Lidhu me ne

Mix

10 shenjat e fshehta kur veshka juaj nuk funksionon siç duhet!

Çdo ditë mendjet tona përpunojnë mijëra informata  e trupat tanë performojnë mijëra veprime.

Pasi po jetojmë një jetë dinamike mund të mos i vërejmë sinjalet që na i dërgon trupi. E pasojat e këtij moskomunikimi mund të jenë drastike.

Ne kemi bërë një listë me shenjat që tregojnë se veshkat nuk po punojnë mirë.

Probleme me gjumin

Kur veshkat nuk u punojnë mirë atëherë toksinat nuk mund të dalin nga trupi përmes urinimit dhe mbesin në gjak. Niveli i lartë i toksinave na e bënë më të vështirë që të na zërë gjumi. Andaj edhe kur fle më pak, rriten shancat për sëmundje të rënda të veshkave.

Vëmendje: Njerëzit me sëmundje kronike të veshkave shpesh vuajnë edhe nga apnea (vështirësi në frymëmarrje). Apnea është sëmundje që shkakton një apo më shumë pauza të frymëmarrjes gjatë gjumit.

Këto pauza mund të zgjasin së paku disa sekonda deri në një minut. Pas çdo pauze, frymëmarrja normale rikthehet më një gërhatje të madhe. Nëse gërhatni vazhdimisht duhet ta vizitoni mjekun.

Dhimbjet e kokës, lodhja dhe molisja

Veshkat funksionale dhe të shëndetshme e shndërrojnë Vitaminën D në trupin tonë për t’i mbajtur eshtrat tanë të fortë dhe për të prodhuar hormonin Eritropoetin (EPO). Ky hormon luan një rol shumë të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Kur veshkat nuk punojnë mirë, ato prodhojnë më pak EPO. Rënja e qelizave të kuqe të gjakut (të cilat e bartin oksigjenin) rezulton në lodhje të menjëhershme të muskujve dhe trurit.

Vëmendje: Zakonisht njerëzit me sëmundje kronike të veshkave kanë anemi. Anemia mund të zhvillohet kur dikush i ka funksionale vetëm 20% deri 50% të veshkave. Nëse ju flini mjaftueshëm mirëpo vazhdoni të jeni të lodhur, të molisur dhe të keni pak energji duhet të vizitoni mjekun.

Lëkura e thatë dhe që kruhet

Veshkat kryejnë punë të madhe përderisa i nxjerrin mbeturinat dhe lëngjët e tepërta nga trupi dhe mundësojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut si dhe duke e mirëmbajtur sasinë e duhur të mineraleve në trup.

Lëkura e thatë dhe që kruhet sinjalizon se veshkat nuk po i balancojnë mineralet dhe lëndët ushqyese, gjë që rezulton në sëmundje të eshtrave dhe veshkave.

Vëmendje: Nëse ju këni lëkurë të thatë dhe që u kruhet, provoni të pini sa më shumë lëngje. Por mos harroni të konsulltoheni më mjekun para se të merrni ilaçe për kruarje pasi disa prej tyre mund të keqësojnë funksionimin e veshkave edhe më shumë.

Aroma e keqe e gojës dhe shija metalike

Kur lëndët e panevojshme grumbullohen në gjak, shija e ushqimeve na duket ndryshe dhe na mbetet një shije metalike në gojë. Aroma e keqe e gojës është një tjetër shenjë e shumë toksinave në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Madje ndodh edhe që nuk të hahen mishërat dhe të humbet oreksi në përgjithësi, gjë që çon deri të humbja në peshë.

Vëmendje: Ka shumë arsye pse ushqimi mund të ketë shije metalike (duke filluar nga alergjitë e deri tek shëndeti i dobët i gojës). Normalisht, shija metalike duhet të hiqet nëse shkaku trajtohet. Mirëpo nëse shija metalike paraqitet prapë atëherë duhet të kontaktoni mjekun.

 Gulçimi

Gulçimi sidomos pas një veprimi si pasojë e sëmundjeve të veshkave shkaktohet për dy arsye. Së pari, lëngjët e tepërta në trup shkojnë në mushkëri kur veshkat nuk punojnë siç duhet. Së dyti, anemia e zvogëlon sasinë e oksigjenit në trup që më pas shkakton vështirësi në frymëmarrje.

Vëmendje: Ka shumë arsye për gulçim, siç janë: mosfunksionimi i veshkave, asma, kanceri në mushkëri apo infarktet. Nëse e vëreni që vazhdimisht keni vështirësi në frymëmarrje pasi keni bërë thjeshtë një punë të vogël atëherë duhet ta kontaktoni mjekun.

Ënjtje në kyçe, këmbë dhe duar

Veshkat që nuk e kryejnë punën e tyre siç duhet nuk i heqin nga trupi lëngjët e tepërta. Kjo çon deri mbajtja e natriumit që shkakton ënjtjën e kyçeve, këmbëve dhe duarve.

Ënjtja në pjesët e poshtme të trupit poashtu sinjalizon edhe sëmundjet e zemrës, mëlçisë dhe problemet e venave të këmbëve.

Vëmendje: Nganjëherë, ilaçet që zvogëlojnë sasinë e kripës dhe heqin lëngjët e tepërta nga trupi mund të ndalojnë ënjtjën. Mirëpo nëse nuk sjellim përmirësim atëherë duhet të përdorësh trajtime të tjera.

Dhimbje shpine

Dështimi i veshkave mund të rezultojë në dhimbje shpine që zakonisht është e fort dhe nën kafazin e krahërorit. Mund të ndihet në pjesën e përparme të zonës së ijëve. Dhimbja e shpinës dhe këmbëve mund të shkaktohet nga cistet e veshkave.

Këshillë: Dhimbja e shpinës shkaktohet nga mosfunksionimi i veshkave dhe shoqërohet nga të përziera, të vjella, temperaturë të lart të trupit dhe urinim të shpesht.

Dhimbja normale e shpinës që nuk ka të bëjë me veshkat është e lokalizuar dhe paraqitet papritur, pa temperature. Nëse keni dhimbje shpine dhe ilaçet për dhimbje nuk po japin efekt atëherë vizitoni mjekun.

Sy të fryrë

Një shenjë e hershme që sistemi i filtrimit të veshkave është i dëmtuar është paraqitja e proteinave në urinë, që rezulton me fryerje në zonën rreth syve.

Fryerja rreth syve mund të shpjegohet me faktin se veshkat po lëshojnë një sasi të madhe të proteinave në urinë në vend që ta shpërndajnë atë nëpër trup.

Këshillë: Nëse jeni të sigurt që po pushoni mjaftueshem dhe po merrni mjaft proteina, por vazhdoni të keni sy të ënjtur, atëherë vizitoni mjekun.

Presion i lartë e gjakut

Sistemi i qarkullimit të gjakut dhe veshkat varen në njëra tjetrën. Veshkat kanë nefronet që filtrojnë mbeturinat dhe lëngjët e tepërta nga gjaku. Nëse enët e gjakut janë të dëmtuara, nefronet nuk marrin oksigjen dhe lënd ushqyese mjaftueshëm.

Ja pse presioni i lartë e gjakut është shkatari i dytë i dëmtimit të veshkave.

Këshillë: Kontolloni presionin e lartë të gjakut për t’ju shmangur dëmtimit të veshkave. Po ashtu merrni ushqime të pasura me acid folik pasi lidhet me prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ndihmon në parandalimin e anemisë.

Ndryshime në urinim

Veshkat janë ato që prodhojnë urinën dhe eliminojnë mbeturinat përmes saj. Ndryshimi në frekuencë, aromë, ngjyrë dhe pamje të urinës nuk duhet injoruar. Ndryshimet më të shpeshta janë:

• Rritja e nevojes për të urinuar, sidomos gjatë natës. 4 deri 10 herë në ditë konsiderohet normal.

• Gjak në urinë. Veshkat e shëndetshme filtrojnë mbetjet nga gjaku të prodhojnë urinën, por nëse filtri dëmtohet qelizat e gjakut mund të kalojnë në urinë.!

• Urinë e shkumëzuar. Shkuma në urinë sidomos ajo që të bënë ta lëshosh ujin ne tualet disa herë tregojnë se ka proteinat e padëshiruara në urinë.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook