Lidhu me ne

Mix

Liam Neeson: Fatin tim e kam krijuar vetë…

Aktori i njohur i filmave aksion Liam Neeson, tregon për fillimet e tij të vështira, nga teatrot amatoriale të Belfastit drejt shkëlqimit të kinemasë amerikane, duke kulmuar me filmin “Taken”, i cili i dha atij shtysën e madhe drejt filmave aksion. 

Prej 40 vitesh në ekran, a e doni akoma këtë punë sa në fillim?

Disa herë jam ndjerë i lodhur prej saj, por më shumë fizikisht, asnjëherë nga ana artistike. Por kur të ndodh që punon me aktorë që janë akoma më të vjetër, motivohem dhe kjo më bën që të vazhdoj të kënaqem me emocionet që të dhuron ekrani. Sigurisht, ka momente kur thua dua të pushoj, por merr një telefonatë që të thotë: kam një rol për ty! E kuptoj që regjisori që më ka telefonuar më do për një skenë që e di shumë mirë që mund ta bëj vetëm unë, ndaj heq dorë nga mendimet e këqija për të lënë aktrimin.

A shqetësoheni se kjo gjë do t’ju ndodhë një ditë?

Lutja ime e vetme është “Zot mos më lër të përfundoj pa asnjë rol”. Sigurisht që do të vijë ajo ditë kur nuk do të ketë njeri nevojë për mua, por besoj deri atëherë kam rrugë për të bërë ende, sepse ndihem ende në formë.

A keni ndonjë sekret që ju mban në formë?

Nuk e di cili është sekreti! Mendoj se është thjesht lëvizja, jam një tip që nuk rri dot në një vend. Madje kur kam për të realizuar ndonjë film ku forma fizike është e nevojshme, unë kaloj orë të tëra stërvitje intensive, në mënyrë që skenat të mos duken jo reale.

Çfarë ju mungon nga sheshxhirimi kur nuk punoni?

Vitin e kaluar u mbylla në shtëpi për shkak të pandemisë, dhe më duhet të them, isha shumë i kënaqur. (Qesh) Ndoshta nuk do ta përdorja fjalën i lumtur, por sigurisht që isha i kënaqur. Unë nuk dal aq shumë nga shtëpia nëpër bare apo restorante sepse nuk pi, por ama më mungoi shoqëria e miqve dhe njerëzve, zhurmat në sheshxhirim, që unë i konsideroj shumë të rëndësishme dhe më mbajnë të karikuar.

E imagjinoj se ofertat që ju japin janë gjithmonë shumë emocionuese apo jo?

Ndodh që edhe nuk janë të gjitha të tilla, por së pari për mua më i rëndësishëm është skenari. Ka pasur raste që i kam pranuar sepse nuk i thoja dot jo një regjisori, por e kam kuptuar që duhet ta bëj atë rol, sepse jo të gjithë duhet të jenë të shkëlqyer. Ka pasur disa filma që nuk më kanë kënaqur dhe jam penduar që i kam zgjedhur, ndaj nuk mund të them që të gjitha ofertat janë emocionuese. Për mua emocioni nis sapo mbaroj se lexuari skenarin, nëse nuk e marr atë, më mirë të them Jo.

Çfarë ju bën të përshtatshëm për filmat aksion?

Unë në fakt nuk e di saktësisht përgjigjen për këtë pyetje. Mendoj se kam pasur fatin ta dëgjoj disa herë dhe një prej tyre është kur kam punuar disa herë me Martin Scorsese. Por në vitin 2009, kur filmi i parë “Taken” u shfaq në Shtetet e Bashkuara, mendoj se vëmendja e regjisorëve që më duan për filma aksion u rrit. Besoj se ata duan profile aktoresh jo gjithmonë me muskuj, por të një kalibri paksa më të egër, por që ngjan natyral.

E kisha pikërisht këtë pyetje: mendoni se “Taken”, ju solli kaq fat?

Për hir të së vërtetës po, sepse pas këtij filmi shumë regjisorë filluan të më dërgonin shumë skenarë aksion. Sigurisht që disa ishin në rregull për shijet e mia, disa ishin krejtësisht të tmerrshme, gjë që nuk e bëra kurrë. Por ishte interesante kjo periudhë për mua, sepse po shihja dritë në një moshë paksa të vonë, asokohe unë sapo mbusha 55 vjeç dhe të them të vërtetën në këtë moshë, jo kujtdo i besohen skena filmash aksion. Tani jam 69 vjeç dhe ende po më ofrojnë filma aksion të ngjashëm dhe ndihem mirë.

Pra ju jeni edhe përballë sfidës së moshës?

Të ashtuquajtur filma aksion, duan vërtet një fizik të mirë dhe për mua sigurisht që është një sfidë. Sigurisht për skena të caktuara nuk është e nevojshme të dish ushtrime apo marifete luftarake, por unë di të bëj ato që janë bazike në një grindje normale mes dy burrash (qesh). Dhe mua më pëlqen ky aspekt, sepse është e rëndësishme që në këto role jo domosdoshmërisht duhet të dukem si Arnold Schwarzenegger. Gjithsesi unë kam një rutinë çdo ditë dhe padyshim që mbetet sfidë të jem në formë.

Cili është një nga përbërësit kryesorë për suksesin e një aktori?

Gjëja tjetër që nevojitet në këtë profesion përveç talentit është fati. Unë  kam shumë miq veçanërisht në Londër, të cilët nuk kanë pasur punë, edhe para pandemisë, por ata janë aktorë të shkëlqyer, por kanë nevojë për pak më shumë fat, për të qenë në vendin dhe kohën e duhur. Unë mendoj se kushdo duhet të krijojë fatin e tij, mos prisni t’ju vijë kur jeni shtrirë në shtratin tuaj, thjesht duhet të dilni dhe ta kërkoni atë!

Si i kujtoni fillimet tuaja si aktor?

Unë jam rritur në rrethinat e Belfastit, ku kishte gjithmonë shfaqje teatrore. Unë kam qenë shpesh pjesë e grupeve amatore që nga mosha 17 vjeç e tutje. Vërtet nuk ndoqa një shkollë dramatike sepse nuk mund ta përballoja ekonomikisht, sepse ne u rritëm mjaft të varfër, por ama unë jam përpjekur. Unë udhëtoja nga Belfasti në Dublin, e pastaj në Londër për të kërkuar një rol dhe kjo nuk ishte e lehtë. Pas kësaj, shkova në Los Angeles, dhe pastaj në New York, ku edhe jetoj tani. Kështu unë e krijova fatin tim.

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix6 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi19 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi19 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix20 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix20 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske20 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook