Lidhu me ne

Radar

“Mirel Mertiri në panik, i kërkon bankave të mos japin informacion”, Belind Këlliçi: Hetimin për inceneratorët nuk e pengon dot askush, përndryshe përballen me pasojat

Deputeti demokrat, Belind Këllici ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur hetimin e inceneratorëve, për të cilin opozita ka ngritur dhe Komisionin Hetimor.

“Bosi i inceneratorëve në panik. I kërkon bankave të mos japin informacion, por Komisioni Hetimor, në zbatim të ligjit, ka akses kudo!

Frika që ka kapluar Mirel Mërtirin dhe ortakët e tij në politikë, biznes dhe media, i shtyn drejt absurdit, sic është kërkesa e paligjshme drejtuar bankave për të refuzuar dhënien e informacionit komisionit hetimor për incineratorët. Por, për fatin e mirë të interesit publik dhe fatkeqësisht për bosat e incineratorëve, ligji është shumë i qartë në këtë pikë.”-shkruan Këllici.

https://www.facebook.com/BelindKellici.Official/posts/448506653302877

Postimi i plote: 

Bosi i inceneratorëve në panik. I kërkon bankave të mos japin informacion, por Komisioni Hetimor, në zbatim të ligjit, ka akses kudo!

Frika që ka kapluar Mirel Mërtirin dhe ortakët e tij në politikë, biznes dhe media, i shtyn drejt absurdit, sic është kërkesa e paligjshme drejtuar bankave për të refuzuar dhënien e informacionit komisionit hetimor për incineratorët. Por, për fatin e mirë të interesit publik dhe fatkeqësisht për bosat e incineratorëve, ligji është shumë i qartë në këtë pikë.

Komisioni Hetimor, sa i përket hetimeve, gëzon të njëjtat kompetenca që Kodi i Procedurës Penale i njeh organit të prokurorisë, me përjashtim të marrjes së personave si të pandehur dhe ngritjes së akuzës penale (neni 4, pika 2 e ligjit). A mund të mendohet në një shtet të së drejtës që një kompani private, sic janë bankat, të pengojë veprimtarinë hetimore të prokurorisë?!

Çdo anëtar, pa përjashtim, gëzon të drejtën për të kërkuar hetime ose marrje provash, pa iu nënshtruar votimit (neni 13, pika 4 e ligjit). Me prova kuptohet cdo e dhënë, dëshmi, dokument apo fakt që shërben për nxjerrjen e konkluzioneve të hetimit (neni 2, pika 4 e ligjit). Të dhënat që kërkohen nga komisioni mund të jenë informacione zyrtare dhe jozyrtare (neni 15, pika 1 e ligjit) dhe organet që i disponojnë këto të dhëna dhe dokumente janë të detyruara t’ia përcjellin zyrtarisht komisionit, sipas kërkesës së tij (neni 17, pika 2 e ligjit). Dhënia e informacioneve dhe dokumenteve zyrtare përbën pra, një detyrim ligjor të qartë dhe nuk varet aspak nga vullneti apo dëshira e kujtdo qoftë. E kundërta, do të rrëzonte vete konceptin e komisionit hetimor.

Madje, komisioni mund të administrojë edhe të dhëna që përbëjnë sekret shtetëror, me detyrimin që këto të dhëna të ruhen sipas ligjit (neni 17, pika 3 e ligjit). A mund të mendohet pra, që një organi që ka të drejtë të administrojë sekrete shtetërore t’i mohohet e drejta për të marrë informacione dhe dokumente nga bankat e nivelit të dytë?!

Ne e kuptojmë hallin e madh që ka zënë Mirel Mërtirin dhe ortakët e tij, por kjo nuk ka pikë rëndësie për interesin publik, avokatët e të cilit jemi mandatuar të jemi. Ajo që ka rëndësi për ne është zbardhja e së vërtetës deri në fund për vjedhjen më të madhe në 31 vite, prandaj i bëjmë thirrje kujtdo që të refuzojë bashkëpunimin me mafien e incineratorëve dhe t’i bindet ligjit dhe vetëm ligjit. Në rast të kundërt, do të përballet me pasojat e tij.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix18 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix19 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix19 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix19 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook