Lidhu me ne

Mix

Shpëtoni veten! Pini çaj sherebele!

Sherebela konsiderohet si një nga bimët më kurative në botë e kategorizuar edhe si një nga ilaçet më të mira. Edhe vetë kjo fjalë në kutpimin e gjerë të saj do të thotë të shpëtosh ose të shërosh, ku që nga lashtësia është përdorur për kurimin e shumë sëmundjeve.

Çaji i sherebelës me mjaltë dhe lëng limoni mbetet një solucion shumë i mirë për gargar për bajamet që kanë infeksion dhe për grykët e skuqura. Madje përdoret nga tenorë të ndryshëm për të përmirësuar performancën vokale.

Ndër shekuj çaji i sherebelës është përdorur për të kthjelluar mëndjen dhe për të stimuluar funksionin e trurit. Acidet lyrore që gjenden tek sherebela kanë veti antiseptike, antivirale dhe antimykotike. Gjithashtu sherebela ka veti anti-hidrotike duke ulur nivelin e djersitjes ose duke larguar djersitjen e tepërt. Ajo ka edhe veti antioksiduese dhe anti-inflamatore.

Më konkretisht ja cilat janë disa nga dobitë e saj kurative:

Shkenca dhe studimet kanë dëshmuar që sherebela ka veprim antibakterial dhe antikërpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave të larta, mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, gjë që e bën të dobishme për diabetikët.

Një studim i kohëve të fundit dëshmon se sherebela përmirëson kujtesën dhe ndikon kundër sëmundjes së Alzheimerit.

Një fakt tjetër mbresëlënës tregon që sherebela në mënyrë të shkëlqyeshme pastron gjakun dhe po ashtu ndihmon shumë mirë në nxjerrjen jashtë të sekrecioneve nga organizmi. Në mënyrë përfekte dhe pozitive ajo ndikon në qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në gjakderdhje dhe inflamacione të ndryshme.

Për shkak të veprimit antiseptik që ajo ka, ju mund ta përdorni për shërimin ose përmirësimin e fytit dhe bajameve, mund ta përdorni për largimin e erës së keqe të gojës, prishjes së mishit të dhëmbëve etj. Gjithmonë nëse ju hasni probleme të tilla.

Sherebela ndikon kundër të vjellave dhe diarresë së shpeshtuar, ndërsa më mirë se çdo bimë tjetër ndihmon punën e zorrëve dhe stomakut.

Gjithashtu sherbela ndihmon edhe në punën ose përmirësimin e funksionimit të veshkave dhe parandalon formimin e edemave në to. Kjo është edhe një ndër arsyet më të mëdha që pse kjo bimë meriton që të konsumohet dhe të jetë ndër të parat në tavolinat tona, sidomos nëse ne kemi probleme siç janë ato që u përmëndën më sipër.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore5 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar5 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix5 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix5 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix5 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix5 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix5 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix5 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix5 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix5 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook