Lidhu me ne

Radar

Zbutet Yuri Kim: Ju jeni partnerët tanë pavarësisht se ç’mund të ndodhë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka marrë pjesë në ekspozitën “Në emër të Amerikës”. Gjatë fjalës së saj diplomatja vuri theksin te raporti i ngushtë mes dy vendeve, teksa këtë vit u shënua edhe 30-vjetori i rivendosjes së këtyre marrëdhënieve.

Teksa u ndal tek periudha e diktaturës që vendi u izolua dhe SHBA mbylli ambasadën në vendin tonë, Kim theksoi se pavarësisht se ç’mund të ndodhë Shqipëria është partner i palëkundër.

“Sikurse ju e dini i historia mes SHBA dhe Shqipërisë është unike. Besoj se të gjithë jeni në dijeni për kohën e vështirë   detyruan ambasadën tonë të mbyllej dhe popullin shqiptar të izolohej. Ky vit shënoi edhe 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Besoj se të gjithë jeni në dijeni për fillimin e marrëdhënieve. Në kohën kur po binte Perandoria Otomane shtetet donin ta ndanin Shqipërinë mes veti. Që në fakt ndihem krenare që ishte presidenti ynë Ëillson që tha jo se Shqipëria është komb që meriton të jetë e pavarur. SHBA nuk janë lëkundur kurrë nga ajo pozitë. Ju je i partnerët tanë. Pavarësisht se çfarë mund të ndodhe brenda apo jashtë Shqipërisë kjo pozitë nuk ka për të ndryshuar. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore një mision vëzhguesish erdhën në Tiranë për të rifilluar marrëdhëniet diplomatike. Por qeveria komuniste i sulmoi ata dhe u larguan në nëntor të vitit 1946.

Diktatura komuniste filloi të ushtronte kontrollin e saj duke mbyllur kufijtë dhe ndërtuar bunkerë të panevojshëm për të luftuar armikun imagjinar. Ky është edhe thelbi i kësaj ekspozite të sotme. Komunistet donin ta mbyllnin vendin fizikisht dhe shpirtërisht. Me qindra persona filluan të persekutoheshin, me persona që kishin parë se çfarë ishte bota jashtë. Muajin e kaluar pata mundësinë të shihja burgun e Spaçit. Është historia edhe e dinjitetit dhe qëndresës. Është e rëndësishme të theksojmë se kjo është histori e gjatë. Ju mund të jeni persona që jeni prekur nga ajo periudhë. Prandaj është e rëndësishme të kujtojmë të gjithë këta njerëz, tmerret që kanë kaluar, që patën guximin ta rrezikonin jetën. Demokracia mund të mos jetë e përsosur, por ajo është blerë përmes gjakut dhe djersës. Është një gjë e çmuar dhe duhet ta mbrojmë. Jam e kënaqur që ndodhem këtu,” u shpreh Kim.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook