Lidhu me ne

Mix

A duhet të frikohemi nga menopauza?

Menopauza nënkupton ndërprerjen e ciklit menstrual. Normalisht fillon mes moshës 45-55 vjeç, por mund të fillojë edhe më herët se 45 vjeç apo edhe pas moshës 55 vjeçe . Megjithatë, me fillimin e menopauzës nuk do thotë se fillojnë vitet e pleqërisë.

Simptomat e menopauzës mund të fillojnë shumë shpejtë, të zgjasin disa muaj apo edhe vite. Simptomat janë të ndryshme, disa femra e përballojnë më lehtë për të tjera ky është një përjetim shumë traumatik.

Ndryshimet hormonale në menopauzë
Femrat lindim me dy vezorë, secila prej tyre përmban miliona vezë. Aktiviteti i vezorëve kontrollohet me hormonet të cilat prodhohen nga truri. Vezorët aktivizohen në pubertet kur edhe fillon cikli menstrual dhe ovulacioni, d.m.th. fillojnë të lirojnë vezë gjatë çdo muaji. Aktiviteti i punës së vezorëve ndalet në menopauzë.

Në këtë periudhë vezorët prodhojnë sasi shumë të vogël të hormoneve sidomos të estrogjenit, progesteronit dhe testosteronit të cilët janë shkaktarë të paraqitjes të shumë simptomave në menopauzë.

Ulja e nivelit të hormonit testosteron shkakton uljen e dëshirës për marrëdhënie seksuale, derisa hormoni estrogjen ende prodhohet në organizëm edhe pas menopauzës, por në sasi të vogël. Saktësisht nuk e dimë si vjen deri te menopauza.

Fëmijët e lindur te nënat pas moshës 35 vjeçe rrezikohen për lindje me Down sindromë. Rreziku i shëndetit të gruas shtatzënë shtohet me moshë. Prandaj, evolucioni e ka krijuar një mekanizëm gjenetik që menopauza të parandalojë lindjen e fëmijëve me të meta.
Mosha mesatare e fillimit të menopauzës është 50 vjeçe. Edhe natyra bën gabime, kështu edhe menopauza ndonjëherë fillon para se femra të jetë gati për këtë.

Si ta dimë që po fillon menopauza?
Është shumë vështirë ta dimë këtë me saktësi. Cikli menstrual ndoshta veç sa ka filluar të çrregullohet dhe vetëm disa simptoma janë paraqitur. Edhe veç këto rregullime mund të jenë shenjë e fillimit të menopauzës.

Lista e simptomave të menopauzës është shumë e gjatë. Mund të paraqiten vetëm disa prej tyre, apo mund të paraqiten që të gjitha. Këto janë: periudha e nxehtësisë dhe djersitjes gjatë natës, thatësia e vagjinës, lodhja, depresioni, pagjumësia, të frikësuarit, ndjenja e pasigurisë, ulja e vetëbesimit, humbja e dëshirës për jetën seksuale, cikli jo i rregullt, gjakderdhja shumë e madhe, infeksionet urinare, shtimi në peshë, dhimbjet e nyjeve, harresa dhe ndjenja e të qenit joatraktive. Ndryshimi i disponimit në menopauzë është shumë i shpeshtë.

Nxehtësia e shpeshtë trupore është simptoma më e shpeshtë e menopauzës. Kjo paraqitet me skuqje te fytyrës dhe pjesës së sipërme të trupit dhe zgjatë disa minuta, dhe po ashtu përcillet edhe me djersitje. Këto simptome mund të fillojnë edhe para ndaljes së plotë të ciklit menstrual.

Vaginës i duhet estrogjeni që të jetë fleksible, e lagur dhe e pranueshme për marrëdhënie seksuale. Me zvogëlimin e estrogjenit vagjina mbetet e thatë dhe marrëdhënia seksuale mund të bëhet jo e përshtatshme dhe me dhimbje. Prandaj gruas në menopauzë i nevojitet lubrifikanti ose kremi që t’i ndihmojë në thatësi të vagjinës. Kjo në veçanti te ato femra të cilat pauzojnë për arsye të ndryshme në marrëdhënie seksuale.

Qelizat e uretrës (një kanal nëpër të cilin urina zbrazet nga mëshikëza e urinës jashtë) gjithashtu janë të varura nga estrogjeni; ato e humbin elasticitetin gjatë menopauzës. Prandaj gratë në menopauzë kanë probleme me mospërmbajtje dhe ndjejnë që kanë nevojë për urinim më të shpeshtë.

Osteoporoza është një sëmundje e eshtrave e cila fillon me moshë, por të gratë në menopauzë është më e shpeshtë për arsye të zvogëlimit të nivelit të estrogjenit. Paraqitet më shpesh të femrat të cilat janë më të dobëta në peshë, ato që e konsumojnë duhanin dhe te ato të cilat nuk merren me aktivitet fizik.

Cikli menstrual
Menopauza definohet gjendja kur cikli mestrual ndërpritet për një periudhë prej 12 muajve. Cikli menstrual ndërpritet në mënyra të ndryshme ashtu si edhe fillon. Mund të ndodhë të ndërpritet papritmas dhe përgjithmonë por mund të ndodhë që cikli të jetë më i shpeshtë apo më i rrallë, ose mund të jetë më i lehtë apo me gjakderdhje më të madhe. Te disa gra cikli ndërpritet një kohë por mund të shfaqet sërish.

Në rastet kur gjakderdhja është e shumtë, kjo mund të jetë shenjë e menopauzës por gjithashtu mund të ketë edhe ndonjë arsye tjetër që duhet të hulumtohet dhe të zbulohet.
Përgatitja për menopauzë

Menopauza është një gjendje për të cilën duhet të përgatiten gratë. Informimi i mëhershëm për simptomat është me rendësi të madhe. Dieta, relaksimi, ushtrimet dhe mospirrja e duhanit ndihmojnë shumë në trajtimin e menopauzës.

Trajtimi
Një shpresë e madhe për trajtimin e menopauzës është terapia hormonale zëvendësuese. Por si çdo revolucion në medicinë, edhe në këtë trajtim ka diçka jo të sigurt. Ka opinione të ndryshme për përparësitë dhe rreziqet potenciale për terapinë hormonale zëvendësuese.

Femrat gjatë marrjes së terapisë mund të kenë efekte anësore si: shtimi në peshë,cikli menstrual me më shumë gjakderdhje, ndjeshmëria e gjinjve, brengosja për kancer të mitrës dhe gjirit.

Për të parandaluar osteoporozën është me rëndësi që të ushqehemi mirë, ushqimi i pasur me kalcium, të bëjmë gjumë të mirë dhe të bëjmë sa më shumë aktivitet fizik. Për të njëjtin qëllim, rekomandohet edhe marrja e kalciumit plotësues gjatë gjithë jetës e sidomos gjatë menopauzës.

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar16 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar16 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet16 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix17 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore17 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore1 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix1 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix1 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix1 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook