Lidhu me ne

Mix

Obeziteti te meshkujt vonon 1-2 vjet zhvillimin seksual

obezet

Ola Mitre

obezet.jpg 2
obezet

“Mbipesha apo obeziteti në moshën e adoleshencës bën që shenjat e pubertitetit te meshkujt të fillojnë të shfaqen më me vonesë, periudhë e cila mund të variojë nga 1-2 vjet”. Alarmi vjen nga mjeku androlog pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr. 3 në kryeqytet, Evin Dani. Sipas mjekut, kjo vonesë çon edhe në probleme të tjera më të rënda shëndetësore, siç mund të jetë mosdiagnostikimi i patologjive në kohë. Ndërkaq, “efekti” i obezitetit te femrat është krejt i kundërt, pasi sipas andrologut kemi një përshpejtim të shfaqjes së shenjave të pubertitetit. Në këtë intervistë, dhënë për “Gazeta Shqiptare”, mjeku jep disa këshilla për parandalimin e këtyre pasojave.
Doktor, a ndikon mbipesha apo obeziteti në zhvillimin e adoleshentëve?
Dhjamosja, apo siç njihet ndryshe obeziteti, në çdo moshë paraqet në vetvete një problem shëndetësor. Kjo gjendje bëhet akoma problematike si përpara ashtu dhe gjatë zhvillimit të pubertitetit, pasi jo vetëm që ndikon drejtpërdrejt mbi etapat e zhvillimit të tij, por nga ana tjetër mund të vështirësojë vlerësimin e drejtë mbi etapat e zhvillimit të pubertitetit, si tek vajzat, dhe tek djemtë, ndonëse ky adipozitet takohet shpesh në këtë moshë.
Çfarë ndodh me indin dhjamor gjatë pubertitetit?
Përgjithësisht gjatë zhvillimit të pubertitetit ndodhin modifikime të rëndësishme, si në sasi, ashtu edhe në zona të caktuara të trupit, të depozitimit të indit dhjamor. Kështu, tek vajzat indi dhjamor vazhdon të grumbullohet dhe të shtohet deri në moshën 16-vjeçare. Ky ind dhjamor depozitohet kryesisht në pjesën e vitheve, në pjesët e fundit të barkut, pjesën e sipërme të krahut dhe të këmbëve. E kundërta ndodh me djemtë. Me fillimin e pubertitetit tek ata konstatohet që sasia e indit dhjamor fillon të pakësohet dhe në vendin e tij fillon të dalë në pah indi muskular. Pakësimi i indit dhjamor shkon paralelisht me zgjatjen e djalit deri në moshën 18-19 vjeç kur përfundon pubertiteti, me pjekurinë seksuale të djalit.
Më lart thatë që obeziteti vështirëson zhvillimin normal të pubertitetit si te vajzat dhe te djemtë. Çfarë do të thotë kjo më konkretisht?
Tek disa fëmijë të cilët kanë qenë të shëndoshë në moshën e fëmijërisë konstatohet që me rritjen e moshës ata të vazhdojnë të kenë të njëjtën sasi indi dhjamor. Në këtë rast ai është i shtrirë në mënyrë uniforme në të gjithë trupin. Këta fëmijë janë më të ngathët dhe pasivë gjatë aktiviteteve sportive apo në jetën e tyre të përditshme. Në këtë rast themi që dhjamosja ndikon negativisht në zhvillimin e pubertitetit. Kjo, pasi shenjat e pubertitetit fillojnë më me vonesë sesa tek moshatarët e tyre, vonesë kjo që zgjat nga 1-2 vjet. Vonesa shfaqet në moszhvillimin e organeve seksuale, qimeve në mjekër dhe mustaqeve. Në këto raste është e vështirë për të vënë dhe diagnozën për disa patologji, si sindromi adipozo gjenital, që është një patologji e rëndë, e cila çon deri në pamundësi të djalit për riprodhim.
Po te vajzat?
Ndryshe ndodh te vajzat, ku adipoziteti në prag të pubertitetit shkakton zhvillim më të shpejtë të pubertitetit, që manifestohet me fillimin e menstruacioneve apo rritjen e gjoksit që në moshën 10 vjeç.
Cilat janë këshillat tuaja për të parandaluar shfaqjen e këtyre problemeve?
Shtimi i shumë fëmijëve mbipeshë në ditët e sotme është një problem shqetësues. Për këtë arsye prindërve u rekomandohet të parandalojnë shtimin e peshës së fëmijëve, duke i aktivizuar ata në lojëra të ndryshme fizike. Gjithashtu, ata mund të konsultohen me mjekun specialist për të përcaktuar me imtësi gjendjen shëndetësore të fëmijëve të tyre.

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore3 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore4 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar4 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix4 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook