Lidhu me ne

Mix

Si ta kuptosh nëse je shtatzënë?

Simptomat e para fizike të shtatzënisë janë të përzierat, dhimbja e kokës, nevoja për të urinuar shpesh, fryrje, ethe si ato të menstruacioneve, luhatje humori, luhatje e dëshirës seksuale, një dhimbje e lehtë në pjesën e poshtme të shpatullës dhe një lodhje e bezdisur. Qafa e mitrës zbardhet dhe bëhet më bojëqielli, kjo për shkak të një shtimi të fluksit të gjakut. Por të gjitha këto simptoma nuk janë shumë të sakta. Duhet të bëni patjetër testin e shtatzënisë!

Testet që bëhen me urinë në kushtet e shtëpisë janë 95% të saktë, gjithnjë nëse i bën dhjetë ditë pas marrëdhënies së pambrojtur ose nëse i bën ditën e parë që duhej të të vinin menstruacionet. Këto teste janë një referencë shumë e mirë për të pasur informacionin më të fundit mbi testet e shtatzënisë që kryhen në shtëpi, besueshmërinë e tyre, si dhe lehtësitë për t’i përdorur. Këto teste tregojnë nivelin e hormonit gonadotropina korionike njerëzore (HCG) në urinë.

Ky është një tregues shumë i saktë, meqë HCG-ja prodhohet nga lënda placentare; asnjë organ ose qelizë tjetër nuk e prodhon atë. Por testi në kushtet e shtëpisë e ka një të metë : mund të japë rezultat pozitiv të pavërtetë.

Mund të ndodhë që të kesh menstruacione të çrregullta dhe ovulimi të vonohet (që do të thotë se je duke ovuluar ditën që bën testin); ka një përplasje me shfaqjen e hormonit luteinizantë (LF), Rezultati mund të jetë pozitiv, por jo i vërtetë. Edhe urina mund të jetë paksa e pasaktë për shkak të hollimit; nëse pi gjashtë litra ujë HCG-ja mund të jetë aq e holluar, saqë testi të dalë negativ. Prandaj është mirë të përdoret urina e parë në mëngjes. Nëse ke dyshime, përsërit testin.

Analiza e gjakut është e pagabueshme dhe ndryshe nga urina është sasiore. Gjatë një shtatzënie të shëndetshme HCG-ja do të dyfishohet çdo dy ose tri ditë. Ndodh që te gratë që kanë pasur probleme (për shembull aborte spontane, vështirësi ngjizjeje ose probleme me shtatzëni të mëparshme), kjo është e vetmja mënyrë për të identifikuar një shtatzëni në fillesat e saj.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook