Lidhu me ne

Mix

Pesë mënyrat si ta parandalojmë diabetin

Mënyra e të ushqyerit është padyshim një nga armët më të forta në përballjen me diabetin. Zgjedhjet ushqimore që ju bëni janë vendimtare për nivelin e sheqerit në gjak.

Por një dietë universale që të vlejë për këdo, nuk ekziston. E rëndësishme është që të balanconi karbohidratet, proteinat, yndyrat, të zgjidhni ushqimet, frutat apo perimet e freskëta dhe jo ato të përpunuara, të eliminoni yndyrat shtazore.

Me kohë, ju do ta kuptoni vetë se cili ushqim është i mirë për ju dhe cili jo, pavarësisht teorive të ndryshme, apo rezultateve që ka tek të tjerët.

Megjithatë në raste të tilla duhet rritur konsumimi i fibrave dhe s’duhet të mungojë furnizimi me proteina. Gjithashtu, frutat që vendosen në tavolinë duhet të zgjidhen me kujdes.

Bëni kujdes me zgjedhjen e ushqimeve:

Nëse e keni gliceminën të lartë, duhet të bëni shumë kujdes me ato që vendosni në pjatë. Në fakt, më e rëndësishme është që ta mbani atë nën kontroll me anë të dietave dhe aktivitetit fizik të rregullt, për të shmangur diabetin e vërtetë. Këtu keni disa këshilla praktike të cilat duhet t’i lexoni përpara se të eksperimentoni recetat tona të shijshme kundër glicemisë.

1.Para së gjithash, shmangni sheqerin, miellin dhe produktet e tjera të ëmbla që përmbajnë sasi të larta sheqernash ose yndyrash. (antipastë, merenda, brioshë, biskota, ëmbëlsira me sheqer ose me mjaltë, etj). Nuk janë të këshillueshme pjatat e para si lazanjat, rizotot, etj. Ushqimet e gatshme ose të ngrira, sepse shpesh janë të pasura në yndyra, po ashtu edhe picat e zëvendësuesit e bukës, por me më shumë yndyrë dhe kripë (si biskotat me kripë, paninet me vaj dhe fokaçet).

2.Bëni kujdes me lëngjet e frutave dhe salcat e gatshme, të cilat shpesh përmbajnë sheqer në mënyrë që të mos thartohen. Nuk këshillohen pijet e ëmbëltuara (sepse e rrisin shpejt gliceminën në gjak), frutat e sheqerosura dhe lëngjet e frutave industriale.

3.Është mirë të mos konsumohen brenda të njëjtit vakt bukë dhe makarona, bukë dhe oriz, patate dhe makarona, picë dhe patate, sepse përveçse e vështirësojnë tretjen, ushqime të tilla favorizojnë rritjen e nivelit të glicemisë, duke shkaktuar mbipeshë, shëndoshje të barkut dhe diabet.

4.Si ëmbëltues mund të përdorini me kujdes fruktozën, ose stevian, e cila nuk ndikon në nivelin e glicemisë në gjak. Konsumoni drithëra (oriz, elb, tërshërë, etj) dhe derivate të tyre.

MË TEPËR

Kryesore23 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar23 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix23 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix23 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix23 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix23 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix23 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix23 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix23 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix23 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook