Lidhu me ne

Radar

Berat Buzhala njofton vendimin ekstrem: Do largohem nga media, rol tjetër në shoqëri

Gazetari Berat Buzhala me anë të një njoftimi në rrjetin social ka bërë të njohur vendimin për t’u larguar nga televizioni T7 dhe Gazeta Express.

Buzhala tha se e kishte marrë këtë vendim pasi kishte nevojë të pushonte për disa kohë dhe të mendonte më mirë rolin që mund të kishte në shoqëri. Në njoftimin e tij, ai falenderoi drejtuesit e televizionit për mundësinë që i kishin dhënë dhe tha se nuk dëshironte të kishte më role të tjera në këtë fushë.

Postimi nga gazetari Berat Buzhala

Pas nje angazhimi shume te gjate, pas nje pune shume te lodhshme, une te premten kam vendosur qe te largohem nga te gjitha pozitat ne Express dhe T7.

Prej vitit 2014, kur Gazeta Express i kishte vetem 10 punetore, sot i ka rreth 150. Nuk eshte kjo vec merite e imja, por eshte kontribut i secilit punetor tjeter.

Gazeta Express ka qene dhe eshte websajti me i lexuar ne gjuhen shqipe, kurse T7 nje televizion ne rritje e siper.
Para disa kohesh kemi vendosur qe ta shesim, kurse une kam vendosur qe te terhiqem. Ta rimendoj rolin tim ne shoqeri. Une jam i bindur qe nen drejtimin e Leonard Kerqukit cdo gje do te vazhdoje ne menyren e njejte, e sigurisht edhe me mire.

Per gjithe kete rrugetim deshiroj ta falenderoj Bujar Musen, @Akan Ismailin, me te cilet kemi qene partner per nje kohe te gjate. Deshiroj ta falenderoj Lleon, Arben Hysenin dhe Vjollca Musen. Deshiroj ta falenderoj cdo njerin qe ishte bashke me mua ne kete sukses. Deshiroj t’i falenderoj edhe pronaret e rinj qe besuan ne kete projekt.

Shume shpejt, pas nje pushimi, do te tregoj se cka hamamin e kam ndermend me punu 🤣.
Deri atehere m’keni ne Facebook, me qasjen e njejte, me politiken e njejte editoriale.
Nje gje e di sigurt, qe tash e tutje nuk jam i interesuar qe te punoj si menaxher, e as si drejtor.
Ju dua te gjitheve ❤️.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook