Lidhu me ne

Kryesore

Rama e ka mbivlerësuar talentin e vet për të bërë politikë të madhe.

Berat Buzhala

Para disa ditësh kryeministri i Shqipërisë është habitur kur ka mësuar se si një ministër i Qeverisë së Serbisë, në faqën zyrtare të ministrisë së tij, po i quante shqiptarët si “shiptari” kurse për vetë Ramën i kishte rezervuar edhe disa cilësime estetike. Është fjala për ministrin e mbrojtjes të Serbisë, Aleksander Vulinin.

Ndërsa derisa Rama po habitej me Vulinin, unë po habitesha me Ramën. Si është e mundur që kryeministri i Shqipërisë, pas shtatë vitesh në krye të shtetit shqiptar, duke i pasur afër vetës të gjitha informatat e shërbimeve sekrete të shtetit, duke i pasur para vetës të gjitha librat e mundshëm të historisë por edhe të ditëve tona, edhe më tutje është kaq naiv në raport me Serbinë? Rama dëshironte të besonte që ajo cfarë Vulin kishte thënë për të dhe për shqiptarët ishte një meme (miim) e jo një postim serioz. Pra, kryeministri i Shqipërisë, e ndoshta as të gjitha shërbimet sekrete shqiptare, për vetë faktin që u habitën kaq shumë, le të kuptohet se për Vulinin dinë më pak se sa secili shitës në tregun e gjelbër në Kosovë.
Sikur bota të kishte qënë vetëm pak më ndryshe, sikur të mos kishte ekzistuar NATO, BE dhe SHBA, Aleksander Vulin, i shoqëruar edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë serbe, fare lehtë do të mund të kishin qënë një udhëheqës i Ku Klux Klan. Vulin është një monstrum politik, por edhe njerëzor. Ai e ka vetëm një të mirë, është transparent. Ministri i Mbrojtjes së Serbisë i thërrat gjërat ashtu sic i mendon, për dallim prej Presidentit Vucic. Vulin është më të vjetrën. I quan shqiptarët me terma pezhorativ, ashtu sic në “kohërat e mira të vjetra” na quanin Sheshel, Milloshevic, Arkan, Qosiq, e shumë e shumë të tjerë të asaj plejade. Ne për këta njerëz ishim zezakë. Ishim qenie inferiore, të padenja edhe për t’u ulur së bashku në autobus, e edhe për t’u shkolluar së bashku, e edhe për të jetuar së bashku. Ne, për këta njerëz, për njerëz si Vulinin, para të cilit në mënyrë të turpshme po i mbyllin sytë ambasadorët e BE’së, ishim të denjë vetëm për të ça dru për banorët e Beogradit.

Fatkeqësisht, derisa i gjithë rajoni i Ballkanit ka bërë hapa përpara drejt tolerancës ndër etnike, vetëm serbët kanë mbetur aty ku kanë qënë tash e 100 vjet, a tash e 200 vjet, a tash e 1000 vjet. Në politikën e Serbisë, në mediat e Serbisë, nuk ka ndryshuar asgjë. Është tepër e cuditshme qysh Edi Rama për këto shtatë vjet në krye të shtetit shqiptar nuk e ka kuptuar një gjë të tillë. Ai madje dukej që ishte bindur që i ka mbetur edhe shumë pak punë për ta shndërruar Vucicin dhe nxënësit e tij në paqëberës të këtij rajoni. Po bënin plane të mëdha së bashku, qysh shqiptarët dhe serbët duhet të ndjeknin rrugën e francezëve dhe të gjermanëve. Po këndonin së bashku (ka video) në Beograd pas takimeve të frytshme. Kalnika – Malinka ishte shndërruar në himn të takimeve, të interpretuar nga ylli i muzikës popullore serbe Ivica Dacic, edhe ky një nxënës i devotshëm i Sllobodan Milloshevicit, që gjithashtu fare lehtë do të mund të kishte qënë themelues i KKK’së.

Prandaj është e pafalshme qysh Rama, dhe rrethi i tij, kanë shpresuar, kanë bërë plane të mëdha, që së bashku me klasën aktuale politike në Serbi do ta ndërtojnë një të ardhme të ndritshme për të gjithë popujt e këtij rajoni. Ai sot po i ndien pasojat e politikave të tij të mëhershme. I befasuar po e pyet Vucicin në Tëitter për zhvillimet e fundit në raportet shqiptaro – serbe, duke dashur të besoj që ai nuk po e din se cfarë po bën ministri i tij.

Gjëja më e bukur e gjithë kësaj budallakie, por që flet shumë për mentalitetin serb, ishte kur Vulin deklaroi që nuk janë të gjithë shqiptarët e pandershëm. Ai si burrë të mirë, si shqiptarë të ndershëm, e vecoi Esat Pashë Toptanin. Kjo flet më shumë se sa cdo gjë tjetër. U pa që ai dhe Vucic kanë qënë të gatshëm që Esat Pashës t’ia bëjnë edhe një shok, Edi Ramën.

Unë nuk besoj që Edi Rama bën pjesë në një ligë me Esad Pashën, mirëpo unë besoj që Rama e ka mbivlerësuar talentin e vet për të bërë politikë të madhe.

Një akrep, që nuk dinte not, e kishte pyetur bretkocën nëse do të mund ta bartte në shpinën e saj mëtanë lumit. Bretkoca kishte hezituar, duke u frikësuar që në një moment gjatë rrugës atë do ta thumbonte akrepi, por ky i fundit e kishte siguruar që një gjë e tillë do të ishte naive të mendohej, sepse pastaj do të mbyteshin që të dytë në fund të lumit. Bretkoca e kishte konsideruar këtë argumentim të akrepit si të pranueshëm dhe ishte pajtuar që ta kalonin lumin së bashku. Dikund kah mesi i lumit akrepi vendosi që megjithatë ta thumbojë bretkocën, duke u mbytur kështu që të dytë. Në botën tjetër, të dytë tashmë të vdekur, bretkoca e kishte pyetur akrepin se përse e kishte bërë një gjë të tillë, duke i ditur pasojat, duke e ditur që edhe ai do të fundosej. “S’kisha cfarë të bëja. Është në natyrën time”.

Në raport me shqiptarët, kjo është, kjo ka qënë dhe për një kohë kjo do të jëtë politika serbe. Është thjesht në natyrën e tyre. Duke pas qënë shërbëtor i Sllobodan Milloshevicit, duke e ditur që problem kryesor për integrim në Bashkim Evropian i ka shqiptarët e Kosovës, Vucic kishte nevojë për shpinën e Edi Ramës. Sigurisht që në një moment të caktuar do ta thumbonte.

gazetaexpress

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore3 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix3 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix3 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook