Lidhu me ne

Temporal

Analizë/ Pse bëhen udhëheqës burrat mediokër?!


Nga Oliver Burkeman

Përse kaq shumë burra të paaftë bëhen udhëheqës? Kjo pyetje, e përdorur nga psikologu Tomas Shamorro-Premuzik, si titulli i librit të tij të ri “Pse bëjnë kaq shumë burra të paaftë, bëhen udhëheqës? – duket provokativ (dhe pikërisht për këtë arsye autori me siguri që do të akuzohet se dëshiron vetëm të tregojë ndjenjat e tij).

Por pyetja është më e thellë, nga sa mund ta mendoni. Sigurisht, njëra nga përgjigjet është seksizmi. Por duhet të ketë më shumë se sa kaq. Askush nuk dyshon se ka burra kompetentë, dhe me sa duket në një numër të mjaftueshëm, për të udhëhequr qeveritë dhe korporatat botërore. Por nëse bota është shumë seksiste, pse nuk janë pikërisht burrat më të aftë në krye?

Në shumicën e fushave të jetës, seksizmi e ul nivelin e kompetencës që kërkohet nga burrat, për të pasur sukses. Por gjithësesi, sërish do të pritej që të talentuarit të çanin më lehtë përpara, se sa budallenjtë. Në vend të kësaj, shikoni se ç’ndodh përreth.

Nga libri i Shamorro-Premuzhi, rezulton se në këtë fenomen kontribuojnë dy elementë të dallueshëm. I pri është seksizmi; i dyti një vështirësi e përgjithshme në zgjedhjen e udhëheqësve kompetentë, të të dyja gjinive, krahasuar me të paaftët.

Ne zakonisht mendojmë se tipare të tilla si besimi i tepruar dhe egocentrizmi, janë shenja të aftësive të mëdha, edhe nëse ato janë në fakt një shenjë e diçkaje negative. Ato duhet “të shihen si një sinjal paralajmërues”, dhe ndërkohë na inkurajojnë të themi:”Çfarë personi karizmatik! Ndoshta ka stofin një udhëheqësi!”.

Burrat arrijnë në shkallët më të larta të karrierës, sepse është më e mundshme, që këto tipare

të shfaqen tek ata. Gjithashtu, studimet tregojnë se gratë gjykohen më tepër, kur tregojnë besim tek vetja. Por elementi më i jashtëzakonshëm i kësaj çështje, është që edhe një zyrë personeli që nuk është seksiste, do të përfundojë duke promovuar një numër disproporcionalisht të lartë të burrave mediokër, të paktën derisa ata do të vazhdojnë ta konsiderojnë guximin dhe vetëvlerësimin si dëshmi të talentit (libri i eksploron më thellë këto tipare, si inteligjenca emocionale, qetësia, elasticiteti dhe vetëdija, të cilat në fund të fundit flasin për një udhëheqës efikas).

Kjo mënyrë për t’i parë gjërat, na shtyn ndërkohë të lëmë mënjanë, të paktën për momentin debatin e pafundëm mbi kontrastin ndërmjet talentit natyror dhe atij të kultivuar, dhe se çfarë

roli ka gjenetika, duke supozuar se ka një të tillë, në faktin se ka më shumë burrat se sa gra që lëvizin drejt karrierave dhe vendeve të caktuara të punës.

Cilado qoftë ideja juaj në këtë drejtim, sigurisht që në fund do të preferoni njerëzit kompetentë, ndaj atyre që janë të paaftë. Ne të gjithë mund të jemi dakord që udhëheqësit duhet të zgjidhen, bazuar në aftësinë e tyre reale menaxheriale. Dhe arsyetimi i Shamorro-Premuzik, nënkupton që nëse mund të sillemi më shpesh në këtë mënyrë, do të ketë akoma më shumë gra që do të mbajnë poste të rëndësishme, si dhe burra më kompetentë, që sot tejkalohen në garë nga tipat narcistikë.

E gjitha kjo e thekson problemin e këshillave që u jepen grave, të tilla si determinizmi, ambicia dhe promovimi i aftësive të tyre, për të kapërcyer paragjykimet në vendin e punës dhe për të përparuar në nivelet drejtuese:ato rrezikojnë të jenë për gratë një nxitje për të imituar pikërisht karakteristikat jofunksionale të atyre burrave, që rezultojnë të jenë udhëheqësit më të këqij.

Ndoshta mund të jetë një lloj përparimi, zëvendësimi i gjysmës së drejtuesve të keqij meshkuj në biznes, me sa më shumë gra të këqija si drejtuese. Por me siguri gjëja më e mirë, do të ishte zëvendësimi i të gjithë personave të paaftë me njerëz plot vlera:një ndryshim, që do të përfshinte promovimin e një numri shumë më të lartë grash. Veçse, mos prisni që këtë revolucion ta drejtojë brezi ynë aktual i liderëve.

“The Guardian”

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar15 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore22 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix23 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi2 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi2 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix2 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix2 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook