Lidhu me ne

Mix

Si të fitoni masë muskulare pa përdorur suplemente

Masa muskulare fitohet nëse bëni një trajtim të duhur dhe nëse ushqeheni me ushqime specifike. Ndodh shpesh që shumica e njerëzve (meshkujt zakonisht), përdorin suplemente shtesë për të fituar masë muskulare. Po, duhet të dini se ekziston mundësia që të fitoni muskuj të fryrë edhe nëse ushqeheni sic duhet pa përdorur suplemente shtesë.

  • Ushqime me kalori të ndryshme
muskuj

Kjo është një pikë telbësore dhe s’duhet të mënjanohet. Nëse qëllimi është të rrisni sa më shumë masën muskulare, atëherë kaloritë që konsumoni, duhet të jenë më të mëdha se shpenzimi i tyre. Nëse nuk merrni kaloritë e nevojshme, pavarësisht proteinave që keni marrë, nuk do të fitoni masë muskulare. Pasi keni marrë kaloritë e nevojshme ditore, që trupi të funksionojë në mënyrë të shëndetshme, atëherë shtoni dhe rreth 500-1000 kalori të tjera që të fitoni masë muskulare.

  • Në këto raste sasia është po aq e rëndësishme sa cilësia e ushqimit që konsumoni

Pasi të dini se sa është numri i kalorive që duhet të merrni, duhet të kujdeseni dhe për cilësinë e ushqimit, në mënyrë që të fitoni muskuj dhe jo dhjamë. Proteinat, karbohidratet, yndyrnat, vitaminat dhe mineralet e marra nga ushqimet janë të gjitha të rëndësishme për të fituar muskuj.

  • Proteina

Proteina cilësohet si “ylli i ndritshëm” kur mendohet për të fituar muskuj. Qumështi, mishi dhe veza janë disa nga ushqimet proteinike që stimulojnë rritjen e muskujve.

  • Karbohidratet

Proteina nuk është e vetmja lëndë ushqyese e nevojshme për ndërtimin e muskujve. Karbohidratet janë të nevojshme për vendosjen e glukogjenit në muskuj. Glukogjeni është një formë e ruajtur e karbohidrateve dhe përdoret si lëndë djegëse në ushtrimet fizike. Është e rëndësishme për të marrë karbohidrate të një cilësie të mirë për të rindërtuar muskujt pas ushtrimeve fizike. Burime mjaft të mira karbohidratesh janë : drithërat (orizi, elbi, gruri), frutat, perimet etj.

  • Yndyrnat

Omega 3 është yndyra më e shëndetshme që ndihmon për të ulur inflamacionin në trup. Ushtrimet fizike mund të rrisin inflamacionin, gjë e cila nuk lejon ndërtimin e muskujve. Prandaj omega 3 mund t’ju ndihmojë që muskujt të shërohen shpejt pas një stërvitjeje intensive dhe të formohen më lehtë. Burime të omega 3 gjenden në : peshq, arra, avokado, fara të ndryshme etj.

  • Vitaminat dhe mineralet

Zinku, vitamina A, C, B dhe hekuri janë disa nga vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme në ndërtimin e muskujve.

  • Kur duhet të hani?

Pas ushtrimeve fizike (palestrës), hani karbohidrate dhe proteina brenda 30-60 minutave, për një restaurim optimal të muskujve. Të gjitha ushqimet duhet të përmbajnë proteina, karbohidrate dhe yndyrna që të këni rezultate të kënaqshme.

Sasia e kalorive që duhet të merrni nga karbohidratet është 45-65%, 20-35% e kalorive duhet të merren nga yndyrnat dhe rreth 35% nga proteinat.

  • Bëni pushim të mjaftueshëm

Stërvitja e sforcuar dhe e përditshme nuk është një alternativë e mirë për të fituar muskuj shpejt. Muskujt rindërtohen pas ushtrimit dhe nëse s’i jepni atyre kohën e mjaftueshme për të pushuar atëherë ka gjasa që masa muskulare të dëmtohet dhe të mos rritet. Bëni gjumë të mjaftueshëm, 8 orë në natë.

  • Uji

Uji është një element mjaft thelbësor në ndërtimin e muskujve. Pasi muskujt janë të përbërë kryesisht nga uji. Pini 8 gota ujë në ditë. Por shtoni sasinë e ujit para dhe pas aktivitetit fizik.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook