Lidhu me ne

Radar

Inceneratorët/ PD publikon dokumentin:Stella Gugallja i dhuroi një Range Rover gruas së Ben Blushit

Inceneratorët/ PD publikon dokumentin:Stella Gugallja i dhuroi një

Partia Demokratike ka bërë sot një tjetër denoncim sa i përket afera e inceneratorëve.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi në një deklaratë për mediat publikon një dokument që sipas tij Stella Gugallja, pronare e Albtek energy i ka dhuruar një Range Rover të bardhë, gruas se ish drejtorit të Top Media, Ben Blushi.

Kjo ka bërë sipas Malltezit që ekrani i një prej televizioneve më të mëdha në vend të heshtë.

Deklarata e plotë:

Sot do t’ju dëshmojmë me dokumente të cilat provojnë, në mënyrë të padiskutueshme se, në aferën e inceneratorëve, është përfshirë, përdorur dhe blerë, media dhe drejtues të saj.

Kjo është arsyeja se pse mediat, nga më të voglat deri te më të mëdhatë, kanë heshtur kur është folur nga opozita për inceneratorët, nuk kanë organizuar debate ose panele, për këtë vjedhje të shekullit, që kap 430 milionë euro.

Në këtë shumë stratosferike ka patur thela, jo të vogla, po të gjykosh nga heshtja për drejtorë të mëdhenj, me libra apo pa shkollë, të cilët janë kavërdisur në tiganin plot të vjedhjes qeveritare.

Jo vetëm drejtorët, por edhe gratë e tyre, të cilat kanë udhëtuarsi zonja në makina luksoze të ofruara pa teklif nga grabitqarët e parave publike.

Dokumenti që po shfaqim sot dëshmon se si Stella Gugallja, pronare e Albtek energy i ka dhuruar një Range Rover të bardhë, gruas se ish kryetarit të Libra, ish deputetit socialist, dhe ish drejtorit të Top Media, Ben Blushi.

Ky ka qenë kali i bardhë në pajën që Blushët kanë marrë nga banda e inceneratorëve.

Në vijim do të japim prova të tjera, që e kanë shtyrë Blushin e Ramës që të mbyllë sytë, gojën dhe ekranin e një prej televizioneve më të mëdha në vend.

Inceneratorët/ PD publikon dokumentin:Stella Gugallja i dhuroi një

Pyetjet në vijim, besoj se i bën gjithë secili prej jush kur sheh këtë dokument:

1.      A kanë shkuar paratë publike të shqiptarëve te gazetarët dhe mediat që të mbronin mega-aferën korruptive të inceneratorëve? 

2.      A ka gazetarë me kontrata, fiktive ose jo, me pronarët e inceneratorëve, përfshirë ata në kërkim ose Edi Ramën?

3.      A ka marrë dhurata të tjera Blushi nga bosët e inceneratorëve?

4.      A janë në biznes së bashku apo ka qenë një dhuratë ‘shoqërore’

5.      A ka ndikuar kjo dhuratë në trajtimin që media e drejtuar Blushit i ka bërë mafias së plehrave?

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix5 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix5 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix5 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix5 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix5 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook