Lidhu me ne

Mix

Kush rrezikohet më shumë nga depresioni?

Globalisht, depresioni prek më shumë se 300 milionë njerëz të të gjitha moshave, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Kjo është ekuivalenti i 4.4 përqind të popullsisë globale.

Çrregullimi i vazhdueshëm depresiv ndikon në rreth 1.5 për qind të popullsisë së rritur.

Ndër të rriturit, njerëzit në moshë mes 18 dhe 25 vjeç janë më të rrezikuar për depresion (10.9 përqind), ndërsa ata më të vjetër se 50 vjeç janë në rrezik më të ulët (4.8 për qind).

Kur konsiderohen faktorët racorë dhe etnikë, të rriturit që identifikohen me dy ose më shumë grupe racore ose etnike tregojnë shkallën më të lartë të depresionit (10.5 për qind).

Një episod depresiv rrit rrezikun për të patur një tjetër në jetë. Sipas një studimi në Mjekësinë Psikologjike, më shumë se 13 për qind e njerëzve që shërohen nga episodi i parë i depresionit të madh vazhdojnë të kenë një episod tjetër brenda pesë viteve; 23 për qind brenda 10 viteve dhe 42 për qind brenda 20 viteve. 

Në vitin 2016, 16.2 milionë të rritur të moshës 18 vjeç – gati 6.7 për qind e të rriturve kishin të paktën një episod të madh depresiv. Përveç kësaj, 3.1 milionë adoleshentë – 19.4 për qind e vajzave dhe 6.4 për qind e djemve – kanë përjetuar depresion të madh.

Rritja e niveleve të depresionit në mesin e adoleshentëve ka tejkaluar të gjitha grupmoshat e tjera.
Sipas NIH, gratë kanë më shumë gjasa të përjetojnë depresion (8.5 përqind) sesa meshkujt (4.8 përqind).

Çfarë e shkakton depresionin?

Ka shumë faktorë që mund të shkaktojnë shfaqjen e depresionit, duke përfshirë sëmundjet (si kanceri ose dhimbjet kronike), izolimi social ose vetmia dhe ngjarjet e vështira të jetës (si divorci ose vështirësitë e parasë).

Depresioni mund të ndodhë edhe në mënyrë spontane, pa ndonjë shkak të dukshëm. Një person që përjeton ankth është në rrezik të lartë për zhvillimin e depresionit dhe anasjelltas.

Pothuajse gjysma e atyre që janë diagnostikuar me ankth diagnostikohen gjithashtu me depresion. Shkencëtarët nuk e dinë saktësisht pse disa njerëz zhvillojnë depresionin dhe të tjerët e shmangin atë.

Disa faktorë kontribuojnë në zhvillimin e depresionit, duke përfshirë:

• Traumat ose abuzimet në moshë të hershme, të cilat mund të shkaktojnë ndryshime afatgjata në mënyrën se si truri menaxhon frikën dhe stresin;

• Studimet e imazhit kanë treguar se lobi frontal bëhet më pak aktiv kur një person është në depresion;

• Abuzimi me substanca (përafërsisht 30 përqind e njerëzve që abuzojnë me drogë ose alkool, gjithashtu kanë depresion);

• Kushtet e tjera mjekësore (njerëzit me çrregullime gjumi, kanceri, dhimbje kronike dhe çrregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes – ADHD – kanë më shumë gjasa të zhvillojnë depresionin).

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix1 ditë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix1 ditë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar1 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport1 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix1 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix1 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook