Lidhu me ne

Mix

Hudhra, antibiotiku më i mirë natyral

Për shumë vite, hudhra, përdoret si mjet terapeutik për shumë sëmundje, dhe së fundmi janë zbuluar dhe vetitë e saj mbrojtëse ndaj sëmundjeve të zemrës , tumoreve si dhe efekte antibakteriale të fuqishme. Lidhjet e sulfurit dhe, konkretisht, substance alisinë, duket se janë përgjegjëse për vetitë e saj

Pak histori

Të dhënat që disponohen, zbulojnë se, hudhra, përdoret për rreth 5000 vjet, ndërsa në Kinë, përdoret prej 3000 vjetësh në fushën e mjekësisë. Historikisht, hudhra është
përdorur në gjithë botën për të shëruar një sere sëmundjesh duke përfshirë hipertensionin, infeksione si dhe helmimet nga kafshimi i gjarpërinjve.

Të mirat

Thelbi i hudhrës përdoret për qëllime farmaceutike. Mund të përdoret i freskët, i tharë ose i distiluar. Lidhjet e sulfurit dhe alisina janë substancat karakteristike të hudhrës me këtë të fundit përgjegjëse edhe për aromën që ajo ka. Sipas studimeve, alisina është toksike për qelizat tumoriale. Por, temperaturat e gatimit, e ulin efektin e saj. Kësaj substance i jepet merita edhe për vetitë antibakteriale, antioksiduese, si dhe për efektet që ka kundër formimit të trompozave, dhe në uljen e yndyrave në gjak. Efektet antitumoriale mund të jenë në sajë të lidhjeve të sulfurit, por ndoshta edhe të ndonjë substance tjetër që nuk është zbuluar deri tashmë për sa i përket strukturës kimike.

Hudhra ul nivelin e yndyrave në gjak – Shumë studime janë fokusuar në këtë veti të hudhrës. Në 1993 – ’94, studimet treguan qartë se, konsumi i hudhrës, mund të ulë kolesterolin në gjak, deri në 12%. Megjithatë, studime të mëtejshme, patën përplasje opinionesh për këtë fakt. Në një studim në vitin 2000, i cili u mor me të njëjtën temë, u tregua se vërtet hudhra mund të ulë nivelin e kolesterolit në gjak, por jo me shumë se 4-6%.

Hudhra ul tensionin – Kjo veti e hudhrës është studiuar, por akoma ngelet me mëdyshje. Disa studime kanë treguar se, konsumi i hudhrës, ka pasur rezultat ulje të konsiderueshme të tensionit (rreth 7,7mmHg të tensionit sistolik dhe rreth 5mmHg atë diastolik). Por, në disa të tjera, ky efekt është parë në pakicë.

Vetitë antitumoriale – Nga kontrolle individuale dhe disa në grup, është vënë re se, konsum i lartë i hudhrës, por dhe i zarzavateve të tjera të ngjashme si qepa, preshi etj., lidhet me raste me të rralla të shfaqjes së kancerit në stomak dhe zorrë të trashë. Gjithsesi ky fakt mbetet për t’u studiuar më tej.

Të këqijat

Konsumi i një deri në dy thelpinj hudhre në ditë, konsiderohet i sigurt. Efekti më i njohur i padëshirueshëm i hudhrës, është aroma e saj e papëlqyer dhe era që ajo lë në frymëmarrje. Konsumi i tepruar i hudhrës, sidomos në stomak bosh, mund të shkaktojë probleme intestinale (të zorrëve). Janë raportuar edhe dermatitis alergjik dhe ekzema nga përdorimi lokal i hudhrës së papërpunuar. Personat që marrin ilaçe kundër mpiksjes së gjakut duhet të bëjnë kujdes me përdorimin e hudhrës, pasi kjo ndikon në parandalimin e trombozave.

Doza e rekomandueshme: Dozat që rekomandohen zakonisht në literature janë 4 gr (1-2 thelpinj hudhre të freskët) në ditë për adultet, ose një tabletë 300 mg (2ose 3 herë në ditë), ose 7,2 gr tretësirë hudhre në ditë.

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix3 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix3 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix3 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix3 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix3 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix3 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix9 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix9 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix9 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook