Lidhu me ne

Mix

“Zjarri i natës”, sëmundja e lëkurës te mosha e tretë

Herpes zoster apo zjarri i natës, siç njihet nga njerëzit, është një sëmundje infektive e shkaktuar nga i njëjti virus që shkakton edhe variçelën apo linë e dhenve

Herpes Zoster, ose siç njihet ndryshe në gjuhën popullore me emrin zjarri i natës, është një sëmundje virale që mundon të moshuarit, sidomos në mbrëmje. Kjo sëmundje infektive shkaktohet nga i njëjti virus që shkakton edhe variçelën apo linë e dhenve. Dihet që variçela është një sëmundje e cila kalohet kryesisht në fëmijëri me temperaturë dhe vezikula të përhapura në të gjithë trupin. Ndërsa Herpes Zoster (HZ) shfaqet nga riaktivizimi i këtij virusi.

herpes zoster, zjarri i nates

Në një intervistë për “Shëndet+” mjekja infektologe pranë QSUT-së, Entela Ramosaço (Kolovani), shpjegon gjithçka rreth kësaj sëmundje. Infektologia shpjegon se shenjat e para të simptomave të zosterit janë djegia apo dhimbja bezdisëse dhe ndonjëherë mpirja e lëkurës në zonën e prekur. Pacienti mund të ketë ethe, dhimbje koke apo edhe të përziera.

Dhimbja e HZ mund të jetë mesatare deri në intense, shpesh njerëzit e përshkruajnë si mjaft rebele. Pacientët me zoster të trungut mund ta ndiejnë në formë spazmash edhe në prekjen apo ngacmimin më të lehtë.

Çfarë është sëmundja e zjarrit të natës?

Herpes zoster apo zjarri i natës, siç njihet nga njerëzit, është një sëmundje infektive e shkaktuar nga i njëjti virus që shkakton edhe variçelën apo linë e dhenve, i cili bën pjesë në familjen e Herpesviridaeve. Familje në të cilën bëjnë pjesë edhe viruse të tjerë herpetikë, shkaktarë të sëmundjeve të tilla, si herpes labial apo genital, mononukleoza infektive, CMV etj.

Cilat janë manifestimet klinike të kësaj sëmundje?

Variçela është një sëmundje e cila kalohet kryesisht në fëmijëri me temperaturë dhe vezikula të përhapura në të gjithë trupin, ndërsa Herpes Zoster shfaqet nga riaktivizimi i këtij virusi, i cili është prezent në organizëm në gjendje latente (të fjetur), dhe që manifestohet me erupsione vezikulare të cilat vendosen nga njëra anë e trupit, që janë të dhimbshme e që kufizohen në një apo disa dermatomerë.

Cilat janë shkaqet që çojnë në shfaqjen e kësaj sëmundje?

Në pjesën më të madhe të rasteve sëmundja shfaqet si pasojë e riaktivizimit endogen të virusit, i cili qëndron prezent në organizëm për vite të tëra në gjendje të fjetur pas infeksionit me variçelë që konsiderohet edhe infeksion primar në këtë rast. Gjatë infeksionit primar (variçelës), viruset kalojnë nga vezikulat kutane nëpërmjet fijeve nervore për t’u “strehuar” në ganglionet spinale dhe kraniale, ku edhe ruajnë infeksiozitetin e tyre.

Çfarë e mban virusin joaktiv ndër vite?

Janë pikërisht antikorpet qarkulluese që e mbajnë virusin joaktiv për vite të tëra. Në momentin kur ulet imuniteti i organizmit, virusi shumëzohet me shpejtësi në ganglionet nervore sensore dhe po nëpërmjet rrugës nervore arrin në lëkurë, ku edhe nxit fomimin e vezikulave karakteristike të këtij infeksioni, të lokalizuar siç u përmend më sipër.

Në rast imunosupresioni të thellë apo kur ndodh përhapja nëpërmjet gjakut i virusit, elementet e zosterit mund të vendosen në të gjithë trupin dhe sëmundja në këtë rast quhet herpes zoster i diseminuar.

Faktorët e riskut mund të kategorizohen si vijon:

  • Në moshat e vjetra (sa më i moshuar pacienti, aq më i lartë risku) dhe kur ndodh kompromentimi imunitar, bie mjaft funksioni i qelizave T të imunitetit, dhe kur kjo rënie shënon një pikë kritike, ndodh riaktivizimi i zosterit
  • Rënia e imunitetit nga ndonjë sëmundje apo medikamente imunosupresive
  • Sëmundje të tilla si kancer, HIV, transplant i palcës së kockave ose organeve ndikojnë drejtpërdrejt në imunitetin qelizor  të pacientit dhe për pasojë mund të kemi shfaqjen e Herpes Zoster
  • Stresi emocional dhe fizik (mendohet se zosteri mund të shfaqet brenda 6 muajsh nga ngjarja stresuese)
  • Traumat mekanike, pasi mendohet të stimulojnë sistemin nervor, duke i dhënë kështu shtysë riaktivizimit të virusit “të fjetur”
  • Raca e bardhë dhe mbizotërim në gjininë femërore
  • Lidhur me subjektet pa imunitet mund të thuhet se janë 20 herë më të predispozuar për të zhvilluar Herpes Zoster, sesa ata me imunitet normal. Po ashtu, ata mund të kenë përfshirje më të përhapur, elemente të lëkurës më të acaruar, dhimbje më të forta dhe më të zgjatura, ndonjëherë dhe shfaqje klinike më të pazakonshme.

Cilat janë shenjat dhe simptomat e hershme të herpes zosterit?

Shenjat e para të simptomave të zosterit janë djegia apo dhimbja bezdisëse dhe ndonjëherë mpirja e lëkurës, në zonën e prekur. Pacienti mund të ketë ethe, dhimbje koke apo edhe të përziera.

Dhimbja e HZ mund të jetë mesatare deri e fortë, shpesh njerëzit e përshkruajnë si mjaft rebele. Pacientët me zoster të trungut mund ta ndiejnë në formë spazmash edhe në prekjen apo ngacmimin më të lehtë.

Shfaqja në lëkurë e zjarrit të natës

Pas 48-72 orësh nga këto shenja dhe simptoma, në lëkurë fillojnë e shfaqen disa fshika (vezikula) të vogla, të mbushura me lëng, të ngjashme me linë, në zonën më të skuqur të lëkurës. Ato shfaqen me intervale, për një periudhë prej 3-5 ditësh. Vendi ku ato shfaqen (gjithmonë unilaterale, në fytyrë, trung, zonën lumbare, në kofshë) na jep njëkohësisht të dhëna për lokalizimin e deritanishëm të virusit, që i korrespondon dermatomerit të inervuar nga një nerv specific sensor që e merr zanafillën nga truri apo korda spinale.

Pas daljes, vezikulave do t’u duhet një deri në dy javë për t’u bërë kore. Koret, nga ana e tyre, kërkojnë një periudhë tjetër dyjavore për t’u përtharë.

Dhimbja ndërkohë vjen duke u pakësuar, por ajo shpesh vazhdon me muaj deri edhe vite.

Cilat janë ndërlikimet?

Në mjaft raste ndodh që rrjedha klinike e zjarrit të natës të ndërlikohet. Komplikacionet përfshijnë:

HZ oftalmik apo i syrit ndodh kur në infeksion përfshihet nervi që shkon në sy, i njohur edhe si nervi oftalmik, ku problemi më i shpeshtë është uveiti anterior, që është inflamacioni i irisit (pjesa e koloruar e syrit). Kjo mund të shoqërohet me skuqje të syrit apo ulje të shikimit.

Në disa raste ky ndërlikim mund të çojë në verbim të përkohshëm apo edhe të përhershëm.

HZ i veshit apo sindromi Ramsay Hunt tip II, është një komplikacion i shpeshtë. Shkaktohet nga përhapja e virusit në nervat e fytyrës. Karakterizohet nga dhimbje intense të veshit, skuqje rreth veshit, gojës, qafës, faqes dhe paralizë të nervave facialë. Po ashtu mund të shoqërohet edhe me probleme me shqisat, si të shijes në pjesën e përparme të gojës dhe humbje të dëgjimit, si dhe marrje mendsh.

Komplikacioni më i shpeshtë i zjarrit të natës është neuralgjia post herpetike. Kjo i referohet dhimbjes së zonës së prekur për muaj të tërë apo edhe vite, pasi skuqja në lëkurë të jetë shëruar. Trajtohet me vështirësi dhe mund të jetë invalidizuese.

Zosteri sakral shfaqet kur virusi prek nervat që kontrollojnë funksionin e fshikëzës së urinës. Simptomat janë paaftësi për të urinuar, ndjenja e urgjencës për të urinuar, por e pamundur për t’u realizuar apo urinim me pika.

Encefaliti, i cili është inflamacion i trurit.

Diagnoza.

Nuk është e mundur në mungesë të skuqjes (para se ky të shfaqet apo në format klinike pa skuqje). Kur pacientët paraqesin vetëm dhimbje, mund t’u nënshtrohen lloj-lloj ekzaminimeve si për gurë në veshka, në tëmth apo edhe kardiake për sëmundje të koronareve, deri sa të shpërthejnë erupsionet dhe të bëhet e mundur diagnoza korrekte. Shenjat dhe simptomat e zosterit janë mjaft domethënëse për diagnozën e saktë sapo skuqja të shfaqet.

Metodat e tjera laboratorike janë mjaft të kushtueshme, rezultati del vonë dhe shpesh janë fals negative.

Trajtimi

Mundësitë e trajtimit përfshijnë:

Përgatesat antivirale

Përgatesat kundra dhimbjes

Përgatesat e trajtimit të komplikacioneve

Antiviralët që përdoren më shpesh janë Acikloviri, Valacikloviri dhe Famcikloviri. Kur fillohen brenda një kohe prej 72 orësh, kohëzgjatja e sëmundjes mund të reduktohet. Ato reduktojnë kohën e formimit të vezikulave të reja, kohën e formimit të kores, të shërimit të plotë dhe qetësimit të dhimbjes.

Qetësuesit e dhimbjes dhe antiinflamatorët si kortikosteroidet, sidomos gjatë prekjes së nervave facialë, mund të rekomandohen për trajtimin e zjarrit të natës.

Përsëritja

Megjithëse ka pak studime për këtë, mund të thuhet se zjarri i natës mund të përsëritet edhe mjaft shpejt pas episodit të parë.

MË TEPËR

Kryesore18 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar18 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix19 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix19 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix19 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix19 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix19 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix19 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix19 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix19 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook