Lidhu me ne

Mix

Pilula e emergjencës: Mitet dhe të vërtetat rreth saj

Pilula e emergjencës ose pilula e ditës më pas po bëhet gjithnjë e më popullore me kalimin e kohës edhe pse jo të gjithë i njohin veçoritë e saj në detaje.

Çdo mëngjes ose pasdite, diku në botë, një grua merr një nga këto pilula me qëllimin e vetëm shmangien e një shtatzënie pasi ndihet e ekspozuar ndaj këtij rreziku.

Kjo metodë kontraceptive e cilësuar si ‘shpëtimtare’ është shpresa e miliona të rinjve dhe adultëve çdo ditë në botë.

Pasi e kanë marrë, grave u vjen në vend ngjyra e fytyrës, qetësohen dhe vazhdojnë jetën sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Në shumicën e rasteve, informacioni që kanë gratë ka të bëjë direkt me shmangien e një shtatzënie të padëshiruar.

Përgjithësisht, njohuritë janë të kufizuara vetëm në këtë aspekt dhe ndonjëherë gratë mbështetn tek kjo pilulë për të mos marrë masat paraprake mbrojtëse. Për këtë arsye, është e nevojshme të dini gjithçka për funksionin e pilulës së emergjencës ose pilulës së ditë më pas.

  • Informacione mbi pilulën e emergjencës

Është një metodë urgjence. Duhet përdorur vetëm në raste kur ka ndodhur një incident i papritur si në rastin kur është harruar të merret pilula kontraceptive ose nëse prezervativi është çarë gjatë aktit.

Nuk është për përdorim të përhershëm. Ajo nuk zëvendëson metodat e tjera të parandalim, por është për përdorim eventual. Përdorimi i saj shumë i shpeshtë mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore tek gratë.

Efikasiteti i saj zvogëlohet me kalimin e orëve. Nëse e merrni pilulën e mëngjesit brenda 24 orërve pas aktit, efikasiteti i saj është 95%. Ai ulet deri në 60% deri në 72 orë.

Nuk parandalon sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Funksioni i saj është parandalues vetëm në lidhje me shtatzënitë e padëshiruara.

Ajo duhet të merret pas aktit. Përdoret vetëm në rast të një aksidenti të parashikuar që ju ekspozon ndaj rriskut të një shtatzënie, por nuk është efikase nëse e merrni para se të kryeni marrëdhënie seksuale.

Vazhdoni me metodat tradicionale të mbrojtjes. Pjesën tjetër të muajit, deri në menstruacionet e ardhshme, gruaja duhet të vazhdojë të përdorë metodën e saj të zakonshme kontraceptive për parandalimin e shtatzënisë. Marrja e pilulës së emergjencës nuk do të thotë që duhet të ndaloni kontracepsionet e tjera.

  • Si funksionon pilula e emergjencës?

Merret një konfeksion i vetëm pilule ose dy doza që pihen çdo 12 orë, varet nga lloji i pilulës. Ajo që bën pilula e emergjencës është frenimi i fekondimit. Nëse gruaja është në fazën e parë të ciklit menstrual, pilula pengon ovulimin. Nëse veza është lëshuar, funksionon si barrierë në mënyrë që të mos arrijë uterusin dhe të takojë spermatozoidin.

  • A ka efekte abortive?

Në rast se shtatzënia ka filluar tashmë, pilula e emergjencës nuk shkakton abort. Ideja që e konsideron atë si një pilulë abortive, është e gabuar.

Në mënyrë të ngjashme, nëse fekondimi ka ndodhur gjatë marrjes së kësaj pilule, fetusi nuk rrezikohet. Nuk ka rrezik për keqformime ose defekte të tjera në zhvillimin e fëmijës. Është një tjetër nga konceptet e rreme që qarkullojnë rreth saj.

  • Efektet anësore të përodrimit të saj

Mund të shkaktojë të përziera dhe të vjella. Nëse të vjellat janë të shumta, duhet t’i drejtoheni një profesionisti për t’u siguruar nëse do t’ju duhet një dozë tjetër e saj.

Nuk këshillohet për gratë me sëmundje të rënda të mëlçisë, që vuajnë nga probleme të zemrës ose kanë një histori kanceri të lidhur me hormonet.

Përdorimi i saj i shpeshtë mund të shkaktojë dëme në zemër. Të gjitha gratë mund të kenë nevojë për to në një moment të jetës së tyre. Pasi të dilni nga ky ‘telash’, mbështetuni tek një metodë kontracepsioni e planifikuar.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix24 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix24 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix24 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix1 ditë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix1 ditë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar1 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport1 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix1 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix1 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook