Lidhu me ne

Aktualitet

“Lulzim Basha i lig dhe i poshtër”, Kryemadhi e thotë hapur: Agjendat e tij parashkruheshin nga Rama

“Lulzim Basha i lig dhe i poshtër”, Kryemadhi e thotë

Heshtja e saj bëri bujë në media dhe kudo. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ‘theu’ heshtjen vetëm një muaj më parë kur foli për të gjitha zhvillimet në politikën shqiptare e mbi të gjitha, për akuzat dhe përçarjen mes LSI-së dhe demokratëve.

Në një intervistë për ‘NewsBomb.al’, Kryemadhi e ka argumentuar heshtjen dhe mungesën e saj në medie, si një kohë reflektimi dhe vlerësimi për situatën.

“Të mos jesh në sytë e medias nuk do të thotë të jesh zhdukur për njerëzit. Pas 25 prillit u pa qartë se ka ndodhur një masakër zgjedhore. Çdo ditë pasurohet lista e shkeljeve dhe manipulimeve të zgjedhjeve me fakte të reja. Reflektimi i Monika Kryemadhit si kryetare partie, si kandidate për deputete, apo edhe si themeluese e LSI, kërkon kohën e duhur për të vlerësuar situatën në të cilën gjendemi. Një analizë që ka të bëjë me atë që ka ndodhur para dhe pas 25 Prillit, ka të bëjë me vazhdimësinë e demokracisë dhe të Shqipërisë”, ka thënë Kryemadhi.

25 Prilli e la LSI-në me vetëm 4 deputetë. Gara për Kryemadhin nuk shënoi sukses, madje rakordua s’humbja më e madhe e LSI-së. Për këtë, Kryemadhi fajëson ‘skemën kriminale të zgjedhjeve’, që sipas saj në të gjitha rrugët u vodhën votat dhe mandatet nga LSI-ja.

“Na lanë 4 mandate si rezultat i skemës kriminale të grabitjes së mandateve të LSI, ndihmuar edhe nga sistemi i padrejtë zgjedhor. Rakordimet numerike të zgjedhjeve të 25 prillit janë komplet ndryshe; ka të bëjë me tjetërsimin e votës gjatë procesit të numërimit, apo në kualifikimin e votave në të vlefshme dhe të pavlefshme, që përcaktohej me votim nga komisionerët e KZAZ -ve, që ishin 6 Pro votave të pavlefshme të PS dhe vetëm vota e komisionerit të LSI ishte kundër, siç është rasti flagrant i Beratit, apo Durrësit ku jo sipas vullnetit të qytetarëve, por sipas dëshirës së anëtarëve të Kzaz, ka ndodhur grabitja e mandatit të LSI. Në Berat për 35 vota dhe Durrës 55 vota. Tjetërsimi i votave, dukshëm ka çuar në humbjen e të paktën pesë mandateve të LSI, të cilat, nëse do të ishin mbrojtur siç duhet në tavolinë, nuk do t’i kishin kaluar PS. Dua t’iu kujtoj përdorimin e gjithë infrastrukturës shteterore policore, përdorimin me intesitetit të lartë të administratës publike në presion të hapur kundër jo vetëm kandidatëve të LS, por edhe familjarëve të tyre. Ju e dini shumë mirë se 80% e votave të pavlefshme janë të LSI. Nëse do të kishim një proces zgjedhor normal dhe nëse do të kishim të njejtën kohë mediatike të 19 mandateve të 2017-ës, që po ta krahasoni me kohën mediatike të 2021, do të shihni që LSI-së i mungojnë miliona minuta mediatike, miliona radhë në portale të pavarura dhe të varura, të cilat jo vetëm censuruan LSI-në për të prezantuar platformën dhe kandidatët e saj”, është shprehur Kryemadhi.

Kryemadhi flet edhepër një ‘tjetërsim të aksionit opozitar’. Me këtë kryetarja e LSI-së nënktupton se axhendat që nga djegia e mandateve, ndërroheshin rrugës duke hedhur akuza diorekte mbi kryeministrin Edi Rama.

“Që kur morëm vendimin për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale, ishim të vetëdijshëm që presioni do të shtohej. Por, ne nuk mendonim kurrë që lënia përgjysëm e aksionit opozitar nisur nga 16 shkurti 2019, ose tjetërsimi i aksionit opozitar në momente të caktuara, apo nën influenca të jashtme, do të n‘a sillte këtu ku jemi sot, me ndryshimin e sistemit zgjedhor. Që nga djegia e mandateve dhe gjithë aksioni tjetër opozitar, ka pasur tjetër agjendë të miratuar në tryezën e frontit opozitar. Agjendat ndërroheshin gjatë rrugës. Lulzim Basha, shumë e qartë sot edhe më e qartë se kurrë. Ka akoma jetë politike që vazhdon dhe fakte të reja që dalin. Di të them se djegia e mandave dhe bojkoti i zgjedhjeve cënuan demokracinë në Shqipëri dhe i dhanë shancin e mundësinë Edi Ramës të ndërtojë një sistem autokratik. E vërteta është se, fatkeqësisht Shqipëria përfundoi me një opozitë, të cilës i parashkruhej agjenda nga zyra e Kryeministrit”, ka thënë kryetarja e LSI-së.

MË TEPËR

Kioske18 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar18 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore18 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix19 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix19 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar19 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix19 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix19 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix19 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook