuar nga kryeministri aktual Albin Kurti.

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore5 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix5 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix5 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook