Lidhu me ne

Mix

5 tipe të vjehrrave – cila është vjehrra juaj?

Nuk pajtoheni me vjehrrën dhe keni përshtypjen se detyra e saj kryesore është t’ua nxijë jetën juve?

Ju nuk jeni gruaja e parë e as e fundit që mendon në këtë mënyrë. Mardhënia e vjehrrës dhe nuses ka qenë gjithmonë problematike, aq sa që nga kohët e lashta besohet se gratë në këtë relatë thjeshtë nuk mund të funksionojnë së bashku. Sigurisht, kjo nuk është e vërtetë edhe pse, thënë të vërtetën, përleshjet mes tyre janë relativisht të shpeshta

Psikologët shpjegojnë se baza e këtij problemi është lufta për dashurinë e burrit, respektivisht të djalit.
Kur një grua e re zyrtarisht hyn në një familje, ndodh që vjehrra të behet xheloze dhe në çdo formë don të dëshmojë se se djali e don më shumë ate – shpjegojnë psikologet.

Edhe pse armiqësitë dhe konfliktit në mes nuses dhe vjehrres janë të shpeshta, nuk duhet harruar se ka shumë familje në të cilat ato kalojnë mirë. Psikologja A.K. ka ndarë vjehrrat ne 5 lloje dhe jep këshilla që do tu ndihmojnë për të varrosur armët e luftës dhe për tu bërë mike që duhen dhe respektohen.

Aleatja

Ajo ishte në fillim krejtësisht e shastisur me ju, sepse ajo mendon se ka fituar një  mike të re. Megjithatë, pas një kohe, vjehrra do të dojë që përmes jush të ndryshiojë djalin e saj. “Thuaji atij që të veshin diçka të bukur, ai të dëgjon ty” ose “A mendoni se ai pi shumë” janë vetëm disa nga fjalitë që do të thuhen në përpjekje për të ndërhyrë në jetën tuaj. Sigurisht, kritikat që janë me vend duhet të respektohen, por problemet nisin të lindin, nëse ajo fillon të ju ngarkojë juve.

Çfarë duhet të bëni?

Mjeti më i mirë është sinqeriteti. Shpjegojini vjehrrës se nuk jeni e gatshme të merrni pjesë në manipulimet e saj. Nëse partneri juaj ka disa gabime, ai duhet të ketë dëshirë që vetë ti ndryshojë ato. Ju duhet që t’i ndihmoni atij, të mos bëni pakt me nënën e tij pas shpinës së tij.

E gjithëdijshmja

Ajo e di të pjekë mishin më të lëngëshëm, ajo e di se ku janë rrobat më lirë, ajo e di se kur është më  mirë për të shkuar me pushime, ajo e di se si edukohen fëmijët … Po, ajo është e gjithëdijshme dhe nuk e fsheh se është kompetente për çdo gjë ngase ajo që i është përshtatur të birit për 20 e më shumë vjet, nuk mund të ndryshohet brenda natës.

Çfarë duhet të bëjmë?

Nëse filloni luftën, do të thelloni konfliktin. Në këtë situatë është që të veproni me maturi. I thuani se pulë të tillë të lëngëshme kam hëngër vetëm te ju, por megjithate do të doja të provoja këtë recetë të re. Megjithatë, nëse ajo fillon të hyjë shumë në intimitet, ju do të duhet të jeni më të drejtpërdrejta: “plotësisht e kuptoj se çfarë doni, por ne kemi vendosur të bëjmë ndryshe.”

E rezervuara

Kur ju viziton, flet vetëm me të birin dhe herë pas here ju drejton pyetje stereotipe. Distanca e saj është shqetësuese dhe fyerje.

Çfarë duhet të bëjmë?

Ndërmerrni hapin e parë për të thyer atmosferën e tensionuar – thirreni ne vizitë, vizitojeni, i bleni ndonje imtësirë. Në fund të fundit, ju e doni të njëjtin njeri, kështu që është mjaft e natyrshme që të afroheni.
Në qoftë se, as pas kësaj, ajo mbetet e ftohtë, atëherë kjo nuk do të ndihmojë. Ju duhet ta pranoni. Megjithatë, është shumë e rëndësishme që të mos akuzoni partnerin se nënë a e tij është e veshtirë, dhe se ajo do të dëmtojë marrëdhënien tuaj. Çdo njeri është i ndjeshëm për komente në lidhje me familjen, veçanërisht nënën.

Njerka e keqe

Një lloj I mbrapshtë I nënës së lidhur. Ajo përpiqet që ti tregojë djalit se si ju krejt çka bëni e bëni keq. Nuk heziton tu kritikojë publikisht kurdo që i ipet rasti. Pas kësaj natyrisht, pendohet. Pse bën këte? Ngase ka frikë se do ta humbë djalin përgjithëmonë.

Çfarë duhet të bëjmë?

Ky është një skenar klasik ne familje ku jetojnë disa breza. Pastaj-nusja e djalit dhe vjehrra që në fillim nisin luftën për pushtet, sepse të dyjat janë të interesuara për pushtet.
Diskutimi i hapur në këtë rast nuk mund të shmanget. Partneri juaj duhet të jetë në anën tuaj dhe këtë duhet tia bëjë të qartë nënës. Kjo është zgjidhja e vetme.

Viktimë e përherëshme

Fjalia e saj standarde është “ju nuk keni kohë për mua.” Ajo me dëshirë do të vinte çdo ditë që të hekuros, të gatuaj dhe të ndihmojë. Nëse e refuzoni, ajo do të sëmuret, të bjerë në depresion dhe do të përpiqet që të dashurve të saj tua hudhë ndjenjën e fajit. Ky është një rast shumë delikatë, sidomos nëse ajo është e divorcuar ose i ve.

Çfarë duhet të bëjmë?

Zgjidhja e vetme është kompromisi. Lejoni asaj që herë pas here të vjen tek ju dhe të ju ndihmojë, por ajo duhet inkurajuar që të shkojë në pushim me miqtë e saj, dhe që të krijojë njohje te reja …

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook