Lidhu me ne

Mix

Pse shqiptarët vuajnë më shumë nga tensioni i lartë, kujdesi që duhet të tregoni

Pse shqiptarët vuajnë më shumë nga tensioni i lartë,

Sëmundja prej të cilës vuajnë më shumë shqiptarët është Hipertensioni, i njohur ndryshe si tensioni i lartë i gjakut.

Sipas të dhënave zyrtare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, të cilave i referohet AgroWeb.org, tensioni i lartë i lartë i gjakut që futet tek sëmundjet kardiovaskulare bashkë me diabetin janë dy sëmundjet prej të cilave shqiptarët vuajnë më shumë.

Referuar të njëjtave të dhënave, në listën e barnave të rimbursueshme, hipertensioni është sëmundja që rimbursohet më shumë për shqiptarët.

Konkretisht, janë rreth 250 mijë pacientë që rimbursohen për barnat që marrin për tensionin e lartë, e më pas vjen sëmundja e diabetit me rreth 70 mijë persona që rezultojnë në listën e barnave të rimbursueshme për diabetin.

Por të dhëna të tjera, të cilat i kemi siguruar nga OWD (Our World In Data), Institutit Kërkimor dhe Studimor mbi Të Dhënat Globale tregojnë shifra edhe më alarmante mbi të prekurit nga hipertensioni në Shqipëri.

Sipas raportit të OWD rezulton se, probabiliteti i ndarjes nga jeta e një shqiptari nga sëmundjet kardiovaskulare është dyfish më i lartë se mesatarja botërore e vdekjeve. Konkretisht, raporti thekson se për çdo 100 vdekje në Shqipëri, 58, pra më shumë se gjysma shkaktohen nga sëmundjet kardiovaskulare.

Të dhënat bëhen edhe më të frikshme kur nga studimi i parë demografik shëndetësor i kryer nga ISHP-ja evidentohet se 90% e meshkujve shqiptarë vuajnë nga hipertensioni pa e ditur. Kjo e fundit lidhet me mungesën e kujdesit shëndetësor dhe kontrrolleve tek mjeku.

Katër janë faktorët kryesorë që shkaktojnë hipertension, faktori genetik, ku kjo sëmundje mund të jetë e trashëgueshme, stresi dhe mbipesha, faktor që çojnë në probleme me zemrën dhe nxisin rritjen e nivelit të tensionit në gjak, si dhe mënyra e keqe e të ushqyerit, kjo është bazike për nivelin e tensionit në gjak.

Tensioni i lartë trajtohet me medikamente, por së pari duhet të mësoni për ushqimet që e rrisin tensionin.

Nëse dëshironi të shmangni rritjen e tensionit të gjakut, atëherë duhet të jeni dorështrënguar me kripën, të kryeni më shumë aktivitet fizik dhe të ruani një formë të mirë trupore.

Mishi i kuq është i shijshëm por përmban shumë kolesterol dhe dëmton zemrën dhe enët e gjakut.

Një sasi prej 400 gramësh mish i gatuar përmban 254 miligramë kripë dhe 308 miligramë kolesterol.

Salcat e domateve me paketime qelqi ose metalike rrisin tensionin e gjakut.

Një paketim me salcë domate përmban 654 miligramë kripë.

Një filxhan me lakër turshi jo të përgatitur vetë përmban 939 miligramë kripë.

Turshitë e tjera përveç lakrës, si domatet apo kastravecat janë të zhytura në lëng me kripë.

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë nuk duhet të hanë turshi të tilla.

Nëse e teproni me pirjen e alkolit atëherë ju do të rrisni tensionin e gjakut.

Ëmbëlsirat, biskotat me mbushje shumëngjyrëshe që shiten në paketime të bukura janë të mbushura me sheqerna, yndyrna të ngopura dhe kripëra.

Konsumi i pijeve energjike e rrit tensionin sistolik me 6.2 përqind dhe atë diastolik me 6.8 përqind.

 U.S. National Library of Medicine   

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook