Lidhu me ne

Radar

‘E bukur dhe tmerrësisht e zgjuar’, mediat greke për Klodiana Çelon: Jeta e artistes shqiptare që u diplomua në Tiranë dhe plagosi mjekun grek për kujdestarinë e vajzës

‘E bukur dhe tmerrësisht e zgjuar’, mediat greke për Klodiana Çelon: Jeta e artistes shqiptare që u diplomua në Tiranë dhe plagosi mjekun grek për kujdestarinë e vajzës

Rreth 14 vite më parë, Klodiana Çelo u njoh me mjekun grek, babain e vajzës së saj, në një restorant luksoz në Athinë. Mediat greke ‘Protothema’, shkruan se në atë kohë, mjeku po darkonte bashkë me disa kolegë dhe një grup avokatësh, të cilët flisnin me zë të ulët e po shijonin verën. Sot ai po lufton me jetën në spital, pasi u plagos nga ish-partnerja e tij për kujdestarinë e vajzës së tyre 13-vjeçare. Ata që e njohin artisten 49-vjeçare, flasin për një grua ‘merimangë’, e bukur dhe tmerrësisht e zgjuar, e cila krijonte njohje mes qarqeve me lidhje të forta dhe shoqërohej me burra me pozitë të mirë financiare që i siguronin asaj një jetë luksoze. Mirëpo, siç pohojnë të njëjtët, “ajo kishte një të metë të madhe”. Ajo këmbngulte se kishte armiq kudo, dhe krijonte kërcënime që nuk ekzistonin. Këto fiksime e kanë dërguar atë dy herë një një spital psikiatrik. Çelo ka paditur dhjetëra njerëz, nga avokatët e saj, te nëna dhe motra e saj.

Klodiana Çelo kishte pasur premisa për të qenë një artiste e madhe. Ajo ishte diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë. Emigroi drejt Greqisë në moshë të re, ku mori pjesë fillimisht në disa ekspozita pikture. Tashmë ajo kishte edhe pasaportë greke. Me një pamje mbresëlënëse dhe e mbështjellë nën petkun e artistes, shqiptarja përdori disa avokatë për t’u futur në ambientet ku qëndronin shoqëritë më të larta të Athinës. Kështu arriti të njihej me okulistin grek Georgis Neos në fund të vitit 2007.

Pas takimit që patën në restorant, pasuan disa takime të tjera dhe vizita në ekspozita pikture. Romanca e tyre e fshehtë zgjati për gati 2 vite. Shumë pak e dinin që mjeku dhe shqiptarja kishin një lidhje e cila disa vite më vonë pati fund dramatik. Pasi e plagosi me armë zjarri ajo e akuzoi atë se donte t’i merrte paratë dhe t’i rrëmbente fëmijën. Lindja e vajzës Melina, në vitin 2009, solli edhe krizën mes çiftit. Okulisti fillimisht nuk e besoi se vajza ishte e tij dhe bëri testin e ADN-së.

Më vonë okulisti pranoi atësinë e fëmijës dhe nisi t’i jepte Klodianës shuma deri në 4000 euro. Familja e tij dhe në veçanti gruaja e tij angleze me të cilën ishte takuar që kur ishte student në Mbretërinë e Bashkuar e pranuan situatën. Klodiana Çelo fillimisht e pranoi këtë “kontratë” pasi me paratë që merrte  nga mjeku grek siguronte një jetë luksoze duke shkuar në palestra të shtrenjta dhe duke veshur markat firmato. Pas disa episodesh përplasje me gruan e mjekut grek, në 2016, Klodiana Çelo humbi kujdestarinë e fëmijës.

Sipas ‘Protothema’ ajo kishte rrëmbyer vajzën të cilën e kishte fshehur në Kefaloni. Një vend i njohur për të, pasi një dekadë më parë kishte qenë e martuar me një marinar dhe i njihte mirë strehat. Megjithatë skenari i saj dështoi, pasi fëmija përfundoi në spitalin e Patrës nga tronditja që pësoi nga rrëmbimi. Pas disa vitesh përpjekje për të fituar kujdestarinë, shqiptarja kishte përfunduar edhe në spital psikiatrik. Pak ditë më parë ajo plagosi me 4 plumba mjekun grek, i cili ndodhet në spital, por në gjendje të stabilizuar.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook