Lidhu me ne

Kryesore

Meta: Do shkoj në parlament ta them si e shiti Rama, Kosovën

.“..çfarë do të thotë që kryeministri i Shqipërisë të hedhë në gjyq kryeministrin e Kosovës? Pse e bën këtë? Për të krijuar idenë se çfarë janë këto shqiptarët. E hedh në gjyq, se merr një porosi për ta hedhur në gjyq dhe për defaktorizuar Kosovën në proces negociatash, dhe më pas tërhiqet. Pse? Se po të shkonte në gjyq, ai tjetri do të tregonte se ka kërkuar ndarjen e Kosovës”

Presidenti Ilir Meta akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama, teksa përmendi dy çështje thelbësore, që sipas tij, rëndojnë mbi shqiptarët. Meta tha se e para është deklarata e Ramës në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës se pas disa vitesh Shqipëria dhe Kosova do të kenë President të përbashkët, duke thënë se me këtë deklaratë ai tregoi se Kosova nuk do të jetë shtet dhe nuk duhet të njihet.

Më tej, Meta theksoi se edhe hapi i Ramës për të hedhur në gjyq kryeministrin e Kosovës ishte për të defaktorizuar Kosovën në proces negociatash.

“Si shitet ndeshja e futbollit? Ti mendon se ai lojtari u nxeh aty? Ai ka shitur lojën. Rama ka shitur lojën për llogari të shqiptarëve. Unë i di të gjitha dhe i kam të dokumentuar. Dhe pas 25 prillit do të shkoj në Parlament, se ky tani nuk është Parlament, dhe do t’i sqaroj të gjitha.

Dy gjëra do të them unë: E para si mundet në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Shqipërisë të thotë se pas disa vitesh do të ketë një President të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Çfarë do të thotë kjo? Që Kosova nuk do të jetë shtet, nuk duhet të njihet, sepse një ditë kjo do të aneksohet me Shqipërinë?

E dyta, çfarë do të thotë që kryeministri i Shqipërisë të hedhë në gjyq kryeministrin e Kosovës? Pse e bën këtë? Për të krijuar idenë se çfarë janë këto shqiptarët. E hedh në gjyq, se merr një porosi për ta hedhur në gjyq dhe për defaktorizuar Kosovën në proces negociatash, dhe më pas tërhiqet. Pse? Se po të shkonte në gjyq, ai tjetri do të tregonte se ka kërkuar ndarjen e Kosovës”, deklaroi Presidenti. 

MË TEPËR

Kioske17 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar17 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore17 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix17 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix17 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar18 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix18 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix18 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix18 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook