Lidhu me ne

Mix

Si dhe ku t’i vendosim lulet në shtëpi

Kur të blini lule, mendoni mirë për zgjedhjen që bëni, sepse luleve duhet përshtatur ambientin ku rriten. Se për çfarë lloji të luleve do të vendosni varet se çfarë është shija e juaj dhe se sa i kushtoni kujdes detajeve.

Bimët të mbahen larg nga burimi i nxehtësisë
Nëse bimët gjenden në afërsi të trupave që lirojnë nxehtësi, patjetër duhet t’i largoni bimët. Gjithashtu, mos i mbani bimët në afërsi të televizorët (assesi mbi të), sepse bimët do të absorbojnë nxehtësinë dhe do t’u thahen rrënjët dhe gjedhet. Bimëve gjithashtu nuk u përshtatet as rrezatimi i televizorit.

Shmangni shkujit
Shkuji (rrymimi i ajrit) mund të shkaktojë humbjen e ngjyrës dhe rënien e fletëve te bimët. Në rastin më të keq, mund të shkaktojë edhe tharjen e plotë të bimëve.

Ujitja e rregullt e bimëve
Uji është njëri ndër faktorët vendimtarë për zhvillimin e bimëve, andaj duhet pasur më së shumti kujdes. Pas ujitjes, dheu në saksi do ta lirojë tepricën e ujit në enën e vendosur nën saksi, ndërkaq atë ujë duhet eliminuar, sepse bimët nuk e duan lagështinë e tepërt.

Temperatura dhe drita
Duhet pasur parasysh se disa bimëve u përshtaten këndet e errëta të dhomave, e disa të tjerave u përshtaten pozitat afër dritareve, gjithashtu duhet pasur kujdes edhe temperaturën.

  • Temperatura e ulët (7-13 gradë) – bimët më të përshtatshme në temperaturë të ulët dhe në kënde të errëta të dhomave janë kokaret (Bulbous) dhe fieri (Filix). Të përshtatshme për temperaturë të ulët dhe kënde gjysmë të errëta të dhomave janë Aspidistra, Aracaria, Fatsia, Saxifraga. Për temperaturë të ulët dhe afër dritareve të përshtatshme janë: Nephrolepsis, Careus, Cyclamena, Hedera, Tradescantia.
  • Temperatura mesatare (13-18 gradë) – kjo temperaturë dhe këndet e errëta janë të përshtatshme për Asplenium, Pteris, për disa lloje të palmave dhe për kokare (Bulbus)Temperaturat mesatare dhe këndet gjysmë të errëta të dhomave janë të përshtatshme për: Asparagusin, Fikusin, Begonian mbretërore, Filodendronin, Monsteran. Në dritë dhe në këto kushte të temperaturave do të mund të zhvilloheshin edhe Begonia, Echeveria, Hoya, Phoenix, Dracena.
  • Temperatura e lartë (18-24 gradë) – këndet e errëta janë të përshtatshme për këto lloje bimësh: Billbergia, Fikusi, Peperomia, Syngonium. Në gjysmëhije vendosni Adiantumin, Calathean, Agloaneman, Pandanusin. Bimët të cilave u përshtatet temperatura e lartë dhe vendi afër dritareve janë: Aphelandara, Coleuesi, Zebrin, Cordyline, Codiaeumi.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook