Lidhu me ne

Mix

Gonorrea, gjithçka që duhet të dini për këtë infeksion seksualisht të transmetueshëm

Gonorrea është një infeksion bakterial seksualisht i transmetueshëm (SST), i cili shkaktohet nga bakteri Neisseria gonorrhoeae. Ky bakter infekton membranat mukoze të traktit riprodhues, përfshirë qafën e mitrës, mitren, tubat e falopit dhe uretrën tek femrat dhe tek meshkujt. Bakteri mund të infektojë membranat mukoze të gojës, fytit, syve dhe anusit.

Gonorrea është një sëmundje infektive shumë e përhapur, më shumë se 820.000 amerikanë infektohen nga kjo sëmundje çdo vit.

Infeksioni përhapet nga kontakti seksual me një të infektuar, që të transmetohet gonorreja nuk është e nevojshme që të ndodhë medoemos ejakulacioni.  Gonorrea mund të transmetohet nga nëna tek fëmija dhe infeksioni mund të ripërsëritet nëse bini përsëri në kontakt me një person të infektuar.

Simptomat e gonorreas:

  • Mbi 10% e meshkujve dhe 50% e femrave të prekur nga kjo sëmundje nuk kanë simptoma gjenitale kur janë të infektuar.
  • Infeksioni nëse merret në zorrën e trashë ose në fut, zakonisht nuk shkakton asnjë simptomë.
  • Simptomat ndryshojnë nga femrat tek meshkujt:

Simptomat tek femrat:

  • Urinë me ngjyrë të errët dhe me erë të fortë
  • Sasi e madhe sekrecionesh, të cilat mund të jenë me erë
  • Cikël menstrual i çrregullt dhe mensturacione të shumta
  • Djegie gjatë urinimit
  • Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut

Simptomat tek meshkujt:

  • Sekrecione nga pjesa e fundit e organit gjenital
  • Djegie gjatë urinimit
  • Dhimbje në testikuj

Ju duhet të merrni trajtim për gonorre sa më shpejt të jetë e mundur sepse infeksioni mund të japë komplikacione të rënda nëse mbetet i patrajtuar. Gonorrea mund të trajtohet me antibiotikë që jepen në formë tabletash apo injeksionesh.

Nëse jeni të prekur nga ky lloj infeksioni duhet të shmangni çdo lloj kontakti seksual, edhe me prezervativ, derisa partneri të ketë përfunduar trajtimin dhe mos të ketë më simptoma apo shqetësime.

Gonorrea zakonisht nuk shkakton probleme afatgjata nëse trajtohet në kohë. Problemet më serioze mund të lindin nëse infeksioni përhapet në pjesët e tjera të trupit dhe kur nuk trajtohet për një kohë të gjatë. Nëse nuk trajtohet në kohë gonorreja mund të shkaktojë infertilitet dhe shtatëzani ektopike (barrë që ndodh jashtë mitrës). Ndërsa meshkujve mund t’i shkaktojë infeksione të dhimbshme në testikuj dhe infertilitet.

Burimi: Web Medicine

MË TEPËR

Kryesore13 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix13 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix13 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix13 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix13 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix13 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix13 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix19 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix19 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix19 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook