Lidhu me ne

Mix

Pse duhet të hamë sa më shumë qepë të kuqe?

Të gatuara apo jo, organizmi përfiton shumë nga konsumi i qepës.

Shumë prej nesh bëjnë naze për shkak të aromës karakteristike por pasi të mësoni se sa e ushqyeshme është kjo perime , nuk do të mendoni më për këtë problem.

Komponimet e squfurit në qepë formohen përmes një reaksioni enzimatik sa herë që shtypen ose priten. Sipas studimeve, këto komponime të squfurit vijnë me shumë përfitime shëndetësore. E mira është që qepët të konsumohen të pagatuara për të marrë maksimumin e lëndëve ushqyese.

Këto të fundit ndihmojnë në parandalimin e formimit të mpiksjeve të gjakut, duke ulur rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare. Këto komponime zvogëlojnë prodhimin e kolesterolit jo të shëndetshëm në trupin tone.

  • Përse duhet të konsumojmë qepë:

1. Veti anti-inflamatore– sipas një studim të vitit 2013 në American Journal of Physiology, quercetin, një enzimë efektive anti-inflamator, është vërtetuar se relakson muskujt e rrugëve të frymëmarrjes dhe mund të lehtësojë simptomat e astmës.

2. Nxit sistemin imunitar– “Polifenolet e pranishme në qepë veprojnë si antioksidantë, duke mbrojtur kështu trupin tuaj kundër radikalëve të lirë,” sipas Anne Mauney, një dietologe me qendër në Uashington, D. C. Eleminimi i radikalëve të lirë ndihmojnë në rritjen e një sistemi të fortë imunitar. Sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Maryland, quercetina e pranishme në qepë zvogëlon reaksionet alergjike duke ndaluar trupin tuaj të prodhojë histamina, ato që ju bëjnë të qani, teshtitni dhe kruheni nëse keni një reaksion alergjik.

3. Përbërës kundër qelizave të këqija– nga të gjitha llojet e ndryshme të qepëve, të kuqet janë më efektivët në luftimin e qelizave të kancerit të zorrës së trashë dhe të gjirit. Shtresat e jashtme të qepëve të kuqe përmbajnë kuercetin, një antioksidant që lufton radikalet e lira të dëmshme në trupin tuaj.
Gjithashtu, qepët e kuqe janë të pasura me anthocyanin. Këto 2 komponime mund të bëjnë që qelizat kanceroze të vetëshkatërrohen. Rritja e niveleve të quercetinës dhe anthocyanin tuaj mund të ndihmojë në pengimin e rritjes së qelizave kancerogjene në trupin tuaj. Gjithashtu, qepët e ‘gjalla’ të kuqe mund të ndihmojnë në minimizimin e rrezikut të kancerit duke eleminuar kancerogjenët nga mëlçia juaj, duke neutralizuar radikalet e lira, duke penguar inflamacionin dhe duke riparuar dëmtimin e AND-së dhe indeve.

4. Shëndeti i zemrës– qepët e kuqe përmbajnë flavonoide që ndihmojnë në shëndetin e zemrës. Gjithashtu, qepët e kuqe përmbajnë përbërës organosulfuri që ulin rrezikun për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare. Ndërkohë thiosulfinatet e pranishme në qepë veprojnë si hollues të gjakut natyral, gjë që mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për goditje në tru. Shumë nga këto studime janë kryer te kafshët ndaj nevojiten më shumë hulumtime për të kuptuar plotësisht efektet tek njerëzit.

5. Rregullimi i sheqerit në gjak– kromi i pranishëm në qepë ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak. Ndërsa, squfuri ndihmon në uljen e sheqerit në gjak duke nxitur prodhimin e insulinës. Një studim në 2010 në revistën Environment Health Insights raportoi se kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme për individët me diabet. Individët me diabet tip 1 dhe tip 2 që konsumuan qepë të kuqe kanë treguar nivele më të ulëta të glukozës deri në 4 orë.

MË TEPËR

Radar13 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore21 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix21 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook