Lidhu me ne

Radar

Brenda ‘Pictet’, banka sekrete zvicerane për njerëzit më të pasur në botë


Një firmë 215-vjeçare e rrënjosur fort në të kaluarën gjen munudësinë të përshtatet me botën moderne.

Nga Marion Halftermeyer

Në mitologjinë e bankave private, Banque Pictet & Cie SA mban një vend të veçantë. Gjatë më shumë se dy shekujve, institucioni zviceran është kujdesur në mënyrë diskrete për pasuritë e shumë të pasurve, i udhëhequr nga një numër i vogël partnerësh që formojnë klubin më ekskluziv vetëm për burra, kudo jashtë Vatikanit.

Në të gjithë historinë e tij, vetëm 43 individë – të gjithë burra, të gjithë të bardhë – janë ngritur në rangun e partnerit drejtues të Pictet, duke krijuar një lidhje më të qëndrueshme sesa martesa tipike. Nga lartësia e tyre në Gjenevë, ata mbikëqyrin më shumë se 600 miliardë franga (662 miliardë dollarë) në asete nën menaxhim dhe një nivel përfitimi shumë përtej kolegëve të listuar publikisht, shpesh duke shpërblyer secilin prej tyre me më shumë se 20 milionë franga në vit.

Salloni në 1970, nga e majta në të djathtë, Guy Demole, Denis de Marignac, Claude de Saussure, Michel Pictet, Jean-Pierre Demole, Edouard Pictet, Jean-Jacques Gautier dhe Pierre Pictet

Por vitet e fundit, një prirje e re shqetësuese ka hyrë në Pictet, duke plasur fasadën e kohezionit të korporatës: punonjësit kryesorë filluan të largoheshin një e nga një. Gjatë vitit 2019, një duzinë menaxherësh që kishin aty prej një kohe të gjatë e punonin në njësinë e pasurisë u larguan. Brenda disa ditësh, në shtator të atij viti, katër bankierë kryesorë nga ekipi që kujdeseshin për klientët rusë dorëzuan dorëheqjet e tyre. Bankierët për Skandinavinë dhe Izraelin pasuan, duke vënë në rrezik miliarda asete nën menaxhim.

Në zemër të eksodit qëndron një përplasje e kulturës. Punonjësit e vjetër ishin duke u strukur pas përmbytjes së shkaktuar nga punëtsimet e fundit që u bënë për të menaxhuar paratë e ultra të pasurve, veçanërisht rritja shpërthyese e të pasurve të rinj në Azi që ka nisur një garë agresive për asete dhe talente me rivalë më të mëdhenj si UBS Grupi AG dhe HSBC Holdings Plc.

Megjithatë, për të tjerët, ndryshimi nuk po ndodhte mjaft shpejt; disa të ardhur që kishin nënshkruar me premtimin se Pictet po përtërihej po largoheshin përsëri të zhgënjyer.

Intervistat me një duzinë njerëzish të njohur atë që ndodh në Pictet zbulojnë një biznes në një udhëkryq, të ballafaquar me realitetin që, për të qëndruar përpara, banka private e shquar e Zvicrës duhet të përshtatet. Kjo do të thotë të përqafosh më shumë rreziqe dhe të ndryshosh marrëdhënien me klientin, larg nga qasja që zgjati për breza drejt një modeli më transaksional.

Kjo mund të jetë e vështirë për punonjësit e mësuar me parimin e kujdesit dhe fshehtësisë që udhëhoqi Pictet gjatë shekujve. Por ndryshimi ka sjellë gjithashtu mundësi për të rimenduar zakonet e vjetra dhe për të zgjeruar bankën në skenën globale.

Persona në fjalë kërkuan të mos identifikoheshin teksa diskutonin punën e brendshme të bankës. Pictet nuk pranoi të komentojë për këtë histori.

Ndërsa prishja e përgjithshme në Pictet Ëealth Management qëndron në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave prej 2.8%, evakuimi i talenteve të vjetër ka bërë jehonë nëpër korridoret e selisë moderniste pesëkatëshe. Largimet i befasuan partnerët, të cilët e panë këtë si një sulm ndaj një institucioni që mburret me luhatje të sheshta. Kështu në fund të vitit 2019, ata u mblodhën në një dhomë konferencash ‘spartane’ në atë që partnerët e quajnë takimin e tyre të sallonit, për të mësuar më shumë rreth asaj që fshihej pas defekteve.

Të ulur në nivele të ndryshme në tryezën e madhe të konferencave, në të njëjtën mënyrë siç mblidhen disa herë në javë për të diskutuar rendin e biznesit, burrat dëgjuan për tensionet, mosmarrëveshjet mbi përmbajtjen dhe rinovimin që ka vërshuar nëpër filialin e pasurisë private të bankës.

Salloni sot. Partnerët e Pictet, nga e majta në të djathtë, Rémy Best, Laurent Ramsey, Bertrand Demole, Renaud de Planta, Marc Pictet, Sébastien Eisinger dhe Boris Collardi.

“Pictet është midis dy botëve,” thotë Pedro Araujo, një studiues i lartë në Universitetin e Fribourg, i cili ka studiuar familjet elitare të Zvicrës.

“Ata janë në botën e vjetër të bankierëve privatë të Gjenevës dhe në botën e re të financave të globalizuara, ku duan të jenë të pranishëm ndërkombëtarisht, duan të rriten, duan të paraqiten si modernë, por jo shumë. Dy botë që janë në një rrjedhë përplasjeje.”

Me gjithë traditën e saj, Pictet është përshtatur më shumë me ndryshimin në vitet e fundit. Kompania transformoi statusin e saj ligjor pas përfundimit të sekretit bankar në 2014, duke zbuluar më shumë metrika të performancës si rezultat. Një nga partnerët e tij, Rémy Best, tashmë kishte lënë gjurmën e tij duke rindërtuar njësinë e menaxhimit të aseteve. Pop kështu ai e ktheu vëmendjen tek ndarja e pasurisë, ku rreh zemra Pictet.

Doli se operacioni kërkonte ‘gjak’ të freskët. Dhe banka e gjeti atë tek Boris Collardi, i cili kreu një nga manovrat më të guximshëm në bankat zvicerane në vitin 2018, kur ai u largua papritmas si Drejtor Ekzekutiv i armikut të Pictet, banka Julius Baer dhe u vendos në brigjet e Liqenit të Gjenevës për t’u bashkuar me Pictet.

Në pamje të parë, Collardi është gjithçka çka nuk përfaqëson aktorin tipik të Pictet. Më pasionant se financuesi asket, Collardi, 46 vjeç, qëndron veçmas si partneri i parë i jashtëm në dekada. Ai gjithashtu solli fuqi serioze prej ylli dhe një dozë shpirtmirësie në ekskluzivitetin e Pictet që vlerëson uniformitetin mbi individualizmin, deri në gamën e zbutur të ngjyrave të kostumeve të partnerëve të përshtatura në mënyrë të përsosur.

Boris Collardi

Collardi, dihet se përshëndet kolegët e ngushtë me një përqafim ose një goditje në faqe; në takime, ai është i pari që heq xhaketën e kostumit dhe me shaka ankohet se i duhet të mbajë kravatën. Ngjitja e tij në partneritetin Pictet jo vetëm që e bëri atë një nga njerëzit më të rinj në historinë e fundit që mbante atë titull, por gjithashtu i dha mundësinë e ngjitjes për herë të parë shumicës së anëtarëve në grup që nuk janë pasardhës të familjeve themeluese.

Te Collardi, partnerët identifikuan një bashkëmoshatar që mund të merrte nga Best, një njohës i vjetër që kishte prezantuar punësimin e ri tek partnerët e tjerë. Dhe Collardi ishte tashmë i njohur mirë në Azi, ku Pictet ishte i prirur të merrte pjesë në garën për të thithur klasën e pasur të miliarderëve të sapoformuar, që po përgatiteshin të kalonin pasurinë e tyre te brezi i ardhshëm.

Por Collardi gjithashtu duhej të përshtatej me realitetin e ri për të mos qenë më udhëheqësi i padiskutueshëm. Në vend të kësaj, ai tani është një zë mes shtatë zërave, ku çdo vendim merret në unison. Takimet javore kryesohen nga partneri i lartë Renaud de Planta, i cili nuk pranoi të komentojë për këtë histori.

Duke pasur parasysh që qëndrimi mesatar i një partneri aktiv është 20 vjet, harmonia kolegjiale është ngjitësi që mban së bashku ekipin e lartë. Kjo nuk e ka ndaluar Collardi-n të lëvizë shpejt në rolin e tij të ri. Brenda një viti, më shumë se 100 besnikë të tij e kishin ndjekur atë në Pictet, përfshirë ata afër ekipeve që merreshin me pasuritë në Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.

Collardi gjithashtu përshpejtoi një rishikim të platformave të investimeve dhe tregtimit, duke zëvendësuar disa nga menaxherët e portofolit me shërbimin më të gjatë, me këshilltarë investimesh në gjysmën e moshës së tyre.

Deri në fund të vitit 2020, bankierët e pasurisë së Pictet ishin rritur në 1,098 nga 740 vetëm pesë vjet më parë.

Ndryshimet i bëjnë jehonë rishikimit që Collardi miratoi në Julius Baer. Gjatë një dekade, ai i dha një hov zhvillimi bankës në fjalë, duke e dërguar atë në një zgjerim marramendës nga Sao Paulo në Singapor, duke dyfishuar pasuritë nën menaxhim si rezultat i punës së tij. Por pavarësisht rritjes së tij meteorike, Collardi mbeti, sipas llogarisë së tij në kohën e lëvizjes, ‘vetëm një punonjës’. Pictet, në të kundërt, ofron një mundësi që vjen një herë në jetë për t’u bërë një sipërmarrës me hapësirë ​​shtesë, por pa zhurmën e përditshme të drejtimit të një kompanie të njohur publikisht.

Fitimi i partnerit të Pictet sjell një aksion të vrullshëm në një biznes të qëndrueshëm, pronarët e të cilit ndajnë më shumë se 500 milionë franga në fitim vjetor. Deri para disa vitesh, firma ishte aq e modës së vjetër sa që partnerët menaxhues pritej të trajtoheshin si Notre Sieur, një titull zyrtar francez për ‘Sir’.

Sfida me të cilën përballen partnerët është se për t’u rritur, ata duhet të synojnë në mënyrë agresive Azinë, epiqendrën e krijimit të pasurisë. Por kjo kërkon përqafimin e aktiveve të reja dhe potencialisht më të rrezikshme, për investime.

Collardi kaloi më shumë se një vit duke u përpjekur të fitojë mbështetjen e partnerëve të tjerë për të shtyrë Pictet të shesë produktet e veta në atë klasë pasurie. Të tjerët nuk ishin të bindur, duke u krenuar me historinë e tyre se nuk kishin pasur kurrë një hua të dështuar. Projekti u shua në fillim të vitit 2020 dhe Pictet u pajtua me opsionin më pak të rrezikshëm për të qenë një ndërmjetës që shet produktet e strukturuara të bankave të tjera.

Sidoqoftë, Azia ka mbetur një fokus i rëndësishëm për riorganizimin e Collardit, ku ai dëshiron të depërtojë në radhët e 10 bankave kryesore private. Tani për tani, Pictet është i gatshëm të presë që klientët të vijnë në bankë sapo të jenë gati për një qasje që shmang rrezikun në menaxhimin e pasurisë.

Collardi emëroi Fong Seng Tee, një bankier që e njihte që nga koha e tij në Credit Suisse Group AG, si kreu i divizionit të krahut të pasurisë në Azi, duke e shtyrë udhëheqësin ekzistues në një pozicion kryesie më ceremonial. Ai gjithashtu solli një aleat nga Julius Baer për të drejtuar një rajon të ri të Lindjes së Mesme, duke i hequr territorin bankierit të vjetër që mbikëqyri biznesin e pasurisë për Greqinë, Turqinë dhe Lindjen e Mesme.

Ndërsa Pictet është rritur vazhdimisht me kalimin e viteve, ajo deri më tani ka shmangur kalimet e tensionuara në një strukturë të modernizuar të korporatës të përqafuar nga partneritete të tjera të njohura të mëparshme, veçanërisht Goldman Sachs Group Inc. dhe Lazard Ltd.

Pictet mund të jetë akoma shumë më i vogël se menaxherët e pasurisë të listuar publikisht, por banka është në pozita shumë të forta kur bëhet fjalë për përfitimin. Pictet arriti prej kohësh të kapë një kthim të kapitalit mbi 40%, një numër që nuk është dëgjuar për asnjë bankë moderne. Ndërsa shifra ka zbritur në mes 16% dhe 21% në gjysmën e dekadës së fundit, është ende më lart se UBS, Credit Suisse dhe Julius Baer.

Transformimi në vitin 2014 në një ortakëri të kufizuar hoqi rrezikun që partnerët të mbajnë barrën e plotë të humbjeve. Si rezultat i ndryshimit të statusit ligjor, Pictet filloi të zbulonte publikisht të dhënat e performancës.

Papritur, Pictet u detyrua të pranonte se brenda organizatës, shpesh marrëdhëniet personale viheshin para strukturës sistematike. Deri atëherë, nuk ishte e pazakontë që bankierët të vepronin në mënyrë të pavarur pa qasje të njëtrajtshme ndaj klientëve, për shembull dërgimin e korrespondencës duke përdorur të dhënat e parapëlqyera të tyre si në formulimin e tekstit ashtu edhe mënyrën e shkrimit. Ndër të metat historike, disa punonjës nuk kishin një kontratë pune zyrtare – bashkimi me bankën ishte një marrëveshje shoqërore me një patriarkat dashamirës që mbante një dorë mbrojtëse mbi tufën.

Pictet filloi një marshim të gjatë në Shekullin 21, i udhëhequr nga një prej partnerëve të tij. Një ish -ekzekutiv i McKinsey, Rémy Best ishte i përshtatur me metrikën e performancës dhe optimizimin organizativ. I freskët nga shndërrimi i krahut të menaxhimit të aseteve të Pictet në një gjenerues fitimesh me mendje metastike, Best më pas ia vuri sytë në menaxhimit të pasurisë, një strehë e gjatë e mbrojtur në Pictet sepse dikur sillte pjesën më të madhe të parave.

Banka hodhi një vështrim të rreptë se cilët klientë të pasurisë private po sillnin pjesën më të madhe të të ardhurave, duke kuptuar se disa i kushtonin Pictet -it shumë, ndërsa të tjerat akoma duhej të ishin në shënjestër më agresive për të blerë më shumë shërbime.

Qasja ligjore e Best shkaktoi një trazirë në mesin e punonjësve. Bankierët privatë të Pictet nuk ishin kërkuar më parë të zbulonin klientët e tyre, ose të thoshin sa para po bënin për bankën. Marrëdhëniet personale me klientët i lanë vend kartave të rezultateve pa fytyrë që matnin paratë e reja neto, kthimin e aseteve dhe nëse bankierët i përmbushën objektivat e rritjes.

Detajet u vunë në dispozicion të një ushtrie të menaxherëve të biznesit të brendshëm, të cilët i shikonin numrat, shpesh duke i ricaktuar klientët e duke i ndarë në kategori bazuar në pasurinë, vendndodhjen dhe nivelin e aktivitetit me bankën. Disa bankierë individualë humbën klientët e lakmuar ndaj ekipeve të reja me fokus rajonal, dhe të tjerë ngacmuan atë që ata e panë si një stil të pazbukuruar të punësimeve të reja. Të tjerë vendosën të largoheshin.

Toni i efikasitetit modern të korporatës mund të prishet në një firmë ku ish-partneri menaxhues Nicolas Pictet u tha dikur punonjësve të tij se mbajtja e një klienti ishte më e rëndësishme sesa fitimi. Kompania gjithashtu ka kaluar pikën ku partnerët mund të veprojnë rregullisht si sjellës të ardhurash në një marrëveshje të luftuar ose duke sjellë një klient të madh.

Por si pronarë të një partneriteti privat, ata ende qëndrojnë larg nga niveli i lartë. Në fund të fundit, një llogaritje konfidenciale përcakton sa fitim mbahet për partnerët dhe sa shpërndahet në pjesën tjetër të bankës për të mbështetur të gjithë strukturën e kapitalit të firmës.

Renaud de Planta

Sa herë që një partner i bashkohet shoqërisë sunduese, atij i kërkohet të blejë një pjesë të konsiderueshme të kompanisë. Për të financuar transaksionin, partnerët ekzistues i japin një hua anëtarit të tyre më të ri, i cili i paguan ato me kalimin e kohës. Një partner që largohet duhet të fillojë të shesë pjesën e tij përsëri në bankë. Për të mbështetur këtë baticë-zbaticë të aksioneve, banka synon një kthim minimal prej 20% të kapitalit.

Ruajtja e atij niveli është bërë më e vështirë mes rritjes së konkurrencës dhe kostove më të larta të pajtueshmërisë. Kur përfitimi ka rënë nën 20%, punonjësit kanë ndjerë humbje në kompensimin e tyre personal, i cili përmban një komponent të ndryshueshëm të lidhur me rezultatet vjetore. Kjo, nga ana tjetër, ka çuar në perceptimin e një ndarjeje në rritje midis punëtorëve mesatar dhe partnerëve, të cilët kanë vazhduar të gëzojnë pjesën e tyre të shëndetshme të fitimeve.

Kur pjesëmarrja në fitimin e punonjësve bie, po ashtu edhe ajo e partnerëve, tha Pictet pas botimit të artikullit.

Gjatë një prezantimi në shkurt, një ritual i dashur i Pictet i mbajtur në internet për herë të parë këtë vit, de Planta paraqiti numrat kryesorë të vitit të kaluar. Banka u nxit si shumë të tjera nga paqëndrueshmëria e tregut që solli pandemia – nga lulëzimi në investimin e të ardhurave në një rikthim në kompensimin e ndryshueshëm për punonjësit dhe një numër rekord të aseteve nën menaxhim, pasi klientët kërkuan siguri.

Por ndërsa partnerët folën gjatë për performancën, përpjekjet bamirëse ose ndërtesën e re shkëlqyese të Pictet, që ngrihej ngadalë në periferi të Gjenevës, një anëtar nga grupi i tyre mbeti dukshëm mungon: Collardi nuk foli ose nuk u shfaq gjatë prezantimit.

Në fakt, njeriu më i lidhur me vitet e fundit të trazuara të Pictet, kishte rënë në plan të dytë.

 Bloomberg

Hashtag.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar16 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix16 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix16 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet16 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore16 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix16 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix17 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar17 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix17 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal17 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook