Lidhu me ne

Mix

A dëmtohen dhëmbët tuaj nga fasetat?

1. Çfarë janë fasetat e dhëmbëve?

Fasetat janë punime protetike shumë estetike. Vitet e fundit është rritur kërkesa për buzëqeshjen perfekte dhe dhembet e bardhë. Fasetat na ofrojnë përparësi dhe nuk janë shumë invasive për shëndetin e dhëmbëve.

Me një prekje të lehtë të sipërfaqes së dhëmbit ne mund të ndryshojmë formën, ngjyrën, të mbyllim hapësira e të rregullojmë imperfeksione të dhëmbëve.

2. Përse fasetat janë bërë kaq të preferuara kohët e fundit?

Secili prej nesh do të dëshironte dhëmbë të bukur e të bardhë. Goja ndodhet në mes të fytyrës dhe është e para që vihet re kur shikojmë një person.

Buzëqeshja është një tipar shumë tërheqës. Fasetat japin mundësinë për të pasur buzëqeshjen e ëndërruar në një kohë të shkurtër dhe pa cënuar rëndë strukturat dhëmbore.

3. Sa lloje fasetash ka?

Fasetat janë dy llojesh. Fasetat direkte janë ato të cilat mund të ndërtohen në klinikë me material kompoziti. Ato mund të përgatiten në një seancë dhe pacienti brenda ditës del me një buzëqeshje të re.

Fasetat indirekte ndërtohen në laborator me materiale më rezistente dhe shumë estetike si porcelani e litium disilikati.

4. Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e fasetave të porcelanit në krahasim me ato të kompozitit?

Fasetat e kompozitit kanë disa përparësi, por kryesorja është kostoja. Ato kushtojë 3 ose 4 herë më pak se fasetat e porcelanit. Avantazh tjetër i këtyre lloj punimeve është koha, ato përgatiten brenda ditës.

Fasetat indirekte të porcelanit kërkojnë kohë më të gjatë sepse përgatiten në laborator. Fasetat e kompozitit ruajnë më tepër dhëmbët dhe janë më pak invazive.

Avantazhet kryesore të fasetave të porcelanit janë estetika dhe kohëzgjatja e punimit. Disavantazhi i fasetave te kompozitit është koha më e shkurtër e mbajtjes dhe estetika e kufizuar në raport me fasetat e porcelanit. Këto të fundit janë shumë natyrale dhe kënaqin pritshmëritë e pacienteve për kohë më të gjatë.

5. Sa zgjat saktësisht kjo procedurë?

Fasetat e porcelanit kërkojnë kohë më të gjatë, ato përgatiten në laborator dhe përpunohen në aparate të sofistikuar si cad-cam. Gjatë kësaj kohe pacienti do të mbajë faseta provizore. Puna përfundohet brenda një jave.

6. Çfarë kujdesi duhet të ketë një pacient pasi ka vendosur fasetat?

Pacientët që kanë faseta, por edhe punime të tjera protetike në gojë duhet të kenë higjienë maksimale. Rekomandohet larja e dhëmbëve dy herë në ditë, pastrimi i hapësirave interdentale dhe përdorimi i shpëlarësit të gojës. Çdo 6 muaj rekomandohet pastrimi i thellë profesional tek dentisti.

Dr. Benarda Veli Beqaraj – Stomatologe

7. A konsumohen fasetat me kalimin e kohës?

Si çdo punim tjetër protetik fasetat nuk janë për gjithë jetën. Ndryshimet fiziologjike kërkojnë që këto punime të ndryshohen pas një kohe të caktuar.

Fasetat e kompozitit janë më delikate dhe me kalimin e kohës ndryshojnë ngjyrë dhe formë. Fasetat e porcelanit janë më të forta dhe rezistente në kohë.

8. Kur rekomanohet zëvendësimi i fasetave?

Fasetat e kompozitit rekomandohen të ndërrohen pas 5-7 vitesh. Porcelani është material shumë më rezistent se kompoziti dhe nëse mirëmbahen këto punime mund të shkojnë nga 10-15 vjet.

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix11 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix12 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix12 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix12 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix12 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix12 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix12 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix12 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar12 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook