Lidhu me ne

Mix

Mund të pësosh infarkt nga menopauza

Me fjalën menopauzë kuptojmë ndalimin e menstruacioneve (periodave). Është një gjendje që e kalojnë të gjitha gratë.

Ajo fillon pas menstruacioneve të fundit, ose siç quhet ndryshe “menstruacioni i lamtumirës”, që ndodh rreth moshës 45-50 vjeç.

Megjithatë, ka pasur edhe raste të veçanta që ndalimi i periodave ndodh në moshën 38 vjeç, por edhe në moshën 55 vjeç, pra nuk mund të përcaktohet një moshë e saktë. Në këtë moshë ndalon prodhimi i hormoneve femërore nga vezoret e gruas.

Është i njohur fakti se hormonet femërore nën nxitjen e hormoneve të tjera në periudhën që gruaja është pjellore dhe trupi i saj përgatitet në mënyrë ciklike (mujore) për të pritur shtatzëninë, por në mungesë të shtatzënisë vijnë menstruacionet.

Le të ndalemi në disa veçori karakteristike: te gratë 45-50 vjeç vërehen një sërë ndryshimesh, të cilat sjellin atë gjendje që quhet “klimaksi”, që përfshin tre periudha ose faza, që janë:

Paramenopauza;

Menopauza;

Pasmenopauza.

Secila periudhë ka veçoritë e veta.

Paramenopauza fillon me çrregullime të ciklit menstruacional. Ato mund të vijnë më shpesh ose më rrallë, si sasi mund të jetë më e shtuar ose më e pakësuar dhe kanë çrregullime të tyre që vijnë me ndërprerje. Gratë mund të kenë ndryshim të humorit, nervozizëm, lodhje të shpejtë, afshe të nxehta etj.

Menopauza ndodh me ndalimin e prodhimit të hormoneve femërore dhe humbjen e aftësisë pjellore të gruas. Fillon shtimi i një sërë ndryshimeve, pothuajse në mënyrë të njëllojtë prekin të gjitha organet, konkretisht aparatin urogjenital.

Hollimi dhe tharja e mukozës vaginale dhe djegie në vaginë, pakësim i kënaqësive seksuale, mund të ketë dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale nga pakësimi i lubrifikimit të vaginës, shtim të afsheve të nxehta, të cilat zakonisht nuk shoqërohen me rritje të temperaturës së trupit, atrafi e sferës urogjenitale, që shoqërohet me sekrecione të shumta vaginale, urinim i shpeshtë nga pak, shumë herë mund të ketë urinim natën, nuk e mban dot urinën dhe gjeg gjatë urinimit.

Ka të kruajtura të lëkurës, skuqje dhe tharje të saj, rënie flokësh, djersitje të shpeshta dhe të shumta nga zgjerimi i përkohshëm i enëve të gjakut, dhimbje në zemër dhe në zonën e saj rrahje të forta e të shpeshta, në disa raste mund të pësojnë edhe infarkte.

Ka dhimbje kyçesh, të muskujve, dhimbje koke, të syve, dobësim të përgjithshëm, marrje mendsh. Tendencë për edemë, pakësim të humorit, ulje të vëllimit të gjoksit, pagjumësi, depresion, çrregullim i kujtesës, mpirje e duarve dhe e këmbëve, ankth, paqëndrueshmëri emocionale, rrahje të shpeshta të zemrës etj.

Afshet e nxehta shoqërohen me skuqje të fytyrës dhe shfaqen më tepër natën në gjendje stresi.

Gjatë pasmenopauzës gratë kanë dobësim kockor deri në thyerje të kockave. Gratë në këtë periudhë do të kenë rritje të tensionit të gjakut, shqetësim më të theksuar në zemër, rritje në peshë.

Sa më shpejt fillon menopauza aq më i madh është rreziku i osteoporozës.

MË TEPËR

Mix57 sekonda më herët

Për gratë 50+ vjeç: Disa mënyra se si të ushqeheni më shëndetshëm

FOTO: PETER DAZELEY/GETTY Le ta pranojmë: Mes orareve të ngarkuara të punës, takimeve me miqtë në fundjavë, punët në shtëpi...

Mix3 minuta më herët

7 ushqime që lehtësojnë alergjitë në pranverë

FOTO: JAVIER ZAYAS/GETTY IMAGES Me ardhjen e pranverës, për shumë njerëz vjen edhe sikleti i kësaj stine. Alergjitë, teshtimat, irritimi...

Mix4 minuta më herët

Kate Moss u shfaq me nipin e Bob Marley dhe interneti u bë konfuz

Kate Moss mund të jetë e lidhur me nipin 27-vjeçar të Bob Marley. Ata janë parë së bashku, të kapur...

Mix9 minuta më herët

6 këshilla efektive për të humbur peshë në zonën e barkut

  Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa...

Mix2 orë më herët

“SKËNDERBEU” APO “TANA”? CILI ËSHTË FILMI I PARË SHQIPTAR?

Në vitin 1953 kinematografia shqiptare, e cila ishte në vitet e para të krijimit të saj, në bashkëpunim më kinemanë...

Letersi2 orë më herët

KJO ËSHTË POEZIA QË LASGUSH PORADECI E SHKROI KUR VUANTE NGA SËMUNDJA E RËNDË

Nga Kristaq Jorgo Para disa ditësh znj. Marie Lasgush Poradeci publikoi autografin e një poezie të Lasgush Poradecit shkruar në...

Temporal2 orë më herët

Dy llojet e liderit, sipas Henry Kissinger

Në librin e tij “Lidershipi”, diplomati i famshëm amerikan, një prej figurave më me peshë të diplomacisë amerikane dhe botërore...

Mix2 orë më herët

Shtëpia e Anne Hathaway në “The idea of ​​you” është tashmë në Airbnb (Mund të kaloni një fundjavë si në film)!

Shtëpia e Anne Hathaway (ose Solène) në “The Idea of ​​You” është në Airbnb dhe të gjithë mund ta marrin...

Mix2 orë më herët

Ky lëng frutash është sekreti i një mëngjesi plot energji!

Kemi folur disa herë për kafen, të mirat që sjell për organizmin dhe faktorët që na ndihmojnë për ta nisur...

Mix2 orë më herët

Supervlerat e dy vezëve në ditë – Çfarë i ndodh organizmit!

Veza është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme ushqyese renditur në listën e 10 super-ushqimeve dhe nuk ka...

Facebook