Lidhu me ne

Radar

Lulzim Basha thërret Kuvendin e ndarjes së PD

Lulzim Basha thërret Kuvendin e ndarjes së PD

Alfred Lela

Thirrja e Kuvendit Kombëtar një javë pas atij të Sali Berishës e bën Lulzim Bashën të duket si ai që shkon vonë në orën e historisë. Edhe pse e fut në proces, duke e nxjerrë nga të folurit vetmevete apo me Gaz Bardhin, sërish vendimi ngjan i vonuar dhe mimikëri e lëvizjeve të Sali Berishës.

Politikisht, lëvizja do të thotë diçka vetëm për aksesin në qerthullin e zhurmës mediatike, por asgjë sa i takon kthjelltësisë strategjike. Basha nuk bën gjë tjetër, duke shpallur Kuvendin, veçse i jep rast dhe kohë kundërshtarit të tij që të përgatisë edhe një lëvizje më shumë, dhe ta ketë gati për në 11 dhjetor dhe për çdo ditë tjetër deri më 18 të muajit.  

Sidoqë të shkojë më datë 18, Kuvendi i Berishës më 11 do ta ketë djegur llambën e efektit të herës së parë, do ta ketë krijuar spinin për javën që vjen, do ta ketë inkurajuar një pjesë ta bazës demokrate dhe shkurajuar pjesën tjetër.

Hiq rastin kur Lulzim Basha beson, dhe ka informacion, se 4200 firmat e Berishës NUK janë faktike dhe Kuvendi Kombëtar demokrat është besnik i tij dhe askujt tjetër. Nëse kryetari i PD nuk e ka këtë siguri me vete, edhe në rastin më të mirë, atë të të paturit të 3 mijë delegatëve, do ta bëjë të duket si aksioner i pakicës në Partinë Demokratike. Ose do ta bëjë të bjerë në kurthin e manipulimit duke e mbushur sallën me jo-delegatë. Nëse Berisha i certifikon publikisht të tijtë më 11 dhjetor, ata 4200 delegatë duhen hequr nga çdo numërim dhe artimetikë politike. Ashtu siç, sipas Heraklitit, nuk mund të kalojmë dy herë në breg të të njëjtit lumë, as fitorja nuk kalon dy herë mbi të njëjtit trupa delegatësh.

Hiq rastin e një vendimi politik kategorik: ndarjen e Partisë Demokratike.

Kjo, në fakt, mund të jetë lëvizja e fundit dhe e vetme e Bashës për t’i lejuar Berishës të jetë në lojën politike, por duke i marrë prodhimin e tij politik, PD-në. Në kësi rasti Basha mban vulën, partinë, simbolet, një pjesë të grupit parlamentar dhe fillon marshimin, së pari drejt mëvetësisë së tij politike dhe konturimit të një PD-je të re. Në mos anti-berishiste të paktën jo berishiane.

Një PD që ndahet nga e shkuara e vet, duke mbajtur këtu parasysh jo vetëm llumin, por edhe kremin e tranzicionit, dhe skajohet sipas konturve të Republikës së re. Bashës i mbetet kështu një pjesë, por është të paktën pjesa që mund të kontrollojë dhe të rrisë vetë. Kjo i zgjat gjithashtu jetën si kryetar. Nëse do marrim zyrtarisht 18 dhjetorin si ditë rithemelimi, i bie që Basha ta fillojë nga kjo datë edhe jetën si kryetar i partisë së re. Për të qenë i ndershëm me veten, të paktën në një parti që është e tija, ai duhet të kërkojë të rivotohet.

Nëse nuk është ky plani, çdo plan tjetër, që ka si platformë përplasjen permanente me Sali Berishën do ta mbajë PD-në peng të një beteje që nuk mbaron kurrë. Këtë Berisha e di dhe Basha duhet ta ketë kuptuar. Për këtë ka vendosur, më në fund, t’i japë betejë Sali Berishës. Është e saktë që Doktori mund të njihet vetëm si kundërshtar, por është edhe më e vërtetë se, atë duhet ta bësh kundërshtar deri në fund.

Deri më sot kundërshtimet ndaj tij kanë qenë të tipit ‘nuk i dal në betejë se kam frikë se e sikletos”. Punë kalamajsh domethënë.

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix3 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi16 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi16 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix16 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix16 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske17 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook