Lidhu me ne

Radar

Dy gënjeshtrat e Luli Bashës nga frëngjia e Irfan Hysenbelliut

Kush ia mbylli gojën Lulzim Bashës për inceneratorët/ Irfani apo kunati?

Në një intervistë për gazetarin klering të pushteteve Robert Rakipllari dhe frëgjinë e Irfan Hysenbelliut, Lulzim Basha i pa pyetur fare, përballë një gazetari dje, dha shumë deklarata të forta.

Që nga fakti se kishte fituar Bashkinë e Tiranës, sepse kishte larguar Sali Berishën edhe deri tek vendimi, se për djegien e mandateve e kishte marrë Berisha.

Tek të dyja tezat ka disa detaje që na tregojnë sërish se kush është njeriu i përkohshëm që mban vulën dhe selinë e PD.

Tek vendimi i parë ndoshta i pavetëdijshëm Lulzim Basha tregon se është një gënjeshtar i përsëritshëm që tani vështirë se do ta besojë kush.

Janë me dhjetra apo me qindra dalje publike të Lulzim Bashës, i cili thekson, se ai është kryetari PD dhe ai i merr vendimet.

Por, çuditërisht dje edhe Robert Rakipllari tha, se Berisha ishte ai që kishte këmbëngulur për djegien e mandateve.

Në fakt e vërteta është se Berisha ka qenë i vetmi, i cili në mbledhjen e kryesisë ka deklaruar se, djegia e mandateve është një rrugë pa krye dhe se mund të çojë edhe në zhdukjen politike të PD-së.

Pra, tek ajo që bëri Lulzim Basha.

Por në atë kohë Luli fliste për anti-amerikanizmin, lart e poshtë tregonte histori se si ia kishte dhjerë ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit Matthë Palmer në një telefonatë, që ai kishte marrë ditën e djegieve të mandateve, duke i kërkuar të bënte një hap pas.

E dilte, bërtiste e ulëriste në media se ishte ai që kishte djegur mandatet dhe se kryeministri Rama kishte rënë.

Në fakt jemi në vitin 2021.

cna lajme politike

Luli e rrëzoi Ramën 3-4 herë a dhjetë, ndoshta edhe më shumë, por sot Rama po bën mandatin e tretë të tij të pushtetit pikërisht vetëm sepse ka pasur Lulzim Bashën përballë.

Në lidhje me argumentin e dytë se kishte qenë fitues i Bashkisë së Tiranës në vitin 2011, sepse kishte larguar Berishën nga fushata.

E vërteta është se në 2011 në rast se Sali Berisha dhe stafi i tij politik nuk do të organizonin ardhjen në Tiranë të qindra e qindra demokratëve, të cilët ishin të angazhuar në fushata në qytetet e tyre të lindjes apo ishin bashkuar me qarkun e elektoral të Fierit, Vlorës, të Shkodrës, të Korçës, të Kukësit, të Dibrës a gjetkë, Lulzim Basha ndoshta do të kishte humbur me disa mijëra vota.

Dhe ky është një fakt i papërsëritshëm që Luli nuk mund ta mohojë.

Ai rezultoi humbës në fund me 11 vota dhe ishte rinumërimi i Arben Ristanit që e nxori fitues.

Por këto 11 vota ishin aq pak thjesht dhe vetëm sepse një staf i gjerë politik i PD i shpërndarë nëpër qytete të ndryshme, ditën e dielë erdhi dhe votoi në Tiranë për herë të parë me urdhër politik nga Sali Berisha.

Të gjithë do të monitoroheshin, pasi do të shkonin të votonin.

Pa folur për koalicionin me Hysni Miloshin, të cilin e solli si kandiaturë Ilir Meta në atë kohë, apo dhe votat e LSI, të cilat në kryeqytet sistematikisht varionin nga 20-25 mijë dhe aleancën me LSI e kishte bërë Sali Berisha, jo Lulzim Basha.

Pra edhe këtu sërish Luli gënjen, se pa Sali Berishën në Tiranë jo do e kishte fituar, mund ta kishte humbur dhe me 30 mijë vota.

Në të dyja këto raste, të cilat u përdorën nga frëngjia e Irfan Hysenbelliut nëpërmjet gazetarit klering Robert Rakipllari, u duk qartazi se po kërkohej të tregohej se Luli nuk kishte djegur mandatet, por kishte këmbëngulur Saliu.

Këtë  e bën si justifikim para amerikanëve, përpara atyre që tregonte barsoleta dy vite më parë, duke theksuar se kishte mbyllur telefonat e nuk pyeste për kongresmenë, sekretarë shteti e të tjerë si këto.

E më tej tek zgjedhjet lokale të 2011, që të gjithë e kanë parë me sy e kanë të jetuar, sidomos strukturat e PD së Tiranës, se çfarë ka bërë Sali Berisha dhe PD që Lulzim Basha të zgjidhej.

Kurdo dhe kudo Luli mund të thotë çfarë të dojë, por duhet të dijë se në PD ka njerëz që kanë memorie.

Ka patur kundërshtarë që ditën e parë që ka hyrë në atë seli.

Shumë prej tyre i ka patur dhe bashkëpunëtorë  dhe nuk ka mundur kurrë që të krijojë një PD të hapur dhe të bashkuar, por me këto mashtrime dhe sjellje të tij, ku gënjen hapur, ku u tregon njerëzve të kundërtën e asaj që ka ndodhur në realitet, apo shantazhon dhe intimidon nga dera e selisë përballë kamerave duke bërë të fortin, sepse natën rri pa gjumë nga frika, Lulzim Basha nuk tregon asgjë tjetër se tashmë është kryetari vulëhumbur i paparti që po kërkon të rezistojë për të patur një marrëveshje ose pazar për veten e tij.

Ndoshta kjo është e pashpresë për Lulzim Bashën, që në fund duket se do të ikë me turp pikërisht edhe për gënjeshtra si këto dy fakte që ne sollëm më lart./ CNA.al

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook