Lidhu me ne

Stil

Merr fund martesa 25-vjeçare e Shpetim Saraçit dhe Mira Konçit, detajet e konfliktit për para!

Merr fund martesa 25-vjeçare e Shpetim Saraçit dhe Mira

Çifti i njohur në muzikë i viteve ’90-të, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi, i kanë dhënë fund martesës në mënyrë aspak të zakontë, 25 vite pasi u bënë të famshëm në publik për romancën e tyre.
Ai, një kijues muzike, dhe ajo ekonomistja që u afirmua si këngëtare me koncertin recital të parë në Shqipëri, ishin ndër të paktat çifte të asaj kohe, që e zbuluan historinë e tyre para kamerave, gjatë një realizimi filmik të transmetuar në ekranin e RTSH-së. Tashmë prindër të dy fëmijëve, Erës dhe Drinit, ata i kanë dhënë fund kësaj historie të gjatë mes artistësh.

Mediat zbuluan se ata ishin divorcuar, pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në “Instagram”, nga ku kishin fshirë dhe fotot në çift. Por historia e ndarjes ka filluar më herët, që kur ata kishin pak kohë që ishin vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por ca mosmarrveshje e çuan në konflikt marrdhënien e tyre, derisa Shpëtimi vendosi të rikthehej në Shqipëri para pandemisë, ku dhe investoi për studio muzikore në Tiranë, me aparatura të fjalës së fundit. Shpenzimet e shumta për biznesin e ri, krijuan dhe krisjen e marrëdhënies së tyre, duke bërë që Shpëtimi të marrë vendimin për të qëndruar në Tiranë, ndërsa Mira me dy fëmijët, në SHBA.

Pavarësisht ndarjes Shpëtimi duket se ruan marrëdhënie të mirë dhe shumë të afërt me fëmijët, sidomos me vajzën, së cilës dhe i ka komentuar në “Instagram”, ku e pyet se kur do të vijë në Shqipëri pasi e ka marrë malli shumë.

Ndërsa me të birin, Drin, nuk dihet sa të afërta i ka marrdhëniet pasi ai është këngëtar i muzikës rap dhe krijon vetë gjithçka, edhe pse e ka babain muzikant.

SHPËTIMI LA AMERIKËN PAS DIVORCIT QË E MBAJTI SEKRET, VJEN REAGIMI I FORTË I MIRËS

Divorcit të Shpëtimit dhe Mirës i doli tani tymi, por në fakt ka ndodhur më herët. Kompozitori Saraçi u kthye në Shqipëri, nga ku iku i zhgënjyer para katër vitesh, kurse këngëtarja po provon muzikën në New York. Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi janë dy artistë për vite rrëmbyen zemrat e shqiptarëve.

Çifti që rreth katër vite më parë vendosën të shpërnguleshin në SHBA, nuk e kishin menduar se në kontinentin e largët do t’u ndaheshin dhe rrugët e jetës pas çerek shekulli bashkë. Saraçi u largua nga vendi i tij i zhgënjyer duke u shprehur: “Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion, për rreth 30 vite në Shqipëri, prapëseprapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”, u shpreh ai pasi e nxorrën pa punë në RTSH.

Por duket se kjo shpërngulje për një jetë më të mirë solli probleme në jetën familjare të çiftit të artistëve. Shpëtimi dhe Mira i dhanë fund martesës së tyre në SHBA dhe këtë verë kompozitori u rikthye në Shqipëri, por i vetëm.

Në fakt, Saraçi ishte rikthyer pas problemeve me bashkëshorten e tij dhe zgjodhi bregdetin për të rimarrë veten pas një ndarjeje jo të lehtë. Duket se ai kishte vendosur të rikthehej në vend, ku dhe nisi menjëherë punën si kompozitor, në studion për të cilën kishte investuar shuma të mëdha parash, shpenzime që ishin kthyer në mollë sherri për çiftin.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Në rrjetet e tij sociale ai shfaq foto përgjatë punës së tij në studio, duke lënë të kuptohej që kthimi ishte përfundimtar. Nga ana tjetër në rrjetet sociale për herë të parë është shfaqur edhe Mira Konçi, e cila prej vitesh kishte zgjedhur të ruante një profil të ulët në media.

Aktualisht këngëtarja po përgatit këngën “Era” (njësoj si emri i vajzës së tyre), për t’u rikthyer kështu edhe në skenë. Ndarja mes çiftit të famshëm duket se nuk ka qenë e lehtë, pasi të dy as nuk ndiqen më në rrjetet sociale. Tashmë si për Mirën ashtu edhe për Shpëtimin ka nisur një jetë e re, Mira si këngëtare në New York, ndërsa Shpëtimi si kompozitor në Tiranë.

Në lidhje me lajmet e ndarjes, asnjëri s’ka folur publikisht, por Mira ka zgjedhur të flasë me nënkuptime. Një “InstaStory” në profilin e Mira Konçit ishte një kunjë e vërtetë, pasi të gjithë po mendojnë se ia ka drejtuar Shpëtim Saraçit.

“Asnjëherë mos bëj sërish mik një person që është përpjekur të të shkatërrojë karakterin, paratë apo marrëdhëniet e tua. Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën e tij për t’u bërë një gjarpër më i madh”, shkruhet në shprehjen që ka shpërndarë ajo.

Rreth 4 vite më parë, shpërngulja e kompozitorit të njohur Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Mira Konçi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëri mjaft bujë në mediat shqiptare, për faktin se ai u shpreh se ndjehej i zhgënjyer si artist me emër në vendin e tij.

Dy nga artistët më të njohur shqiptarë, u larguan për të ndjekur ëndrrën amerikane dhe aktivitetet e tyre të para ishin pjesëmarrja në aktivitete për shqiptarët. Së fundmi, në një postim të grimieres Lili Ismaili u shfaq Mira Konçi, komplet e kuruar. Konçi dukej rrëzëllitëse, teksa grimohej nga Lili dhe duket sikur vitet nuk kanë lënë asnjë gjurmë në portretin e këngëtares shqiptare.

E ëmbël njësoj si në fillimet e karrierës së saj, Mira që është nënë e dy fëmijëvë të rritur tek të 20-at duket si motra e tyre, tashmë që i ka dhënë dhe fund martesës. Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi janë ndër figurat më të njohur të viteve ’95 ajo si këngëtare e ai kompozitor i dhjetëra hiteve./BW

Vazhdo leximin

Me teper

Radar10 orë më herët

“Kjo betejë do të fillojë së shpejti”, Evi Kokalari del me paralajmërimin e fortë

Aktivistja shqiptare-amerikano, Evi Kokalari, e cila i është bashkuar “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha, ka dalë me paralajmërimin e radhës....

Radar10 orë më herët

Xhelal Mziu: Mbarova universitetin me 10-ta, kam doktoraturë

Politikani Xhelal Mziu ka komentuar për herë të parë deklaratat e atyre që e quajnë si një njeri “të pa...

Stil10 orë më herët

9 gjërat që bëjnë çiftet e lumtura dhe që janë kaaq të thjeshta

Dëgjojmë të flitet shumë për çiftet e lumtura dhe se si ata e mbajnë gjallë marrëdhënien e tyre. Më poshtë...

Stil10 orë më herët

Bora Zemani reagon për herë të parë: Mos e dënoni Donaldin as unë s’po e bëj

Bora Zemani ka reaguar për herë të parë pas zhurmës mediatike, sidomos pas mbrëmjes që kaloi. “Ju lutem qetësohuni. Edhe...

Radar10 orë më herët

Festat pa kuptim si ‘Nata e Bardhë’, flet historiani Hasan Bello: Nuk ka nevojë që të shpikim festa çdo 5-6 vite

Festat pa kuptim si ‘Nata e Bardhë’, flet historiani: Përdoren për marketing politik, në dasma nuk merret vesh nëse martohet...

Radar10 orë më herët

Akuzohet si bashkëpunëtore në krimet seksuale të Jeffrey Epstein, ç’duhet ditur për gjyqin ndaj Ghislaine Maxwell

Gjyqi penal ndaj personazhit të njohur britanike, Ghislaine Maxwell, është duke u zhvilluar në Nju Jork. Ajo akuzohet për trafikim...

Stil11 orë më herët

Keni bllokim, ngushtim apo çarje të enëve të gjakut?

Çfarë është angiografia (angiogrami)? “Angio” është një term mjekësor për enët e gjakut, dhe “grafika” ka të bëjë me fotografitë...

Stil11 orë më herët

Sa e sigurtë është një lindje natyrale pas asaj cezariane?

Sapo një grua lind me seksion cezarian, përpjekja për një lindje tjetër në mënyrë natyrale është shumë më e rrezikshme...

Stil11 orë më herët

7 gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse hani çdo ditë qepë

Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë me ndërtimin e saj prej dy shtresash...

Stil11 orë më herët

Shtrëngim zemre? Si t’i mbijetoni një ataku!

Ataku kardiak jo vetëm që konsiderohet si ‘vrasësi i heshtur’, shenjat e tij ndryshojnë nga burrat tek gratë, e ndonëse...

Facebook