Lidhu me ne

Mix

Shenjat e çrregullimit hormonal

Kur përmendet fjala “hormone”, pamje të një femre në menopauzë na shfaqen në kokë. Ndryshimet hormonale ndikojnë çdo moshë nga lindja deri në vdekje, dhe prapë se prapë ne kemi mendime negative që na asociojnë me atë fjalë.
Për femrat, ndryshimet më të dukshme vijnë në të 40tat dhe 50-tat, por mund të shihen shenjat e para në mesin e të 30tave. Shumë femra kanë simptoma hormonale më herët, e cila ka të bëjë shumë jo vetëm me mënyrën e jetesës dhe dietave, por gjithashtu edhe me ndotjen e ambientit, toksinat dhe xenoestrogjenët (kemikale sintetike të cilat veprojnë si estrogjen në trupin tonë) në të cilat jemi të ekspozuar çdo ditë. Transmeton femrasot.com

Disa nga simptomet më të zakonshme të çrregullimeve hormonale janë:

  1. Ngritje e vazhdueshme në peshë.Po, komponentët si stili i jetesës, dieta dhe aktiviteti fizik ndikojnë në peshë të shëndetshme, por, kjo nuk është e gjitha. Shumë femra kanë çrregullime hormonale të cilat e vështirësojnë mbajtjen e një peshe të shëndetshme.
    Mos trajtimi dhe zhvillimi i resistences se insulinës është më e zakonshmja. Ndryshimet e vogla në mënyrën e të ushqyerit- si psh, eliminimi i ushqimeve të procesuara, sheqerit dhe brumërave janë hapa në drejtim të duhur.
  2. Masa e shtuar yndyrore në zonën e barkut dhe humbja e masës muskulare.Kur sistemi juaj endokrin është nën stress, ka nënprodhim të hormoneve të caktuara dhe mbiprodhim të disa tjerave (kryesisht kortisol). Kjo i mundëson trupit tuaj të mbledh yndyrërat për përdorime të ardhshme, duke ngritur kështu masën yndyrore në zonën e barkut.
  3. Dëshira e ulët seksuale.Një ndër simptomet më të dukshme të çrregullimit hormonal ështe dëshira e ulët për marrëdhënie seksuale e cila fillon me gjumë të crregullt. Pa gjumë kualitativ, edhe dëshira seksuale ulet.
  4. Lodhja.Nuk është normale të ndihesh gjithmonë e ngadaltë, apo e mjegullt. Disa ndryshime në mënyrën e të ushqyerit, si psh, eliminimi brumërave, mund t’ju ndihmojë të stabilizoni sheqerin në gjak.
  5. Ankthi, irritimi dhe depresioni.Nuk po ndiheni vetvetja? Kjo nuk do të thotë patjeter se ju keni nevojë për barëra. Ankthi dhe depresioni janë tregues se ju keni një çrregullim, toksifikim, jeni të mbingarkuara me punë, të stresuara, dhe me shumë gjasë nuk po e ushqeni trupin tuaj ashtu si ka nevojë. Dëgjojëni zërin tuaj të brendshëm dhe ndermerrni hapat e nevojshëm për të përmbushur nevojat e trupit tuaj.
  6. Problemet me gjumin.Problemet me gjumin e nisin stresin fizik dhe ngrisin nivelin e kortisolit i cili në mënyrë direkte shkakton shumë çrregullime hormonale. Nuk ka asnjë pjesë të jetës suaj e cila nuk dëmtohet nga pagjumësia.
  7. Djersitja.Për shumë femra, djersitja gjatë natës dhe ndjenja e nxehtësisë së trupit kohë pas kohe janë shenjat e para që diçka nuk është në rregull.
  8. Probleme me tretjen.Gazrat, fryerjet e stomakut dhe tretja e ngadalshme janë probleme të zakonshme hormonale të cilat zakonisht janë të ndërlidhura me çrregullimet hormonale, por, mund të ndërlidhen edhe me keq-ushqyerjen, mos-pertypjen e ushqimit apo edhe ngrënien e tepërt. Kur nuk keni tretje optimale, ju ndiheni e uritur për shkak të marrjes së vlerave ushqyese në sasi minimale. femrasot.com
  9. Dëshira për të ngrënë apo pirë.Pasi që keni ngrënë shumë më shumë se që do të duhej, apo keni pirë gjysmë shishe verë, a ndaleni dhe pyesni vehten pse? Shkaktarët e zakonshëm të dëshirës për ngrënie dhe pirje të tepruar janë, lodhja e veshkave, resistenca e insulinës dhe çrregullime tjera hormonale.

Prapë, minimizimi i konsumimit të sheqerit, alkoolit, produkteve qumështore dhe brumërave- edhepse e vështirë- jo vetëm se do ju ndihmojë me dëshirën për të ngrënë, por, gjithashtu edhe me problemet e tretjes.
Keni parasysh se të gjitha këto simptoma mund të lidhen edhe me probleme tjera fizike dhe një analizë e thjeshtë e gjakut mund t’iu tregojë se cili është problemi.

Nëse një apo më shumë shenja të mësipërme ju përshkruan juve, është koha t’i balanconi hormonet.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook