Lidhu me ne

Kryesore

Tjetër padi për inceneratorët, Kryemadhi: 24 kompani të përfshira në evazion fiskal, dy pensionistë blenë biznese 30 mln $

Tjetër padi për inceneratorët, Kryemadhi: 24 kompani të

Një padi shtesë është bërë gati për t’iu dorëzuar SPAK-ut lidhur me aferën e inceneratorëve.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi sot në një bashkëbisedim me gazetarët se bëhet fjalë për dokumente të faktuara që do të ndihmojnë SPAK-un në zbardhjen e aferës për inceneratorin e Tiranës.

“Sot jam këtu për të ndihmuar SPAK , kam bërë gati shtesë padie për të informuar me dokumente të reja autentike e të faktuara që ndihmojnë SPAK për inceneratorin e Tiranës, llokma më e madhe e kësaj afere korruptive që nuk është e vetmja, por është rasti më flagrant kur qeveria e Kryeministri janë kapur me presh në dorë”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se nga auditimi i kryer nga LSI rezulton se Klodian Zoto kreu 30 milionë dollarë evazion fiskal. Sipas Kryemadhit, janë 24 kompani që në bashkëveprim me njëra-tjetrën kanë kryer evazione fiskale.

Teksa dha detaje nga gjetjet e auditimit Kryemadhi tha se një çift bashkëshortësh 94-85 vjeçarë kanë blerë biznese 30 milionë dollarë.

“Në auditimin që ne bëmë rezulton që Klodian Zoto ka kryer 30 mln dollarë evazion fiskal fiktive. Nga ana tjetër të gjitha biletat e avionit që në periudhë pandemie kishte kryer udhëtime jashtë shtetit, ndërkohë që në qiellin shqiptar nuk kishte asnjë avion.

Janë 24 kompani që kanë bërë bashkëveprim financiar shit-blerje blerje me kompanitë e inceneratorëve. Për të 24 kompanitë do të informojmë prokurorinë në mënyrë që ata të mos bëjnë asgjë tjetër, por vetëm të verifikojnë. Të verifikojnë edhe këta 94-95 vjeçarët që kanë blerë biznese 30 milionë dollarë Ajo që kemi kuptuar është që në total evazioni fiskal është 189 mln dollarë”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi shtoi më tej se “Frutat janë shkëmbyer në inerte. Ushqimet, vaji, sheqeri, janë kthyer në asfalt dhe uji i pijshëm në beton. Pjesa më e madhe e këtyre kompanive, për arsye se me këto kompani unë do tregohem pak diskrete sepse do çohen në SPAK”.

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

Denoncimi i Berishës: Si iu dhanë kompanisë offshore 1.5 mln metër katrorë për portin e Durrësit

“Rama dhe bashkëvjedhësit e tij duan të fshehin paratë në parajsa fiskale”, denoncimi i Berishës: Si iu dhanë kompanisë offshore...

Mix4 orë më herët

Disa kuriozitete që mund të mos i keni ditur rreth dashurisë

A e dini se dashuria është vërtet e “verbër”? Dhe se burrat kanë më shumë të ngjarë të thonë “Të...

Mix4 orë më herët

3 shenjat e Horoskopit që janë dominante në një lidhje dashurie

Gjëja më e rëndësishme në një lidhje të sukseshme është gjetja e partneri që ju përshtatet. Dhe kur flasim për...

Mix4 orë më herët

Cilat fruta kanë pak sheqer?

Frutat përmbajnë dy lloje sheqeri: fruktozë dhe glukozë. Pra, cilat fruta kanë pak sheqer? Frutat janë një mënyrë e shëndetshme për...

Mix4 orë më herët

Kur është koha për një njohje të re pas ndarjes?

Cili është momenti më i mirë për një njohje të re pas ndarjes? Ndarjet rrallëherë janë të lehta dhe shpesh...

Mix4 orë më herët

Aknet në fytyrë, dermatologu zbulon 5 gabimet që bëjmë të gjithë

Aknet në fytyrë, dermatologu zbulon 5 gabimet që bëjmë të gjithë Aknet janë një sëmundje e lëkurës që prek shumë...

Mix4 orë më herët

Cilët janë çiftet perfekte sipas Horoskopit ?

Të lindur për njëri-tjetrin, këto janë çiftet perfekte sipas Horoskopit Disa çifte duken të papajtueshme në pamje të parë, por...

Mix4 orë më herët

Sa para na duhen për të qenë të lumtur?

Sa para na duhen për të qenë të lumtur? Ideja se “paratë nuk mund ta blenë dot lumturinë”, ka dominuar...

Mix14 orë më herët

Çfarë duhet të dini për sëmundjet e veshkave?

Sëmundja renale në fazën përfundimtare, e quajtur edhe sëmundja e veshkave në fazën përfundimtare ose dështimi i veshkave, ndodh kur...

Mix14 orë më herët

Nga se shkaktohet zbokthi dhe cilën shampo duhet të përdorni?

Zbokthi është një gjendje e zakonshme që bën që lëkura e kokës të bjerë. Nuk është ngjitëse apo serioze. Por...

Facebook