Lidhu me ne

Sport

Shoqata e Tenisit për femra në Kinë pezullon turnetë në Kinë pas rastit Peng Shuai


Shoqata e Tenisit për Femra njoftoi të mërkurën se ka vendosur të pezullojë turnetë në Kinë për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurinë e ish-yllit botëror të tenisit, Peng Shuai.

Nuk e kuptoj se si mund t’u kërkoj sportistëve tanë të konkurrojnë atje, kur Peng Shuai nuk lejohet të komunikojë lirshëm dhe me sa duket, ndaj sa po ushtrohet trysni për të kundërshtuar deklaratat e saj për sulm seksual“, tha nëpërmjet një deklarate shefi ekzekutiv i shoqatës Steve Simon.

Duke pasur parasysh situatën aktuale, jam gjithashtu shumë i shqetësuar për rreziqet me të cilat mund të përballen të gjithë sportistët dhe stafi ynë, nëse do të zhvillonim aktivitete në Kinë në vitin 2022”, vijon më tej deklarata.

Vendndodhja e tenistes u kthye në një çështje shqetësimi ndërkombëtar për gati tre javë pasi ajo postoi një mesazh në mediat sociale ku akuzonte ish-zëvendës kryeministrin kinez Zhang Gaoli, për sulm seksual.

Më 21 nëntor, Presidenti i Komiteti Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach zhvilloi një telefonatë me video 30-minutëshe me tenisten Peng, tre herë fituese e medaljeve olimpike për të cilin mbështetësit thonë se mund të jetë nën trysni politike. Gjatë telefonatës ajo i tha zotit Bach se nuk ndodhej në rrezik as ajo dhe as familjarët e miqtë e saj.

Por zoti Simon, i cili tha se vendimi për të pezulluar turnetë në Kinë kishte mbështetjen e plotë të Bordit të Drejtorëve të shoqatës së Tenisit për Femra, nuk është i bindur se çdo gjë ishte në rregull për zonjën Peng.

Ndërsa ne tani e dimë se ku është Peng, unë kam dyshime serioze nëse ajo është e lirë, e sigurt dhe se nuk i nënshtrohet censurës, shtrëngimit dhe frikësimit“, tha zoti Simon.

Shoqata e Tenisit për Femra ka qenë e qartë për atë që nevojitet në këtë rast. Ne përsërisim thirrjen tonë për një hetim të plotë e transparent, pa censurë, të akuzës për sulm seksual ndaj Peng Shuai-t”.

MË TEPËR

Kryesore5 orë më herët

Denoncimi i Berishës: Si iu dhanë kompanisë offshore 1.5 mln metër katrorë për portin e Durrësit

“Rama dhe bashkëvjedhësit e tij duan të fshehin paratë në parajsa fiskale”, denoncimi i Berishës: Si iu dhanë kompanisë offshore...

Mix5 orë më herët

Disa kuriozitete që mund të mos i keni ditur rreth dashurisë

A e dini se dashuria është vërtet e “verbër”? Dhe se burrat kanë më shumë të ngjarë të thonë “Të...

Mix5 orë më herët

3 shenjat e Horoskopit që janë dominante në një lidhje dashurie

Gjëja më e rëndësishme në një lidhje të sukseshme është gjetja e partneri që ju përshtatet. Dhe kur flasim për...

Mix5 orë më herët

Cilat fruta kanë pak sheqer?

Frutat përmbajnë dy lloje sheqeri: fruktozë dhe glukozë. Pra, cilat fruta kanë pak sheqer? Frutat janë një mënyrë e shëndetshme për...

Mix5 orë më herët

Kur është koha për një njohje të re pas ndarjes?

Cili është momenti më i mirë për një njohje të re pas ndarjes? Ndarjet rrallëherë janë të lehta dhe shpesh...

Mix5 orë më herët

Aknet në fytyrë, dermatologu zbulon 5 gabimet që bëjmë të gjithë

Aknet në fytyrë, dermatologu zbulon 5 gabimet që bëjmë të gjithë Aknet janë një sëmundje e lëkurës që prek shumë...

Mix6 orë më herët

Cilët janë çiftet perfekte sipas Horoskopit ?

Të lindur për njëri-tjetrin, këto janë çiftet perfekte sipas Horoskopit Disa çifte duken të papajtueshme në pamje të parë, por...

Mix6 orë më herët

Sa para na duhen për të qenë të lumtur?

Sa para na duhen për të qenë të lumtur? Ideja se “paratë nuk mund ta blenë dot lumturinë”, ka dominuar...

Mix15 orë më herët

Çfarë duhet të dini për sëmundjet e veshkave?

Sëmundja renale në fazën përfundimtare, e quajtur edhe sëmundja e veshkave në fazën përfundimtare ose dështimi i veshkave, ndodh kur...

Mix15 orë më herët

Nga se shkaktohet zbokthi dhe cilën shampo duhet të përdorni?

Zbokthi është një gjendje e zakonshme që bën që lëkura e kokës të bjerë. Nuk është ngjitëse apo serioze. Por...

Facebook