Lidhu me ne

Mix

Amazon mbledh të dhëna përmes Alexa, ja çfarë informacione ruan për klientët e saj

Amazon mbledh të dhëna përmes Alexa, ja çfarë informacione ruan për klientët e saj

Amazon është duke grumbulluar të dhënat rreth përdoruesve të saj përmes Alexa. Grumbullimi i informatave nuk mbaron me këtë, kompania i mbledhë edhe përmes lokacioneve të veta të e-commerce [blerja në internet], lexuesve të Kindle, audio-librave Audible, platformave të veta video dhe muzikore, kamerave të sigurisë në shtëpi dhe aplikacioneve për palestër. Pajisjet e ndërlidhura me Alexa xhirojnë madje brendinë e shtëpive të përdoruesve, e kamerat e sigurisë Ring kapin dhe regjistrojnë secilin vizitor.

Informatat e mbledhura në këtë mënyrë mund të definojnë lartësinë e personit, peshën dhe gjendjen shëndetësore, prejardhjen etnike [përmes të dhënave të definuara të zërit] dhe qëndrimet politike, cilat janë shprehitë e blerjes dhe çfarë i pëlqen dikujt të lexojë, ku lëviz brenda ditës e nganjëherë edhe me kë takohet.

Ky peizazh i gjerë i informatave rreth klientëve të Amazon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të merret me kërkesë, pas tentimit të pasuksesshëm për të kontestuar këtë masë ligjore në Kaliforni, që daton nga viti 2018, rreth zbulimit të të dhënave.

Në njërën prej dosjeve të gazetarëve të agjencisë së lajmeve Reuters, e cila kreu një hulumtim rreth të dhënave të mbledhura në Amazon dhe me kërkesë i mori këto informata për shqyrtim, u grumbulluan më shumë se 90 mijë inçizime nga Alexa të anëtarëve të familjes, nga mesi i dhjetorit 2017 dhe qershorit 2021, mesatarisht 70 në ditë. Xhirimet përfshinin edhe detaje sikurse emrat e fëmijëve të gazetarëve të agjencisë dhe këngëve të tyre të preferuara.

Kompania kishte zënë fëmijët duke pyetur asistenten Alexa se si t’i bindin prindërit e tyre që t’i lejojnë të luajnë. Morën instruksione të detajuara se si t’i bindin prindërit t’u blejnë video-lojërat.

Siç njoftohet, Alexa i këshillon fëmijët si t’i fitojnë argumentet e zakonshme të prindërve, siç janë “shumë e dhunshme”, “shumë e shtrenjtë” dhe “nuk je mirë me mësime”.

Informatat, të cilat i ka prezantuar Alexa si këshilla, rrjedhin nga një program i palës së tretë i quajtur WikiHow e që ofron këshilla nga më shumë se 180 mijë artikuj. Nga Amazoni thanë që kompania nuk e posedon WikiHow, porse Alexa nganjëherë u përgjigjet kërkesave dhe pyetjeve nëpërmes informatave nga web-faqet.

Amazon, në detin e të dhënave personale

Amazon është i obsesionuar me të dhënat personale të përdoruesve të vet qysh nga koha kur ishte librari online. Para më shumë se dy dekadash, shefi i departamentit teknik, Werner Vogels ka thënë se kompania tenton që të mbledhë sa më shumë informata që është e mundur që të mund t’u ofrojë njerëzve rekomandime. Derisa Amazon zgjerohej, ashtu zgjeroheshin edhe operacionet e saj të mbledhjes së të dhënave.

“Ata shesin prodhime, por ata janë kompani për të dhëna”, tha për BBC-në në vitin 2020, një ish-i punësuar në Amazon.

Kompania di shumë rreth përdoruesve të vet. Gjithçka që bëhet në ekosistemin e Amazonit: që nga mijëra kërkime në aplikacion ose web-lokacion deri te secili klikim individual, lëvizje dhe lëvizje me miun (mouse).

Ka shumë të dhëna dhe ky është vetëm fillimi. Njerëzve, të cilët kishin kërkuar të dhënat e veta në Amazon, u janë dërguar qindra të dhëna, përfshirë një dekadë të historisë së blerjeve të tyre dhe mijëra incizime me zë, të cilat i incizuan Alexa pajisjet.

“Arsyeja përse blerja nëpërmes internetit në Amazon është tërheqëse qëndron te fakti që kompania kaloi vite të tëra duke konsoliduar fuqinë e saj dhe qasjen”, tha Sara Nelson, drejtoreshë e programit për shfrytëzimin e të dhënave të korporatave në grupin për liritë e njeriut Privacy International.

Amazon mundet që të grumbullojë sasi enorme të të dhënave, nëpërmes platformës së saj për blerje, por edhe nëpërmes kamerave Ring, asistentes së zërit Alexa, web-shërbimeve, shërbimeve të dërgesës dhe shumë aspekteve tjera biznesore. Tani Amazon po e synon edhe sektorin e shëndetësisë, diçka për të cilën Nelson thotë se është shqetësuese.

“Të dhënat personale në blerjet online po bëhen gjithnjë më të dukshme”, tha për Wired, Carissa Veliz asistente në Institutin për Etikë të Universitetit të Oksfordit.

“Mund të zbulojë gjendjen shëndetësore të personit, qëndrimet e tyre politike, praktikën seksuale dhe shumë më shumë. Njerëzit blejnë gjëra të ndryshme në Amazon, që nga librat e deri te pajisjet që kanë të bëjnë me shëndetin. Shtoni këtu edhe të dhënat personale nga Alexa, kjo bëhet shqetësuese”, shton Veliz.

Zgjedhja e përdoruesve rreth grumbullimit të të dhënave personale?

Përdoren të dhënat, të cilat i referohen edhe lokacionit në mënyrë që të sigurohet që blerja e gjërave të dërgohet në adresë të saktë.

“Ne i përpunojmë të dhënat tuaja që të përmirësojmë shërbimin e Amazonit të cilin ua ofrojmë klientëve”, shkruan në paralajmërimin e kompanisë rreth privatësisë.

Po ashtu, me të madhe paraqiten argumentet ligjore për të gjitha të dhënat që grumbullohen.

Amazon pohon që asistentja me zë është dizajnuar në mënyrë që të incizojë sa më pak që është e mundur, duke filluar nga fjala e cila e lëvizë, “Alexa” dhe ndalon kur përdoruesi përfundon komandën. Kompania në njoftim përmendi që ka shkencëtarë dhe inxhinierë, të cilët punojnë në avancimin e teknologjisë që të shmangen kyçjet e padëshiruara që iniciojnë incizimin. Mënyra e vetme që blerësit të fshijnë një pjesë të madhe të të dhënave personale është mbyllja e llogarisë. Kompania tha se mban disa informata, siç është historia e blerjes, pas mbylljes së llogarisë në mënyrë që të përshtatet me obligimet ligjore.

Amazon, po ashtu, sqaroi që u mundëson përdoruesve që të përshtatin informatat për asistentet me zë dhe shërbimet tjera, për të kufizuar sasinë e të dhënave të grumbulluara, përdoruesit e Alexa, për shembull mund të parandalojnë që Amazon të largojë incizimet ose t’i fshijë automatikisht. Madje, mund t’i ndajnë kontaktet e veta apo kalendarët nga zmadhuesit e mençur nëse nuk duan të përdorin funksionet e Alexa të thirrjes dhe takimeve.

Politika e kompanisë Amazon rreth privatësisë, është prezantuar në tekstin prej 3,500 fjalësh, por ndërlidhet me më shumë se 20 faqe të tjera lidhur me privatësinë dhe të dhënat e përdoruesve, diçka që kompanisë i jep hapësirë të madhe për grumbullimin e të dhënave.

Nga Amazon thonë se politika rreth privatësisë përshkruan grumbullimin, përdorimin dhe shpërndarjen e të dhënave “në mënyrë që konsumatorët e kuptojnë lehtë”.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook