Lidhu me ne

Radar

Drejtoria e Tatimeve kallëzon në prokurori biznesmenin Irfan Hysenbelliu


Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kallëzuar në Prokurori biznesmenin Irfan Hysnebelliu

Kallëzimi është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e cila ka publikuar një reagim zyrtar për kontrollin e ushtruar në subjektin “Birra Tirana” sh.a.,.

Nga hetimi i kryer nga tatimet ka rezultuar se ky subjekt ka kryer shitje të produkteve pa dokumentacion tatimor në vlerën 18 milionë lekë.

Nga kryerja e evazionit fiskal sipas Tatimeve kompania e Hysenbelliut ka detyrim që shkon në rreth 127 milion lekë TVSH e paderdhur bashkë me gjobën për shkak të vonesës, nga të cilat rreth 82 milion lekë TVSH e pashlyer dhe 44 milion lekë gjoba për tejkalim të afateve, rreth 15.6 milion lekë detyrime, që burojnë nga tatim-fitimi, bashkë me gjobën për shkak të vonesës dhe rreth 5.6 milion lekë Tatimi në Burim, bashkë me gjobën për vonesat;

Ky hetim i Tatimeve bëri që në mediat në pronësi të Irfan Hysnebelliut të niste një furtunë akuzash ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Ceno Klosi. Media e Hysenbelliut publikoi një sërë shkrimesh ndaj Klosit të cilin e akuzonte për burime të dyshimta të të ardhurave në ILDKP si dhe nepotizëm.

Neës 24 e akuzoi së fundmi Ceno Klosin seka emëruar në krye të një prej drejtorive më të rëndësishme një inspektor tatimor të arrestuar më parë nga policia për favorizim të bixhozit dhe shpërdorim detyre në 2015.

Media e akuzoi Klosin për lidhjet nepotike pasi sipas tyre ka emëruar si këshilltar të tij të shtetasin Mired Reçit, i cili është djali i tezes i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Media në pronësi të Hysenbelliut gjithashtu pati përplasje edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli të cilin e akuzoi për lejimin e kontrabandës në dogana, apo edhe për emërimin dhe promovimin e personave që kishin probleme me drejtësinë në Greqi që sipas medias ishin hetuar për kontrabandë në shtetin fqinj.

Gazheli u akuzua edhe për lejimin e nepotizimit në dogana.

Këto akuza bënë që prej ditësh të kishte një përplasje mes Gazhelit dhe medias së Hysenbelliut sa solli edhe ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama që tha se shkrimet e vinin pasi kompanitë kishin kryer evazion fiskal.

Njoftimi i drejtorisë së Tatimeve:

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në kuadër të zbatimit të detyrave funksionale për krijimin, sigurimin dhe mbledhjen e të ardhurave tatimore si dhe forcimin e luftës kundër evazionit fiskal ka ushtruar kontroll në subjektin “Birra Tirana” sh.a., gjatë të cilit kanë rezultuar një sërë parregullsish dhe shkeljesh ligjore.

Kontrolli në këtë subjekt është iniciuar pasi ai kishte detyrime të prapambetura tatimore, që arrinin në vlerën e 1.7 milionë eurove si dhe për të kishte një denoncim të mbërritur në rrugë zyrtare pranë Administratës Tatimore.

Gjatë kontrollit të ushtruar gjatë muajve janar – prill 2022, ka rezultuar se shoqëria “Birra Tirana” sh.a. ka kryer shitje të produkteve pa dokumentacion tatimor në vlerën 18 milionë lekë, të konstatuara në kushtet e flagrancës. Ky subjekt ka kryer shmangie të detyrimeve tatimore dhe doganore bazuar në diferencat në inventar në:

Lëndë të parë Malto;

Produkt i gatshëm;

Ambalazhe;

Mallra pa dokumentacion tatimor (faturë tatimore) te distributorët.

Lidhur me shkeljet e konstatuara, DPT ka kryer kallëzim penal pranë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë.

Ndërkohë detyrimet e prapambetura të subjektit “Birra Tirana” sh.a. lidhen me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatim-Fitimin, Tatimin e Mbajtur në Burim, ndërsa kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve nuk janë paguar që prej vitit 2019.

Detyrimet e këtij viti duhet të ishin shlyer brenda tre muajve të parë të vitit 2020 dhe ato përfshinin:

Rreth 127 milion lekë TVSH e paderdhur bashkë me gjobën për shkak të vonesës, nga të cilat rreth 82 milion lekë TVSH e pashlyer dhe 44 milion lekë gjoba për tejkalim të afateve;

Rreth 15.6 milion lekë detyrime, që burojnë nga tatim-fitimi, bashkë me gjobën për shkak të vonesës;

Rreth 5.6 milion lekë Tatimi në Burim, bashkë me gjobën për vonesat;

Rreth 39 milion lekë detyrime të papaguara të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve, bashkë me gjobën përkatëse për vonesat.

Në total, detyrimet e “Birra Tirana” sh.a. arrijnë në rreth 188 milionë lekë, ose rreth 1.7 milion euro. Për arkëtimin e tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vendosur masën e bllokimit të llogarive dhe pasurive të tjera në emër të kompanisë “Birra Tirana” sh.a.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook