Lidhu me ne

Kioske

Pse Berisha nuk i jep dosjet e firmëtarëve?

Pse Berisha nuk i jep dosjet e firmëtarëve?

Alfred Lela

Drejtimi i ri që Basha dhe mbështetësit e tij po rreken t’i japin ‘dorëzimit’ të 4200 formularëve të antarëve të Kuvendit Kombëtar demokrat, i bën të duken si ata nuk që nuk dinë të marrin rrugë tjetër veç më të gabuarës.

Natyrisht, është përpjekja për të zhvlerësuar numrin dhe impresionatën që krijon ai, dhe për të vlerësuar lart rregulloren, apo më saktë statutin.

Por, vini re: e njëjta këmbëngulje që të respektohet statuti i kundërvihet asaj të mëparshmes për ta shpërfillur. Sipas kësaj logjike statuti është një gjë fakultative, relative deri në përçmim. Këto abrakadabra, që në darkë e zhvlerësojnë statutin, në emër të ‘parimeve më të larta’ dhe në mëngjes flasin për shenjtëri të statutit, nuk kalojnë pa u vënë re. Ato flasin për betejën logjikisht skizofrenike ku ka hyrë lufta për kontroll të partisë më të madhe të opozitës.

Rrugët e tjera janë më të shumta dhe më çliruese si për Bashën, si për Berishën, dhe si për Partinë Demokratike, megjithatë kryetari aktual i refuzon të gjitha, duke mbajtur në njërën dorë vulën dhe në tjetrën dorën e ambasadores Kim.

Ironia është se Berisha, që kritikohej si autokrat, i thotë ‘dërgo përfaqësues në Kuvend që të bëjnë verifikimin e formularëve’, dhe Basha që shihej si ‘lideri i botëkuptimeve të reja’ i thotë “po bën bllof”.

Po të fusësh në punë logjikën, e kupton se Berisha nuk e ka luksin e bllofit. Ai është i detyruar nga konteksti (non grata amerikane dhe presioni i syve të publikut) që të bëjë gjithçka, edhe kundër instinkteve të veta, në mënyrë të drejtë, të hapur, serioze.

Por ka disa arsye se pse ish-kryeministri zgjedh të mos i dorëzojë dosjet në duart e grupit që e konsideron PD si pronë.

Së pari, ndaj firmëtarëve do të fillonte presioni i hapur: me gjasë disa prej tyre do të thyheshin, jo nga kërcënimet, por nga joshje dhe premtime të çdo lloji.

Së dyti, do të fillonte ‘vrasja karakteriale’ e tyre. Ata do të shërbenin si mish për të mbushur plot topin e metaforës ‘llumi i tranzicionit’ që Basha ka gjetur si kryesigël të ‘Republika e re 2’.

Së treti, do të synohej frikësimi publik dhe privat i tyre nëpërmjet ‘sanksioneve amerikane’, gjë që ka ndodhur në mënyrë informale nga aktivistë demokratë pro-Bashës, por është formular edhe nëpër shkrime dhe studio të debatit.

Në fund, duhet përmendur një element që shërben edhe si coup de grace i gjithë mëtimit të lidershipit aktual të PD për dosjet e formularëve: shpërfillja e faktit fizik. Nëse Berisha thotë se ka 4200 formularë dhe Kuvendi do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, atëherë edhe verifikimi është i lehtë, dhe mund të bëhet më 11 dhjetor. Duke pyetur dhe parë: a janë 4200 të pranishëm? A korrespondojnë pamjet e tyre me emrat dhe numrat e id të dhënë në formularë?

Kaq mjafton për ta mbyllur historinë e bllofit dhe për t’u bërë seriozë.

Ky është hapi i parë që mund të çojë drejt një përfundimi edhe më serioz: asnjë parti nuk mund të mbahet pa antarësinë, hiq partinë që nuk ka anëtarësi (dhe nëpër Tiranë ka nja 60 të tilla). Ka, sigurisht, përpunues të idesë se, në historinë politike të 30 viteve, askush nuk ka arritur t’ia marrë partinë një kryetari që ka vulën. Dhe ashtu është. Kryetari me vulë, duhet thënë, nuk e ka humbur partinë… sepse ka patur antarësinë.

Basha nuk guxon të na e dëshmojë këtë.

MË TEPËR

Mix47 minuta më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix52 minuta më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix56 minuta më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar60 minuta më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix1 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix1 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix1 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix1 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook