Lidhu me ne

Mix

E pabesueshme/ Arra shërben kundër rënies së flokëve!

Fruti i arrës përmban yndyrë deri në 60%; karbohidrate, albumin, fosfor, kalium, kalcium, etj. Është i pasur gjithashtu me vitaminat C, B, P, A, vaj eterik dhe lëndë ngjyrosëse.

Arra nuk është shumë e tretshme dhe rekomandohet për t’u konsumuar sidomos, frutat e saj të njoma. Lëngu që merret pas zierjes së gjetheve të arrës përdoret për pastrimin e gjakut, kundër sëmundjeve të mushkrive, të lëkurës dhe të syve, është tonik i aparatit tretës dhe me anë të tij shërohet diarreja.

Kundër diarresë përdoret me efekt lëngu i luleve mashkullore të arrës, ndërsa kundër dhimbjeve në fyt, rekomandohen arrat me mjaltë.

Gjethet e njoma dhe të freskëta të arrës, largojnë insektet, çimkat dhe milingonat nga banesat, duke qenë tepër efikase, sidomos në shtëpitë e fshatit, ku këto të fundit janë më të pranishme.

Lëngu i luleve mashkullore të arrës shërben gjithashtu për largimin e mizave nga trupi i kuajve.

Recetat kuruese të arrës:

Shëron diarrenë

Merren 5-10 gram lule mashkullore të pemës së arrës dhe më pas ziehen në 200 ml ujë. Lëngu që përftohet nga zierja pihet sa herë që paraqitet nevoja, sipas shkallës së sëmundjes te pacienti.

Ndërkohë, i njëjti lëng i gjetheve të ziera, përdoret:

Në formë lavazhi kundër sëmundjeve inflamatore gjenitale;

Në formë klizme, kundër diarresë e dizenterisë;

Për larjen e infeksioneve të lëkurës.

Kurimi i plagëve të gojës si dhe i infeksioneve të kanalit vaginal

Merren 5-15 gr gjethe arre dhe futen në 100 ml ujë. I shtojmë 5-6 gr acid borik. Pasi e ziejmë, me çajin e përgatitur i bëjmë lavazh të vazhdueshëm gojës, apo kanalit vaginal. E njëjta kurë përdoret edhe për të mbajtur të butë lëkurën e trupit, sidomos atë të fëmijëve.

Kjo kurë bëhet disa ditë rresht. Arrat janë ushqim shumë i mirë për fëmijët, sidomos kundër anemisë, si edhe kundër rënies së flokëve, për të cilat do të flasim më poshtë.

Kundër rënies së flokëve

Në një sasi afro 1 litër ujë hedhim 30-40 gr gjathe arre dhe lëvore degësh të njoma të saj. Kjo përftesë zihet në ujë të valuar për rreth çerek ore. Më pas, me të shpërlahet koka çdo mbrëmje, vazhdimisht për disa ditë.

Për heqjen e kallove

Merren 60-80 gr lëvore e njomë e arrës dhe zihet mirë, në 500 ml ujë për më pak se një orë. Pasi lihet pak me këtë lëng, shpërlahen këmbët në pjesët e kallove, çdo gjysmë ore. Ky veprim përsëritet 2-3 ditë derisa kallot të zhduken krejt.

Për gurët në fshikëzën e tëmthit

Mbushim me kujdes një lugë gjelle me gjethe të thata e të thërrmuara të arrës, 1 lugë gjelle bishtash qershie, 1 lugë gjelle me mustaqe misri dhe 1 lugë gjelle me gjethe të freskëta të hithrit.

Këto 4 elementë zihen në temperaturë të lartë në 1 litër ujë. Më pas, enën e mbulojmë, e lëmë për 2 orë që të kullohet dhe tretësirën e përftuar e konsumojmë si çaj. Pas ushqimit, këtij çaji rekomandohet që t’i shtohet edhe pak mjaltë.

Anemia

Marrim një çerek kg arra të qëruara, një çerek kg mjaltë natyral dhe një çerek kg kajmak qumështi. Këto të tria i përziejmë mirë e mirë derisa të bëhen si krem dhe e konsumojmë periodikisht nga 2 herë në ditë, nga 1 lugë gjelle për të rriturit dhe nga 2 herë në ditë nga 1 lugë kafeje për fëmijët.

Produkti i mësipërm mund të shërbejë si një ushqim tepër i ushqyeshëm edhe për njerëzit me shëndet normal.

Kurimi i prostatës

Merren 2 lugë gjelle të kripthit të arrive dhe vihen të valojnë në gjysmë litri verë, për afro 5 minuta. Tretësira e përftuar lihet të pushojë për 10 minuta, kullohet dhe pihet nga një filxhan çaji gjatë ditës, e ëmbëlsuar sipas deshirës.

Infektimi i vaginës

Në një enë me ujë të valuar, fusim rreth 50 gr gjethe të arrës. Ky produkt mbulohet dhe lihet për afro 90 minuta në vend të errët. Më pas, kjo tretësirë përdoret herë pas here për shpërlarjen e organit gjenital të femrës.

Arra e kokosit gjithashtu është një frut ekzotik i cili ka veti të mira kurative. Ajo forcon potencën në përgjithësi dhe atë seksuale në veçanti, si dhe liron dhimbjet në kurriz. Përdoret kryesisht lëngu dhe tuli i frutit të saj, me një konsumim të njejtë për disa ditë rresht.

MË TEPËR

Kioske1 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix1 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix1 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar2 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix2 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix2 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix2 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook