Lidhu me ne

Mix

10 këshilla për lëkurë të butë dhe të shkëlqyer gjatë dimrit

10 këshilla për lëkurë të butë dhe të shkëlqyer gjatë dimrit

Periudha e dimrit nuk është e mirëseardhur për lëkurën. Moti i ftohtë dhe niveli i ulët i lagështisë në ajr ndikojnë në tharjen e lëkurës, prandaj nevojitet kujdes i veçantë.

1. Pastrojeni lëkurën me ujë të vakët
Dushi i ngrohtë gjithmonë është i mirëseardhur në ditët e ftohta të dimrit, mirëpo nëse mundeni, veçanërisht gjatë larjes së fytyrës dhe duarve të përdorni ujë të vakët për të parandaluar largimin e yndyrës së nevojshmë nga lëkura.

2. Hidratojeni lëkurën menjëherë pas larjes
Lëkura juaj ka nevojë për hidratim gjatë tërë kohës, mirëpo është e domosdoshme menjëherë pas larjes. Mbajeni kremin hidratues gjithmonë me vehte dhe sapo të vëreni se lëkura është tharë aplikojeni atë.

3. Mbrohuni
Bëjeni rutinë përdorimin e dorëzave dhe shallave për të mbrojtur lëkurën tuaj nga era, shiu dhe bora. Gjithashtu, mos harroni të vendosni krem për mbrojtje nga dielli. Dielli gjatë dimrit mund të jetë poaq i dëmshëm sa edhe gjatë stinës së verës andaj përdorni kremëra me përmbajtje të zinkut në pjesët e ekspozuara në diell.

4. Kujdesuni të keni lagështi të mjaftueshmë në vendet ku qëndroni
Sistemet e ngrohjes zakonisht ndikojnë në tharjen e ajrit në hapërsirat e mbyllura, kështu që kujdesuni të keni lagështi të mjaftueshmë në vendet ku qëndroni. Duke pasur kujdes të keni mjaft lagështi, ju kujdeseni edhe për lëkurën tuaj.

5.Pini ujë mjaftueshëm
Duke pasë parasysh që në sezonën e ftohtë më shumë kemi dëshirë të pijmë pije të ngrohta si kakao apo çajra të ndryshëm ne pijmë shumë më pak ujë se zakonisht. Mirëpo, hidratimi duhet të bëhet edhe nga brenda organizmit. Uji me limon, mund të jetë freskues dhe hidratues në të njejtën kohë.

6.Hidratoni lëkurën gjatë natës
Pjesët më të thata si duart, këmbët, bërrylat dhe gjunjët kanë lëkurë më të hollë me tendencë për tharje më shpëjte se pjëset tjera të trupit. Vendosni kremë hidratuesë në këto pjesë gjatë natës dhe veshni dorëza dhe çorape të pambukut për të mbajtur lagështinë deri në mëngjes.

7. Përdorni skrab
Ne shpesh harrojmë të largojmë qelizat e vdekura të lëkurës gjatë sezonës së dimrit, veçanërisht në duar. Kremërat hidratuesë nuk arrijnë të depërtojnë në lëkurë nëse qelizat e vdekura nuk pastrohen me skrab. Masazhoni lëkuren lehtë në formë rrethore me skrab pastaj vendosni maskën tuaj hidratuese për lëkurë më të butë dhe rezultatë të dukshme.

8.Mënjanoni toksinat, veçanërisht alergjentët dhe irrituesit
Nëse keni ekzema, dermatit ose psoriazë ju duhet t’i mënjanoni alergjentet dhe irrituesit që e bëjnë lëkurën të çahet. Lëkura gjatë dimrit është më e ndishmë andaj mënjanoni gjithashtu edhe materialet irrituese të rrobavë si leshi. Poashtu, kujdes të veçantë duhet kushtuar edhe detërgjentëve të rrobave me përmbajtje të kimikateve të forta. Përdorni pastrues të butë dhe hidratues të prodhuar veçanërisht për lëkurë sensitive.

9.Hidratohuni nga brenda-jashtë
Ngrënia e ushqimeve që kanë përmbajtje të ujit ju ndihmon të hidratoni lëkurën nga brenda-jashtë. Pemët si shalqiri, molla, portokalli, kivi dhe pjepri ndërsa perimet si celeri, domatja, trangujt, dhe karrotat kanë përmbajtje të lartë të ujit dhe ndihmojnë në hidratim të lëkurës. Sigurohuni që po mërrni mjaftueshëm vitamin C dhe zink për të mbështetur prodhimin e duhur të kolagjenit dhe elastinës. Gjithashtu, merrni edhe omega-3 apo konsumoni më shumë peshk.

10.Përdorni maska të pregaditura në kushte shtëpie
Maskat hidratuese të pregaditura në kushte shtëpie mund të ofrojnë hidratimin e nevojshëm për lëkurën gjatë muajve të dimrit. Përdorni hidratues natyral si mjalta, avokado, jogurti, vaji i ullirit , bademit dhe aloes. Bashkoni disa nga këta përbërës për të krijuar një pastë apo krem dhe lejeni në fytyrë për 10-30 minuta. Shpërlajeni me ujë të vakët dhe vëreni freskinë.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook