Lidhu me ne

Mix

Kia Sportage 2021


Versioni Europian na pëlqen më shumë

Kia Sportage Eu 2021 04a
Kia Sportage Eu 2021 05

Para disa kohësh kemi sjellë risitë e modelit të ri të Suv-it korean të suksesshëm, Kia Sportage. Tashmë, zyrtarisht në gjeneratën e pestë, Kia Sportage, debuton me versionin europian, i cili do të jetë i pranishëm edhe në vendin tonë.

Diferenca e parë dhe kryesorja me versionin e përtej oqeanit qëndron në përmasa. Kia Sportage i ri është i gjatë 4.51 metra (15 cm më i shkurtër se versioni amerikan) ka të njëjtën gjerësi, 1.86 m dhe është 2 cm më i ulët, 1.64 m. Logjikshëm reduktohet edhe kapaciteti i bagazhit, i cili ruan gjithsesi një vëllim thuajse rekord për kategorinë me plot 591 litra. Ndryshimi i distancës ndërmjet akseve, 2,68 metra kundrejt 2,75 metrave të versionit Amerikan nuk duhet të preokupojnë teorikisht, por do ta ruajmë këtë pikë për ta gjykuar nga afër kur modeli i ri të debutojë në konçesionar.

Me fjalë të tjera, modeli i ri është një rinovim i natyrshëm i modelit të mëparshëm, duke ruajtur përmasat e një Suv-i mesatar, në të njëjtën familje me Hyundai Tucson, Ford Kuga, Opel Grandland X apo Mazda CX-5.

Design-i i Sportage-t të ri është modern dhe me karakter. Duhet të pohojmë se në përmasat e reja na pëlqen më shumë se versioni “i gjatë”, duket thjesh më i goditur. Edhe koncepti i design-it të ri, “Opposites United” (bashkimi i të kundërtave), arrin të shprehet më qartë dhe në mënyrë më të plotë.

Nëse Kia mendon se Sportage i ri është “Bold for nature” (në shqip “guximtar i lindur”), në këtë version na duket me vend ky pohim.

Modern dhe i rinovuar Kia Sportage i ri duket qartë edhe nga brenda. Kruskoti është i dominuar në mbi 2/3 e tij nga një ekran i madh Led i harkuar me orientim të lehtë drejt shoferit. Në fakt saktësisht në këtë hapësire ekranet janë dy. Mbi bllokun e timonit përpara shoferit gjendet kuadri 100% dixhital dhe djathtas tij është i vendosur ekrani me funksionet infotainment me përmasa 12,3″, natyrisht ky i fundit me prekje. Poshte tij gjenden komandat e klimatizatorit dhe më poshtë, në ndarësen midis shoferit dhe pasagjerit, gjejmë një bllok komandash të vendosura horizontalisht ku zhdukja e levës së marshave është elementi që bie më shumë në sy. Nëse ju pëlqen ose jo ky fakt gjykojeni vetë, por përpara se të flisni, kujtoni çfarë keni thënë kur levën e marshit e zhduku Land Rover apo edhe Volkswagen.

Teknologjia këtu ofron përditësime të aplikacioneve njësoj si të ishte një celular ndërsa aplikacioni Kia Connect sinkronizon kalendarin me celularin dhe ofron monitorimin e vendndodhjes së makinës në çdo moment. Karikimi wireles i celularit është wireles por me karikim të shpejtë, pasi kapaciteti i karikimit është 15W.

Sportage i ri do të jetë i disponueshëm me motorizime benzine, diesel dhe hibride (full dhe plug-in), sërish në mënyrë të ngjashme me Hyundai Tucson-in e ri.

Benzina do të ketë dy njësi, të dyja me 4 cilindra 1.600 kubikë T-GDI me fuqi 150 dhe 180 kuaj, kambio automatike me shtatë marsha dhe dopio freksion. Motorizimi i naftës duket se varet i gjithi (për momentin) tek njësia e vetme 1.6 CRDI me 136 kuaj fuqi, i njëjtë me atë të gjeneratës së fundit, por nga eksperienca, i fuqishëm sa duhet dhe elastik. Ndërkohë që në Europë lufta antindotje mund të pengojë njësinë me naftë 2.000 kubikë, në vendin tonë kjo mund edhe të vijë së ardhmi.

Interesante këtu janë njësitë e reja full hybrid dhe hybrid plug-in. Në rastin e parë, njësia full hybrid do të bazohet në motorizimin me benzinë dhe 180 kuaj, që me ndihmesën elektrike me fuqi 44 kW do të ketë një fuqi totale prej 230 kuajsh fuqi. Kjo rritet në kuotën 265 kuaj fuqi në rastin e versionit hibrid “plug-in” që karikohet nga priza dhe ndihmohet nga një njësi elektrike me fuqi 67 kW.

Nga ana e guidës, Sportage i ri vjen me një program të dedikuar në të cilin mund të zgjidhni midis  ComfortEcoSportSmart dhe Terrain Mode, kjo e fundit natyrisht për ecjen jashtë asfaltit dhe që mundëson tërheqjen ideale në borë, gjol dhe rërë.

Tërheqja 4×4 është e llojit “on demand”. Kjo domethënë që tërheqja është normalisht përpara dhe nqs nevojitet aktivizohet edhe në aksin e pasëm. Për modelet me ndihmesë elektrike, ofrohet programi i guidës, E-Handling, që sipas Kia-s përmirëson performancën e makinës në çdo aspekt.

Sistemet Adas të Sportage-t të ri bazohen në paketën e rinovuar DriveWise. Këtu parashikohen sisteme që të mbrojnë në rast të përplasjeve ballore, që ulin rrezikun e përplasjes në hyrjen në një kryqëzim, cruise control aktiv me ruajte të korsisë dhe përshtatje të shpejtësisë sipas tabelave rrugore, ndihmesë në evitimin e përplasjeve anësore e shumë sisteme të tjera.

Presim së shpejti Kia Spoortage-n e ri në Mektrin Motors, zyrtarisht distributori zyrtar i prodhuesit korean për vendin tonë, për një analizë më të detajuar nga afër dhe për një test drive të detajuar.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix22 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix22 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix22 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix22 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix22 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix22 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix22 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix22 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar22 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook